Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe “pastrim të produkteve të veprave penale”.
Ajo që pasoi arrestimin ishte një dezinformim dhe propagandë e skajshme me statuse e shkrime denigruese për gjyqtarët dhe prokurorët nga vetë Veliaj dhe njerëzit pranë tij, tashmë e vërtetuar nga përgjimet e publikuara nga CNA se ishin iniciuar nga kryebashkiaku i Tiranës nga qelia e praraburgimit.
Ditët pas arrestimit shumë personazhe publikë postuan në rrjetet e tyre sociale statuse inkurajuese, shumë prej tyre morën pjesë dhe në protestat para SPAK-ut, e cila ishte një skandal për nga mënyra sesi nuk u menaxhua nga Policia e Shtetit, duke vënë në rrezik edhe jetën e prokurorëve, gjyqtarëve dhe hetuesve.
Pjesë e këtij skandali u bënë Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi, të cilët u fokusuan nga kamerat.
Disa e shpallën dhe transformues të kryeqytetit siç ishte rasti i këngëtarit dhe moderatorit Ardit Gjebrea, i cili në një story në “Instagram” shoqruar me një foto me Veliajn shkroi:
“Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar, për të mirën e përditshmërisë tonë?!
Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Ti duhej të vazhdoje të ishe aty, në punë, për të gjithë ne!
Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!
# kambesimtekti #jamerion"
Në dukje ky ishte një postim i një miku për mikun, por nëse gërvisht pak mbi këtë pëlhurë nuk është kështu.
Rikujtojmë që në dosjen hetimore të SPAK për Veliajn të zbardhur nga gjyqtari Erion Bani ishin të gjitha transaksionet që bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kishte kryer te artistët përmes OJF-ve në pronësi të saj dhe familjarëve të afërt.
CNA investigoi pagesat klienteliste që Veliaj kishte bërë për VIP-at e kryeqytetit dhe të gjithë rezultonin të kishin marrë shuma të majme.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, rezulton se Ardit Gjerbrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës një total prej 300 milionë lekë.
Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.
Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.
Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.
Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë.
Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës.
Si të mos mjaftonte ky skandal në përgjimet e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit mbi të cilat u ngrit dhe akuza e tretë ajo e “futjes së sendeve të palejuara në qelitë e paraburgimit” përmendet dhe një personazh me emrin Ardit që nëse bën lidhjen mes fakteve të çon te këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea.
Në përgjimet e zbardhura nga CNA në bisedën e kryer në orën 21:29, teksa Ajola bisedon me Veliajn, ndërhyn Arditi.
Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.
I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se: ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.
Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit).
Arditi merr përsipër dhe pjesën motivuese për “mikun” e tij duke e ngushëlluar me frazën “të mendojë sikur është në Big Brother”. Ndoshta do të justifikojë 300 milionë lekët.
“Arditi thotë se ‘mikeshës’ i ka thënë që t'i tregojë ‘lalit’ që të mendojë sikur është në ‘Big Brother’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.
Arditi si në filmat thriller futet dhe më thellë duke shkuar deri te personazhi më misterioz në këto përgjime që është “Redaktori” apo siç i drejtohet Arbian Maznikut “Arbri i madh”.
“Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t'i bëjë një mesazh redaktorit, por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten.
Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t'i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga redaktori”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA./CNA
CNA do të vijojë me publikimin e detajeve nga përgjime...
Sot CNA publikoi se si Erion Veliaj nga burgu i Durrësit s...
Skema "Veliaj" këshillohet nga Mero. Është dëshpëruese. Me...
CNA paralajmëron të tjera fakte si shkrimi “Si u akuzua Ol...
Që pas arrestimit të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka fo...
Të tjera detaje dalin nga përdorimi i mediave pranë pushte...
Në 24 shkurt të vitit 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj hod...
Në orën 15:00 CNA do të sjellë të tjera përgjime se si kry...
Një tjetër inskenim nga qelia e burgut të Durrësit ku qënd...
Të tjera gënjeshtra të fabrikuara nga qelia e Erion Veliaj...
Audiopërgjimet e SPAK-ut ndaj kryebashkiakut Erion Veli...
Sot do të vijojmë me publikimin e skandaleve të tjera që d...
Dy mercenarët e Erion Veliajt, të cilët dirgjohen nga burg...
CNA do të sjellë një tjetër përgjim nga qelia e burgut të ...
Ajo që po konstatohet nga përgjimet ndaj kryebashkiaku...
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga përgjimet ndaj kryebash...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj urdhëron që nga qelia e burgut ...
Në audiopërgjimet që CNA ka siguruar, të cilat janë çuar n...
Mjafton të shikoni këtë shkrim, këtë editorial të Mero B...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...