
Pas një seance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli më 13 mars vendimin për lënien në fuqi të masës së arrestit me burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar nga SPAK-u për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Vendimi i Apelit u parapri nga një tension i shtuar mbi institucionet e drejtësisë, ndërkohë që SPAK ofroi prova të reja; kryesisht përgjime të komunikimeve telefonike të Veliajt nga qelia me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe vëllanë Arbër Veliaj, të cilat u shqyrtuan në Apel përpara vendimit të masës së sigurisë.
Një pjesë e këtyre përgjimeve, të publikuara gjatë ditëve të fundit nga portali CNA, sugjerojnë se Veliaj orkestroi nga qelia një fushatë mediatike kundër prokurorit Olsi Dado, gjyqtarit në Shkallë të Parë, Erion Bani dhe zyrtarëve të tjerë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.
“..duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kështu që katër ditë kemi. Three days to freedom,” citohet Veliaj në njërën prej bisedave të publikuara me të vëllanë përpara vendimit të Apelit.
“Thuaju këtyre që ta shpërndajnë sa më shumë dhe ta mbajnë presionin, se këto katër ditë janë vendimtare. Domethënë, o dal këto katër ditë, o rri këtu dhe katër muaj,”-shtohet në dokument një tjetër bisedë me Xoxën.
Më tej, Veliaj porosit bashkëshorten dhe vëllanë që të komunikojnë me drejtues mediash dhe politikanë për vazhdimin e fushatës së sulmit si dhe kërkon që të informohet dhe t’i vihet në dispozicion çdo artikull që konsiderohet ‘pikant’. Gjithashtu, ata diskutojnë për rubrika pyetje-përgjigjesh të Veliajt në emisione televizive të mediave të rëndësishme, përfshi dhe ato kombëtare, ndërsa kryebashkiaku citohet të japë porosi se si duhet të moderohet emisioni, që të shmangen etiketime të mundshme negative ndaj tij.
“Ky audiopërgjim rikonfirmon gjetjet e disa hulumtimeve, përfshi dhe atë të 'MediaLook' që unë drejtoj, mbi mënyrën se si media të rëndësishme audiovizive dhe online shërbejnë si altoparlantë të një mekanizmi propagandistik të ngritur nga kryebashkiaku Veliaj,” -i tha BIRN Elvin Luku, drejtues i organizatës "MediaLook" dhe profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
“Përzgjedhja e mediave dhe udhëzimet për pyetjet, publikimet dhe rishpërndarjet nga mediat e tjera të krijon përshtypjen se zoti Veliaj ushtron detyrën e 'kryeredaktorit' të një pjese prej tyre, edhe në situatën në të cilën ndodhet pas hekurave,”-shtoi ai.
Përfaqësuesi ligjor i Veliajt, avokati Ermir Beta kritikoi publikimin e këtyre akteve dhe i tha BIRN përmes një bisede telefonike se u kishte drejtuar ankesa institucioneve kompetente, sapo kishte mësuar se ato do të publikoheshin.
I pyetur për koment, avokati Maksim Haxhia, i cili mbron në këtë çështje Ajola Xoxën përsëriti për BIRN atë që e quajti qëndrimin e çiftit Veliaj- Xoxa se “midis çiftit në një martesë mund të flitet për çdo intimitet”.
Kontrolli i medias
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi SPAK e akuzon atë për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive apo OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja Ajola Xoxa dhe një grupi biznesmenësh pranë tij me një vlerë transaksionesh prej rreth 1 milion euro. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.
Gjatë 10 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ndërtoi një makineri propagande me mediat televizive kryesore të vendit, të cilat publikonin materialet e parapërgatitura nga zyra e PR-it në bashki, pothuajse pa asnjë ndërhyrje editoriale.
Bashkia e Tiranës ka një ekip prej 21 vetash të dedikuar për komunikimin, të cilët u angazhuan pas arrestimit të Veliajt në shpërndarjen e postimeve të tij nga qelia, kryesisht të orientuara drejt sulmit ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë që e hetuan dhe gjykuan mbi masën e tij të arrestit.
Përgjimet e publikuara nga CNA tregojnë se përveç ekipit të PR-it të bashkisë, një numër mediash u angazhuan gjithashtu si altoparlantë të strategjisë mbrojtëse të Veliajt për të sulmuar zyrtarët që e kishin hetuar dhe arrestuar.
Elvin Luku i tha BIRN se shumë prej gazetarëve të përmendur në audiopërgjime janë atashuar prej kohësh si shërbyes në propagandën e kryebashkiakut Veliaj.
“Kryebashkiaku Veliaj tashmë është duke kërkuar të marrë mbrapsht investimin e bërë gjatë gjithë këtyre viteve në media, disa prej të cilave ai i konsideron dhe besnike ndaj tij,”- tha Luku.
Isa Myzyraj, kryetari i Asocacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, vlerëson se përgjimet e publikuara ekspozojnë situatën dramatike të sektorit të medias në vend, ku Veliaj dhe familjarë të tij përdorin pushtetin politik dhe mediatik me qëllim shantazhin ndaj drejtësisë. Ai sjell në vëmendje se kjo situatë është ndihmuar edhe nga fakti që vëllai i Veliajt drejton një kompani reklamash me klientë të mëdhenj.
“Ajo që vihet re lehtësisht është se z.Veliaj dhe familja e tij mbajnë marrëdhënie të rregullta me pronarë mediash dhe me drejtues të lartë mediash, marrëdhënie këto që e minojnë besimin e publikut te gazetaria dhe media shqiptare,”-tha Myzyraj.
Sipas Myzyrajt, përgjimet ekspozojnë gjithashtu problemet e thella të kontrollit masiv të mediave, kompromentimit të disa pronarëve dhe drejtuesve mediatikë në dëm të interesit publik si dhe përdorimin e tyre për presione ndaj organeve të pavarura të drejtësisë.
“Skena është e qartë dhe shqetësuese,” theksoi Myzyraj, ndërsa shtoi: “evidentohet kontrolli i plotë i informacionit, ku kryetari i bashkisë dhe familja e tij arrijnë që të depërtojnë thellë në linjën editoriale dhe ndarjen e saktë të kohës kur do të publikohet propaganda e z.Veliaj”./reporter.al
Sot Shqipëria ka hapur Konsullatën e Përgjithshme në Ulqin...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në konkursin e...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Tau...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur pajisjen me mater...
Këtë të hënë u njoftua se kanë mbërritur në Shqipëri fletë...
Kryetarit të FRPD-së, Besart Xhaferri, ishte pjesë e një t...
Kandidati për deputet i PD-së, Grigels Muçollari, ka ndarë...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacio...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar ng...
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte pjesë e mb...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika K...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në vizitën që p...
Kryeministri Edi Rama nderohet me Medaljen Presidenciale t...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Pranvera Ska...
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Tiranës, Belind Këll...
Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarët në...
Mund të duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...