Logopedja rrëfen rastin e dhimbshëm: Vajza 4-vjeçare dëgjoi për herë të parë pas implantit koklear
Logopedja Evis Gazheli ndau sot në episodin e podcastit ‘N...
Logopedja Evis Gazheli ndau sot në episodin e podcastit ‘N...
Në një nga shënimet e tij të shpeshta dhe të shumta, të cilat tashmë janë të kuptueshme që vijnë nga urdhrat që dalin nga burgu i Durrësit apo nga përfitimet në rolin e sulltanit të dytë të jugut pas Koço Kokëdhimës, Mero Baze na thotë se janë tre kryebashkiakë socialistë të arrestuar nga prokurori Ols Dado dhe nga SPAK-u. (LEXO KETU)
Në fakt janë më shumë të tillë se është arrestuar kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i Kukësit Safet Gjici, i Lushnjës Fatos Tushe, por këta nuk i ka Ols Dado.
Të theksojmë, këta të tre që ka pikërisht prokurori, që Mero Baze kërkon ta bëjë grek apo të shkojë te tezat e dy milionë eurove të paguara nga grekët për të arrestuar Erion Veliajn, që në fakt janë mohuar nga dëshmitarët e SPAK-ut apo teoritë që shkruhen siç theksuam me porosi, janë ndoshta për t’u mbajtur ison socialistëve, por për të krijuar alibi dhe gënjeshtra të cilat kur paguhen si të tilla janë krim.
Mero thotë se Ols Dado ka arrestuar tre kryebashkiakë socialistë. Prej shumë vitesh vetëm kryebashkiakë socialistë ka në pushtet.
Nga 2019 që nuk kandidoi PD, prej 6 vjetësh shumicën e bashkive i drejton PS-ja. Në një moment i pati të 61 bashkitë. Në vitin 2023 mori shumicën dërrmuese të bashkive në Shqipëri.
Tani Ols Dado në rast se duhet të arrestonte ndonjë kryetar bashkie të opozitës, i bie Lulin, por Lulin socialistët e kanë shpallur se ka fjetur gjumë dhe nuk i kanë denoncuar ndonjë korrupsion në bashki apo ta çojnë në SPAK.
Kështu i ngelet të kërkojë Albert Brojkën që ka qenë në vitet 2001. Ose të kërkojë të ngrejë nga varri të ndjerin Sali Kelmendi se nuk i ka ngelur njeri tjetër. Janë socialistët në pushtet prej më shumë se një dekade, 2 apo më shumë se 3-4 mandatesh në bashkitë e Shqipërisë.
Po mbyllet mandati i tretë në pushtetin qendror dhe shumë kryetarë bashkish janë në mandatin e katërt të tyre.
Kë të arrestojnë? Ilir Metën e futën në burg. Sali Berishën e mbyllën në ballkon.Kush u ka ngelur?
Tani Ols Dado duhet të gjejë kryetarë bashkie të PD-së që t’i balancojë se kështu i kërkon Mero.
Por në fakt ata tre kryetarë bashkie për të cilët flet në editorialin e tij Mero Baze nuk i ka arrestuar Ols Dado dhe nuk i ka burgosur Ols Dado. Por kanë shkelur ligjin dhe janë me vendim gjykate në burg.
Fran Tuci, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, pra ka kaluar të gjitha nivelet e gjykatës, ka kaluar në disa hapa, siç është gjyqtari paraprak, masa e sigurisë, çështja në themel dhe është dënuar nga gjykata. I dyti, Jorgo Goro, është dënuar nga Shkalla e Parë, është me vendim gjykate dhe ka kaluar fazat e gjyqtarit paraprak, themelin etj., është dënuar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Dhe i treti, Erion Veliaj, është me tri vendime gjykate në arrest me burg. Pra, edhe kur përdor argumente, Mero Baze, që ua faturon prokurorëve, harron se ka gjykata dhe gjykata është ajo që jep vendimin.
Janë faktet dhe provat të cilat Mero nuk i shikon se si i firmosin dhe vulosin kryebashkiakë që kanë gra, të cilat blejnë brekë 860 mijë euro dhe dokumentet i jep Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Ne ditë pas dite, në çdo shënim, në çdo reagim, në çdo argument, në çdo gënjeshtër që do të japin penat e pushtetit për të propaganduar dhe gënjyer shqiptarët do t’i nxjerrim dhe do t’u vendosim të vërtetën përballë.
Ashtu siç vendosëm dosjen e Veliajt, ashtu siç shumë shpejt do të sjellim përgjimet për të kuptuar kush janë gazetarët të cilët i urdhëron nga burgu si ushtarë Erion Veliaj. Dhe, ky shkrim i djeshëm i Mero Bazes me argumente të tilla është një tjetër fakt i shërbimit që i bëhet kryebashkiakut të Tiranës./ CNA
Në audio-përgjimet që SPAK-u paraqiti si prova në Apelin e...
Në një shkrim të rrëmujshëm dhe të lodhshëm, siç po i ndod...
Analisti i oborrit të Rilindjes, i dalë nga çeta e Saliut...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore kanë konfirmuar se ...
Një shtetas 26-vjeçar u vu në pranga në Shëngjin, pasi kre...
I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i arratiset operac...
Një 41-vjeçar i dyshuar për tentativë për vrasje është vën...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se ve...
Irani dhe Omani kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët m...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po shqyrton mundës...
Një komision hetimor i OKB-së thotë se Izraeli ka synuar q...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...