Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit të diasporës/ Ja kur nis dërgimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacio...

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një video-mesazhi nga Brukseli drejtuar qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, theksoi disa nga përfitimet konkrete që do të sjellë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, veçanërisht për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së.
Ai theksoi se me pasaportën europiane, të rinjtë shqiptarë do të kenë të drejtën të studiojnë në çdo universitet të Europës me të njëjtat tarifa si studentët vendas, ndërkohë që çdo qytetar shqiptar do të mund të punojë pa leje pune dhe të përfitojë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në vendin ku jeton.
Ai shtoi gjithashtu se shqiptarët do të kenë të drejtë të votojnë dhe të kandidojnë në zgjedhjet vendore të vendeve ku jetojnë, si dhe të marrin pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Sipas tij, Shqipëria do të ketë eurodeputetët e vet dhe përfaqësues në institucionet më të larta të BE-së.
"Qytetarët pyesin shpeshherë se cilat janë disa nga përfitimet e tyre kur marrin pasaportën e Bashkimit Europian. Me pasaportën e BE-së, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë do të mund të studiojnë në çdo universitet të Europës me tarifa të njëjta sikurse studentët e tjerë europianë. Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të mund të punojë pa leje pune, si dhe të përfitojë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të shtetit ku punësohet brenda Bashkimit Europian. Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të përfitojë nga të njëjtat standarde të larta të mbrojtjes së të drejtave individuale para çdo institucioni të Bashkimit Europian ose çdo gjykate të vendeve anëtare. Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të fitojë të drejtën të votojë dhe të kandidojë në zgjedhjet vendore kudo që jeton në secilin prej vendeve të Bashkimit Europian, si dhe të votojë për zgjedhjet në Parlamentin Europian. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve europiane dhe madje do të ketë eurodeputetët e vet shqiptarë në këtë ndërtesën këtu pas meje. Do të kemi edhe komisionerin në qeverinë e Bashkimit Europian në një ndërtesë tjetër diku këtu afër, si dhe shumë djem dhe vajza në administratën e Brukselit. Me pasaportën e BE-së, çdo ambasadë e Bashkimit Europian të vjen në ndihmë kudo që të ndodhesh, nëse nuk ke pranë një ambasadë shqiptare. Pra, më 11 maj, voto Partia Socialiste, voto Edi Rama, voto numrin 5", tha Balla./ CNA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacio...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar ng...
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte pjesë e mb...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika K...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në vizitën që p...
Kryeministri Edi Rama nderohet me Medaljen Presidenciale t...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Pranvera Ska...
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Tiranës, Belind Këll...
Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarët në...
Mund të duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Nj...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi me anë ...
Skandali i mishit të pulës me salmonelë, sipas PD, duhet ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvill...
Fatmir Xhafaj në një reagim të bërë ka thënë që ka qenë pr...
Pas denoncimit të PD, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ur...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë “Mundësi...
Luli Basha, pasi u zgjua nga gjumi letargjik dhe po bën fu...
Kreu i opozitës, Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e 3 prillit n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...