CNA ka zbardhur vendimin e plotë të Apelit të Posaçëm dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi ku arsyetohet pse kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg.
Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka disa arsye.
Rreziku i helmimit të provave në rastin konkret përforcohet edhe fakti se personi nën hetim Erion Veliaj është ende në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve.
Gjykata çmon se një rrezik i tillë për dëmtimin e provave nuk është një gjendje e cila mund të neutralizohet nëpërmjet izolimit të përkohshëm të personit nën hetim, për sa kohë ende nuk është i qartë plotësisht rrethi i provave që do të shërbejnë për të hedhur dritë mbi faktin penal si dhe rreziku i helmimit të provave të gjalla do të jetë gjithnjë i i pranishëm referuar sjelljes së treguar nga personi nën hetim.
Vetëm rreziku i helmimit të provave do të mjaftonte që gjykata të caktonte masën e sigurimit “Arrest në 'burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të procedures Penale, për personin nën hetim Erion Veliaj. Megjithatë, gjykata vëren se në këtë rast ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ai i kryerjes së veprave të tjera penale të të njëjtit lloj me ato për të cilat po procedohet. Lidhur me rrezikun e ikjes, sikurse me të drejtë ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë, mundësitë financiare të personit nën hetim Erion Veliaj, të vlerësuara në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, referuar të dhënave të sistemit TIMS si dhe të përforcuara nga sanksioni tepër i lartë i veprave penale që dyshohet të ketë kryer ky shtetas dhe që rrezikon të vuajë, e çon gjykatën në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta. Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti se personi nën hetim është kryefamiljar dhe babai një fëmije të mitur.
Gjykata vlerëson se për personin nën hetim Erion Veliaj ekziston edhe rreziku i recidivizmit në kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në arritjen e këtij përfundimi gjykata mban në konsideratë faktin se, referuar rrethanave të çështjes,ekzistojnë të dhëna që çojnë në konkluzionin se veprimtaria e pastrimit të produkteve të veprës penale të korrupsionit në rastin konkret është kryer për një kohë të gjatë dhe në shuma të konsiderueshme, sikurse u arsyetua më lart. Për këtë shkak, me qëllim shmangien e përgjegjësisë për veprën penale“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,në bashkëpunim (nëntë herë), e parashikuar nga nenet 260 —25 të Kodit Penal, është evidente që personi nën hetim do të përpiqet të fshehë origjinën e vërtetë të shumave të parave ose sendeve të luajtshme apo të paluajtshme që burojnë nga veprimtaria e tij korruptive.
Këto janë vetëm disa arsyetime në vendimin e Apelit të Posaçëm, që konsiderohet se Veliaj duhet të qëndrojë në burg./ CNA
Pas publikimit të përgjimeve të kryebashkiakut të Tiranës ...
Vendimi 114 faqesh i Gjyqtarit të Apelit të GJKKO-së Enger...
Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë au...
CNA ka publikuar 13 faqe nga dosja e përgjimeve ndaj Velia...
CNA do të vijojë të sjellë detaje nga përgjimet në qelinë ...
Që prej 3 Prillit, CNA po vijon të publikojë përgjimet e...
CNA prej disa ditësh po sjell pjesë nga dosja e përgjime...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
Në përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ng...
Përgjimet e Erion Veliajt në burgun e Durrësit kanë nxjerr...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA prej ditësh me radhë po publikon përgjimet e bëra në b...
Në përgjimet e sjella nga CNA të bëra në burgun e Durrësit...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA, nga përgjimet në burgun e Durrësit, ka zbuluar edhe n...
CNA prej ditësh ka publikuar përgjimet ndaj Erion Veliajt ...
Përgjimet e publikuara nga CNA në lidhje me bisedat e krye...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA prej katër ditësh ka sjellë të zbardhura përgjimet n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...