CNA ka publikuar 13 faqe nga dosja e përgjimeve ndaj Veliajt, ku ka rezultuar se disa prej mediave dhe pronarët e tyre janë vënë nën shërbimin e kryebashkiaku për luftën mediatike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Një prej tyre është është Carlo Bollino i cili i ka vënë nën shërbim Veliajt Report Tv dhe Shqiptarja.com.
Në përgjimet e siguruara nga CNA, Veliaj bisedon herë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën dhe herë me të vëllain dhe kërkon që të flitet me Carlo Bollinon që intervistat për të jenë më të gjata dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet.
Nga përgjimet tregohet qartë se si Carlo Bollino dhe mediat e tij janë vënë në dispozicion të një të burgosuri me tre vepra penale të rënda.
Përgjimet
Data 25.02.2025, në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t'i thotë Karlos apo Mirës që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni të kthen përgjigje, dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka mjet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh.

Data 06.03.2025, në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa,të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s'ke as Albën as Karlon”, Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t'ia japë edhe Renato.
Në orën 16:21,Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.
Në orën 16:22,Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë e bëjnë gati me AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të jape intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).


CNA do të vijojë të sjellë detaje nga përgjimet në qelinë ...
Që prej 3 Prillit, CNA po vijon të publikojë përgjimet e...
CNA prej disa ditësh po sjell pjesë nga dosja e përgjime...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
Në përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ng...
Përgjimet e Erion Veliajt në burgun e Durrësit kanë nxjerr...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA prej ditësh me radhë po publikon përgjimet e bëra në b...
Në përgjimet e sjella nga CNA të bëra në burgun e Durrësit...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA, nga përgjimet në burgun e Durrësit, ka zbuluar edhe n...
CNA prej ditësh ka publikuar përgjimet ndaj Erion Veliajt ...
Përgjimet e publikuara nga CNA në lidhje me bisedat e krye...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA prej katër ditësh ka sjellë të zbardhura përgjimet n...
Partia Demokratike ka denoncuar se kompania Eco Riciklim d...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA po sjell 5 faqe të tjera të plota nga përgjimet ndaj k...
CNA prej 4 ditësh po sjell përgjimet e bëra nga qelia e bu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...