web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit/ Arrestohet Erion Veliaj

10 Shkurt 2025, 13:57, Aktualitet CNA

E fundit/ Arrestohet Erion Veliaj

Me vendim të GJKKO-së është arrestuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku ishte në hetim pasuror.

Burime për CNA bëjnë me dije se Policia e Shtetit dhe oficerët e BKH-së kanë organizuar një plan të gjerë arrestimesh pas vendimit nga GJKKO. Përveç kryetarit të bashkisë priten arrestime të personave të tjerë.

Në një njoftim të datës 27 dhjetor të vitit 2024 SPAK  tha se deri në fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, arriti në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen me “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”. / CNA





Lajmet e fundit nga