CNA prej katër ditësh ka sjellë të zbardhura përgjimet nga paraburgimi i Durrësit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Një detaj që evidentohet nga kjo dosje është gjuha e ashpër dhe kërcënuese me të cilën Erion Veliaj flet me Ajola Xoxën dhe Arbër Veliajn për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Veliaj e quan Manjën qelbësirë, katundar i ndyrë dhe thotë se do ta mbysë me thonj.
Në përgjimet e publikuara më herët treguam se Erion Veliaj i kërkon bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe vëllait të tij Arbër Veliajt që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit.
Për këtë ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë, shtetasit Mero dhe G.S. që t’ia kërkojnë këtë gjë ministrit të Drejtësisë.
Në përgjimet që do të sjellim më poshtë tregohet se Erion Veliaj i frikësohet një transferimi në një IEVP në Tiranë me “high security” që Veliaj e quan Alkatraz.
Sipas përgjimeve më 21 shkurt, ora 10:46, Veliaj bisedon me Arbër Veliajn dhe shprehet i shqetësuar pasi i kanë thënë që të bëjë gati çantat për t'u transferuar në një IEVP tjetër, ndaj kërkon që Arbri të telefonojë Meron (Mero Bazen) dhe Gent Sulën që të gjithë të merren me “Dibranin” e t’i thonë “boll se e ke tepruar” referuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në bisedën me Ajola Xoxën, Erion Veliaj i kërkon edhe asaj që të telefonojë Genti Sulën dhe Meron dhe t’u tregojë se po insistohet për transferimin e tij dhe që bisedën Genti Sula dhe Mero t’ia bëjmë si nder personal pasi ai po luan mendsh.
Më 21 shkurt, në orën 15:25 mes Veliajt dhe vëllait të tij Arbër Veliaj tregohet se ai i frikësohet një transferimi në një IEVP në Tiranë me “high security” që e quan Alkatraz.
Kryebashkiaku e quan këtë një çmenduri dhe i kërkon që të flasë me “njerëzit".

Edhe më 24 shkurt në një bisedë të orës 15:33 me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, Veliaj i thotë se ka sërish lajme që mund të transferohet te burgu i Alkatrazit.
Veliaj thotë se nuk e di se kush po flet me miqtë e Drejtësisë, pasi punonjësit dhe personeli në IEVP-në Durrës po i njofton se po hapen vende për t’u transferuar dhe se kjo është gjë “e ndyrë” pasi i janë privuar të drejtat dhe transferimi do të ishte i tepërt.

Më 8 mars në orën 11:09 Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me kontratën me avokatët amerikanë për të cilën Veliaj e pyet që si ka mundësi që u bë publike. Arbri shprehet se kontrata ka kaluar shumë institucione dhe është transparente.

Në lidhje me vizitën e Joshua Roberts në IEVP-në e Durrrësit, Arbri i thotë se vizita do të bëhet të hënën.
Kujtojmë që vizita u krye të hënën më 10 mars 2025, një ditë para seancës maratonë të Veliajt në Apelin e GJKKO-së që zgjati tri ditë.
Më 9 mars ora 11:58, Veliaj bisedon me Arbrin dhe pas këshillës së këtij të fundit që mos të përmendë emra, flet anglisht duke thënë se ka vetëm një ditë kohë dhe nëse nuk fitojnë do të jetë në IEVP për shumë gjatë.
Veliaj kërkon që avokatët të përgatiten mirë para amerikanëve me argumente.
Kujtojmë që Joshua Roberts tha se në këtë rast ishte thjesht një konsulent ligjor dhe jo avokat.
Joshua Roberts në seancën e 11 marsit 2025 në Apelin e GJKKO-së nuk u lejua të merrte pjesë në seancë nga gjyqtari Engert Pëllumbi./ CNA
Partia Demokratike ka denoncuar se kompania Eco Riciklim d...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA po sjell 5 faqe të tjera të plota nga përgjimet ndaj k...
CNA prej 4 ditësh po sjell përgjimet e bëra nga qelia e bu...
Redaktori është një tjetër personazh misterioz që shqaqet ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shku...
CNA do të vijojë me publikimin e detajeve nga përgjime...
Sot CNA publikoi se si Erion Veliaj nga burgu i Durrësit s...
Skema "Veliaj" këshillohet nga Mero. Është dëshpëruese. Me...
CNA paralajmëron të tjera fakte si shkrimi “Si u akuzua Ol...
Që pas arrestimit të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka fo...
Të tjera detaje dalin nga përdorimi i mediave pranë pushte...
Në 24 shkurt të vitit 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj hod...
Në orën 15:00 CNA do të sjellë të tjera përgjime se si kry...
Një tjetër inskenim nga qelia e burgut të Durrësit ku qënd...
Të tjera gënjeshtra të fabrikuara nga qelia e Erion Veliaj...
Audiopërgjimet e SPAK-ut ndaj kryebashkiakut Erion Veli...
Sot do të vijojmë me publikimin e skandaleve të tjera që d...
Dy mercenarët e Erion Veliajt, të cilët dirgjohen nga burg...
CNA do të sjellë një tjetër përgjim nga qelia e burgut të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...