Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj që prej momentit të arretsimit të tij ka nisur një fushatë sulmesh ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani të cilët me fakte dhe prova e kanë dërguar pas hekurave.
Edhe sot në reagimin e tij të radhës, Veliaj ka intimiduar prokurorin dhe gjyqtarin, por jo vetëm edhe dëshmitarin.
“Me gjasë janë kodet e tyre; në këtë gjykatë drejtësia zbatohet në mënyrë që të dënohesh pa faj dhe mundësisht pa e marrë vesh fare”, shkruan Franz Kafka në “Procesin” e tij, i cili u bë tani edhe pasqyrë e jetës time si personazh i kafkës së Olsit.
Kritikët e mi ndoshta kanë të drejtë, duhet të fokusohem më shumë te faktet se sa te kafka që më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës, duke më hequr me dhunë nga punët e Tiranës dhe fushata e fitores sonë të katërt.
Kush ka jetuar në Tiranën e viteve ’90 i mban mend ata rrugaçët e frustruar të bordurave e të trotuare të cilët, për të treguar forcën, u drejtonin kalimtarëve pyetje idiote, të tipit:
Ç’a ke që shef? - thoshte gango.
S’po të shoh ty fare, jam në punën time.
Ou, po pse nuk më shef, apo të duket vetja garip?
Urdhëro!
Ç’a ke që s’shef? - dhe afrohej me gjoksin e fryrë dhe vetullën e ngrirë.
Ja, fiks kështu më ngjau vetja në bordurën e Erjon Banit ku Ols Kafka më shikonte si i fortë, duke më bllokuar trotuarin:
Kush është Meriman Palushi?
Nuk e njoh!
Pse s’e njeh?
Pra, duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që njoh dhe bëjnë punët e tyre në Tiranë, po duhet t’i jap llogari edhe pse s’i njoh ata që nuk njoh.
- More, po nuk e njoh këtë njeri! Zero! Hiç! Fare! Nada! Nichts!
Dhe ja ku e pashë këtë njeri për herë të parë në sallë, - rreth 60 vjeç, i gjatë, i thatë, malsor me sedër dukej - kur Ols violina nisi të zgërdhihej me atë mungesën e tij të orientimit në cirkun psiqik, ku më ka futur mua e një dynja të tërë.
Meriman Palushi paska marrë leje për shtëpi dykatëshe në katund. Online. Dhe qenka nën akuzë! “Ka ndihmuar aktivitete në Tiranë!”. Unë s’e njoh, ndërsa ai në më njeh, më njeh vetëm nga televizori.
E shoh zotin Meriman në sallë, teksa Kafka im i sulej si hienë “thuaje, thuaje!”… I gjori Meriman përsëriste vetëm fjalinë “nuk e kam takuar kurrë Kryetarin e Bashkisë”. Të vërtetën thosh, po kujt ia thosh, një të devijuari nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali.
Ols Kafka i di të gjithë si vetja - si Andon Ledhi në filmin “Tela për violinë” - laparak lëpirak fut miq dhe ec në jetë, ashtu si kur pa pikë turpi i binte telefonit tim për leje ndërtimi nën kostumin e prokurorit, si kur iu qep shoqes që ta bënte shok armësh në prokurorinë e përgjithshme apo si kur s’iu nda Kol Olldashit të shkretë që ta fuste noter kontenierësh në portin e Durrësit. Njësoj, edhe kur ka marrë drejtësinë me ato notat që qesh gjithë Tirana, edhe kur e kanë futur në SPAK si tip kollovari, në shkelje të ligjit (por, për këtë duhet të flasin institucionet përkatëse).
Dhe të kuptohemi drejtë: Unë jam i bindur se në atë institucion, pra në SPAK, ka shumë prokurorë me integritet, që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe profesionalizëm, prandaj dhe Ols violina nuk ka asnjë lidhje me ta.
Bashkia e Tiranës jep online mbi 2,000 leje në vit për gjithfarë ndërtimesh, pra janë rreth 20 mijë në 10 vitet që shërbej. Sipas Ols Kafkës duhet të kishim 20 mijë raste “sponsorizimesh” dhe jo aq pak sa të merreshin nën akuzë edhe dy fshatarë, me shtëpi 1 apo 2 katëshe në Yrshek.
Por, në botën e Nesti Kafkës barrën e provës e ka ai që akuzohet dhe jo akuzuesi? I dyshuar me status “i dënuar” që në faqe të parë nga një drejtësi e re që mua më dha për hise një ndërtues të inatosur, lëpirës të paepur dhe të fandaksur.
E njeh Meriman Palushin?
Jo pra, s’e njoh.
E po rri brenda ndyrësirë, se kështu është kur një katundari si Merimani i jep leje për shtëpi me bahçe në Yrshek, kurse një prokurori ndërtues i bën naze për lejen e një cope pallati në mes të Tiranës”, shkruan Veliaj./ CNA
Sot kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër do të ketë një ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka thyer heshtjen pas inter...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Enkelejd Alibeaj i partisë “Djathtas 1912” ka folur në lid...
Mëngjesin e sotëm një kamion ka ndaluar para Bashkisë së T...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për v...
Sot GJKKO me kërkesë të SPAK-ut ka dhënë 24 masa sigurie p...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, në Komisionin e Ligjev...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha një intervis...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Xhonatan Pano...
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekë...
KQZ sot do të mbajë një seancë publike ku do të shqyrtojë ...
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e së martës me qytet...
Kryeministri Edi Rama nuk është shfaqur i penduar për gjuh...
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e radhës me qytetarë...
Pas shpalljes së partisë së tij të re, Euroatlantike, ...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot me gjuhën e Veliajt. Gj...
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e së martës me qytet...
Kreu i PD, Sali Berisha foli në “Çim Peka Live”për reagime...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...