Kryebashkiaku Erion Veliaj urdhëron që nga qelia e burgut në Durrës të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë.
Në këtë rast, ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo vërtetohet nga përgjimet e siguruara nga CNA ku tregohet qartazi se Veliaj e quan anormal reagimin e KLP-së.
Ashtu siç tregohet në materialet e siguruara nga CNA, Veliaj e konsideron të papranueshëm reagimin e KLP-së, pasi janë zgjedhur me shumicë në parlament.
Për këtë, sipas përgjimeve, angazhon vëllain e tij Arbër Veliaj që të flasë me “miqtë e tij deputetë” që të merren me këtë gjë.
“Intensifikimi i fushatës mediatike në kohën që data e gjykimit të masës së sigurimit në Gjykatën e Apelit afron me qëllim që të ndihet presioni kundrejt funksionarëve të drejtësisë. Po kështu, një tjetër moment për t'u theksuar është biseda rreth KLP-së në lidhje me deklaratën në mbrojtje të veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.
Për shtetasin nën hetim, Erion Veliaj, kjo është e papranueshme dhe anormale, për sa kohë që ata janë votuar në Parlament nga shumica e qeverisë.
Për këtë, i kërkon shtetasit Arbër Veliaj që të bisedojë me ‘miqtë deputetë që merren me këtë gjë’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Po ashtu theksohet se Veliaj ka publikuar një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të konstatuar mbarimin e mandatit të prokurorit Ols Dado dhe qasja që ai ka ndaj institucioneve krijon premisa që të ndërhyjë në to dhe t’i përdorë në funksion të qëllimeve të tij.
Në përgjimet e siguruara nga CNA, Veliaj i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliaj, që të angazhojë deputetët pranë KLP-së të merren me këtë gjë pasi nuk e di se për çfarë motivi KLP po del në deklarata në mbrojtje të prokurorëve.
“Në orën 19:54, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me deklaratat e bëra publike nga ana e KLP-së. Erioni i shprehet Arbrit se është shumë i habitur për deklaratën e KLP-së, pasi ata nuk kanë reaguar as për rastin e Saliut. I tregon se shumica prej tyre nuk janë vënë nga Saliu, ‘by the ëay’. I kërkon Arbrit që të flasë me ‘miqtë deputetë’, ata deputetë që merren me këtë punë, pasi KLP-ja duke qenë se është votuar në Parlament nga shumica e qeverisë, deklarata e tyre është anormale.
I tregon sërish se deklarata e KLP-së është anormale, nuk e di se për çfarë motivi e kanë bërë, në një kohë që nuk u shprehën për Saliun. Në fund të komunikimit, i tregon që të vijë herët në takim, që t'i japë pusullën, duke nënkuptuar statusin e radhës”, thuhet në materialet e siguruara nga CNA.

Kujtojmë se më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka thyer heshtjen pas interesimit të CNA-së për një reagim për sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani.
KLP dënoi sulmet dhe presionin ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe në veçanti ndaj prokurorit Ols Dado.
KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.
KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore. Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor”, thuhet në reagimin e KLP-së./ CNA
Në audiopërgjimet që CNA ka siguruar, të cilat janë çuar n...
Mjafton të shikoni këtë shkrim, këtë editorial të Mero B...
CNA ka siguruar përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj...
CNA paralajmëroi se do të publikonte sot rreth orës 18:00 ...
CNA do të vazhdojë që pas orës 18:00 të publikojë përgjime...
Rrjedhje materialesh hetimore, marrje në pyetje, akte, dok...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 27 Korrik të vitit 2021 ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është ankuar një 30-vjeçar...
Adriatik Lapaj, njeriu që e ka pranuar publikisht se është...
Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligji...
Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar një tjetër rast kur kri...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan ka tra...
Natën e Krishtlindjeve kanë sulmuar godinën kryesore të “O...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mi...
Të tjera tentakula të dyshes Arbër dhe Erion Veliaj dalin ...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA, ku rapor...
Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën...
Kompania “5D” e drejtorëve të Erion Veliajt të arrestuar n...
Për konfliktin e zonjës Kostandina Hasa me babain e saj 88...
Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...