Rama nderohet me medalje në Izrael
Kryeministri Edi Rama nderohet me Medaljen Presidenciale t...

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në vizitën që po zhvillon në Izrael, ku u nderua edhe me një çmim nga presidenti Isaac Herzog, ka folur dhe për realitetin politik në rajonin e Lindjes së Mesme. Në nisje të fjalës së tij, Rama kujtoi se si u gjendën shqiptarët në ndihmë të popullit hebre, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rama theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes mes dy shteteve, por në këndvështrimin e tij, nuk ka zgjidhje me Hamasin.
Rama tha se Hamasi nuk është lëvizje rezistence dhe se janë nazistët e shekullit të ri.
Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama:
“Zoti President, e kam posaçërisht të vështirë t'i gjej fjalët. Duke u përballur edhe me një surprizë të tillë, nuk kam një fjalë këtu me vete, kam vetëm disa pika diskutimi.
Kështu që do të përpiqem të them disa fjalë zemre, duke e filluar me një mendim shumë të sinqertë, që ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar, e mbi të gjitha, në emër të të gjithë shqiptarëve myslimanë e të krishterë, të cilët vunë veten e jetët në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vetmin vend në Europë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj.
Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria u bë strehë për popullin hebre dhe ndryshe po kështu nga vendet e tjera, hebrenjtë nuk largoheshin, por erdhën për të gjetur strehë, për të gjetur mbrojtje dhe për të qenë të sigurt. Nuk mundem të mos kujtoj këtu një prej shumë episodeve të asaj faqeje të lavdishme të historisë sonë, kur të gjithë udhëheqësit fetarë u thirrën nga nazistët për të dhënë qasje, për t'i dorëzuar arin shqiptar dhe listën e hebrenjve dhe ata menjëherë thanë: 'Mund ta merrni floririn, por hebrenjtë janë tanët, do t'i mbrojmë'. Dhe ata nuk bashkëpunuan me nazistët dhe askush nuk e bëri këtë.
Ka dy hebrenj në listën e personave të internuar në Gjermani nga e gjithë bota, por nuk janë hebrenj në fakt. Janë dy shqiptarë që ishin djemtë e një familjeje shqiptare, që fshehu dy hebrenj dhe kur nazistët shkuan t'i merrnin, i vjetri i shtëpisë u tha, 'prisni në derë', sepse do t'ua dorëzonte, dhe u dorëzoi dy djemtë e tij, që përfunduan në Bergen-Belsen dhe nuk u kthyen kurrë, e nuk thanë kurrë që ata nuk ishin hebrenjtë që supozohej të mbronin.
Historia jonë e Luftës së Dytë Botërore është e mbushur me episode të tilla e në të njëjtën kohë është një dëshmi që unë e ruaj shumë fort në zemër për të gjithë brezin e ardhshëm që ka të bëjë me mbrojtjen e tjetrit, pavarësisht besimit të tij a të saj fetar. Dhe po, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por kjo ishte një nga arsyet pse nazistët nuk mundën të mbërrinin te hebrenjtë, sepse myslimanët ishin mburoja e tyre më e fortë.
Në përpjekje për të ndërtuar mbi këtë histori, ne bëjmë gjithçka mundemi që të ngremë zërin kundër antisemitizmit. Ne kemi miratuar të gjithë legjislacionin kundër antisemitizmit dhe kemi promovuar mësimin mbi Holokaustin hebre, duke e integruar atë në kurrikulën tonë shkollore, sepse është bindja jonë e palëkundur që kjo s'ka të bëjë me hebrenjtë. Kjo ka të bëjë me humanizmin tonë. Nga ana tjetër, ndërkohë që flasim, po ndërtojmë dy qendra hebreje; një muze hebre në Vlorë, aty ku ishin vendosur hebrenjtë, dhe një qendër kulturore hebreje në Tiranë, ku edhe njëherë historia e shpëtimit të hebrenjve është e integruar, por në të njëjtën kohë duam t'i japim hapësirë së tashmes e së nesërmes, e duam që sa më shumë të jetë e mundur të kemi marrëdhënie me Izraelin dhe me popullin hebre, qysh nga niveli i turistëve që ju përmendët. Më vjen keq për ta, sepse fluturuan në Shqipëri më 2 prill. U ishte thënë më 1 prill dhe kryeministri u dha një darkë e ata menduan që ishte një shaka nga Sundori. Nga ky nivel pra, deri te niveli i shkencëtarëve tuaj të mrekullueshëm dhe njerëzve të mrekullueshëm të teknologjisë e industrive tuaja të mrekullueshme.
Dua ta përsëris këtu, që, ashtu siç ka qenë, jo vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, por tri herë në histori, - tokë ku hebrenjtë gjetën strehë e mbrojtje, - Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë dhe ju do të jeni gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri.
Ne shpresojmë fort që në këtë kohë të re, do të jemi në gjendje të ndërtojmë diçka, jo aq të jashtëzakonshme sa ç'bënë gjyshërit e gjyshet tona, por në të njëjtën frymë vëllazërimi e bashkëpunimi, dhe ne qëndrojmë të patundur krah Izraelit, në këtë moment të vështirë e të dhimbshëm, ku ende ka njerëz në bodrumet mesjetare të Hamasit.
Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç'janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri.
Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis.
Duke ju uruar çdo të mirë juve, popullit të Izraelit, gjithë rajonit, e duke pritur me padurim të shoh paqen midis hebrenjve dhe arabëve, mbetem vërtetë mirënjohës përgjithmonë, për këtë moment të jetës sime, që jam i sigurt, nuk e meritoj si person, por që jam i sigurt që të gjithë shqiptarët që kanë bërë diçka për hebrenjtë e meritonin këtë moment”,-tha Rama./CNA
Kryeministri Edi Rama nderohet me Medaljen Presidenciale t...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Pranvera Ska...
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Tiranës, Belind Këll...
Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarët në...
Mund të duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Nj...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi me anë ...
Skandali i mishit të pulës me salmonelë, sipas PD, duhet ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvill...
Fatmir Xhafaj në një reagim të bërë ka thënë që ka qenë pr...
Pas denoncimit të PD, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ur...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë “Mundësi...
Luli Basha, pasi u zgjua nga gjumi letargjik dhe po bën fu...
Kreu i opozitës, Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e 3 prillit n...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë ndaj një k...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme ishte në Zall Herr ku...
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një inte...
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka reaguar për ...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë “Mundësi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...