CNA do të vijojë të sjellë detaje nga përgjimet në qelinë e burgut të Durrësit, ku qëndron i burgosur kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në përgjimet e siguruara nga CNA, kanë dalë shumë skenare, manipulime, gënjeshtra, presione që janë bërë nga burgu i Durrësit, sulme kundër prokurorëve apo institucioneve të drejtësisë.
Sot do të sjellim dhe një tjetër detaj nga përgjimet që mund të përkthehet në një "skenar" që shkon deri aty saqë Veliaj mund të ketë "përdorur" dhe shëndetin e tij mendor si një alibi për të shtuar presionin në media apo nga frika se mos e transferonin në "Alkatraz".
Në një bisedë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, i kërkon kësaj të fundit që të telefonojë Meron, e ka fjalën për Mero Bazen, atë që e përdor si kamxhik për sulme ndaj prokurorëve dhe SPAK-ut apo për inskenime me 2 milionë euro, që të ndërhyjë te Ministri i Drejtësisë, atë që donte të mbyste me thonj që të mos e transferonin në Alkatraz.
Veliaj i kërkon bashkëshortes së tij që bisedën me Gentin dhe Mero Bazen ta bëjë si nder personal me justifikimin se Erioni po luan mendsh.

“Në bisedën ndërmjet tyre, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të telefonojë Mero dhe Genti Sulën, e t'i vërë në dijeni se po insistohet që Erioni të transferohet në Tiranë, në burgun që ai e quan Alkatraz. I kërkon që Genti dhe Mero t'i thonë mos ta bëjë këtë gjë dhe se po e tepron. Bisedën me Gentin dhe Meron, ia kërkon që ta bëjë si nder personal se Erioni po luan mendsh”, thuhet në përgjime.
Në një tjetër bisedë këtë herë me vëllain e tij, Arbër Veliajn i kërkon që të rritet presioni në media dhe të merren fuqishëm pasi kjo është java dhe të gjithë duhet të angazhohen si të ishte goditja e fundit. Veliaj i kërkon Arbrit tu bëjë me dije se gjendja e tij psikologjike nuk është e mirë.

“Në orën 17:41, Erion Veliaj ka biseduar me përdoruesin e numrit telefonik 0674096731 (Arbër Veliaj), të cilit i kërkon të bisedojë me Fugën dhe me Arbrin dhe t'u bëjë të ditur që gjendja psikologjike e tij në paraburgim nuk është e mirë dhe se duhet të angazhohen sikur të jetë goditja e fundit (everything you got — this shot).
Arbër Veliaj i tregon se ka biseduar dhe ua ka bërë të qartë. Në vijim, Erion kërkon që Fuga dhe Arbëri të merren fuqishëm se “kjo është java”. Në bisedë, Erion Veliaj i tregon se “anëtarët e asaj gjëse që firmosa sot' duhet të angazhohen se ata janë dhjetë vetë, dhe secili duhet të merret me secilin, duke i kërkuar që të bëhet një fushatë e madhe mediatike, pasi është një betejë që dikush duhet ta bëjë për të”, thuhet në përgjime.
Më tej në një tjetër bisedë tregohet qartë shërbimi që mediat i kanë bërë Veliajt, pasi teksa flet me vëllain i thotë që të rrisë presionin nëpërmjet medias, dhe për këtë duhet të flasë me përfaqësuesit e mediave si Meron, Gentin apo Filipin.

“Në bisedën e zhvilluar në orën 12:12, Erion Veliaj i kërkon vëllait të tij Arbrit, që të rrisë presionin nëpërmjet medias, ku të publikohen njerëz që kërkojnë takime dhe nga ana e prokurorisë nuk lejohen. I kërkon që për këtë të flasë me përfaqësuesit e mediave si Mero, Gentin dhe Filipin”, thuhet në përgjime.
Të gjithë këto përgjime tregojnë se deri në çfarë pike ka shkuar Veliaj, sa nga qelia në burgun e Durrësit të inskenojë dhe krijojë skenare për të ushtruar një sulm brutal ndaj drejtësisë./ CNA
Që prej 3 Prillit, CNA po vijon të publikojë përgjimet e...
CNA prej disa ditësh po sjell pjesë nga dosja e përgjime...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
Në përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ng...
Përgjimet e Erion Veliajt në burgun e Durrësit kanë nxjerr...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA prej ditësh me radhë po publikon përgjimet e bëra në b...
Në përgjimet e sjella nga CNA të bëra në burgun e Durrësit...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA, nga përgjimet në burgun e Durrësit, ka zbuluar edhe n...
CNA prej ditësh ka publikuar përgjimet ndaj Erion Veliajt ...
Përgjimet e publikuara nga CNA në lidhje me bisedat e krye...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA prej katër ditësh ka sjellë të zbardhura përgjimet n...
Partia Demokratike ka denoncuar se kompania Eco Riciklim d...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA po sjell 5 faqe të tjera të plota nga përgjimet ndaj k...
CNA prej 4 ditësh po sjell përgjimet e bëra nga qelia e bu...
Redaktori është një tjetër personazh misterioz që shqaqet ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...