
Investigime dhe detaje në lidhje me pasuritë e çmendura të Mero Bazes, atij që pretendon se është gazetar, parimor, editorialist, opinionist. Në fakt, doli lakuriq me përgjimet, kur kontrollohej nga burgu i Durrësit, nga Erion Veliaj, ku prodhonte “fake news”. Skena dhe skenarë me akuza ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve për interesa të një të korruptuari që ndodhej pas hekurave.
CNA nga sot e në vijim do të sjellë një investigim në lidhje me pasuritë e Mero Bazes, një gazetari që qelbet erë. Pikërisht nga këto pasuri, të cilat i ka vënë të shumta me ardhjen e socialistëve në pushtet. CNA do të sjellë materiale se si Mero Baze është kthyer në Koço Kokëdhimën e dytë, në jug të Shqipërisë. Njeriu që luftoi gjoja në emër të parimeve, ish-deputetin socialist Kokëdhima dhe drejtuesin politik të kësaj force në jug të Shqipërisë, qëllimi me sa duket ka qenë heqim Koçon dhe më pas komandën e merr Mero.
Sipas të dhënave që CNA ka siguruar, prej Meros kalojnë shumë porosi në lidhje me kryebashkiakë, shpërndarje fondesh, tenderësh etj. Si fillim le të shohim pasurinë marramendëse të një gazetari që qelb erë.
Mero Baze në prill të vitit 2015 publikon një shkrim në të cilin sulmon dhe akuzon Lulzim Bashën, për kohën kur ky i fundit ishte kryebashkiak, për ndërtimin e një pallati në kryeqytet.
Mero me sa duket ka aplikuar strategjinë e tij, sulmo biznese, godit, shantazho dhe më pas përfito pronën. Nuk ka nevojë për shumë investigim. Mero Baze ka shantazhuar dhe ka përfituar pronën.
CNA ka siguruar të dhëna, në të cilat rezulton se në apartamentin e ndërtuar nga kompania “LID”, të cilën Mero Baze në 2015 e sulmonte, sot ushtron aktivitetin e bizneseve Mero Baze dhe djali i tij Regon Baze. Në godinën “LID”, të cilën Mero Baze dikur e sulmonte, gjoja në emër të parimeve të tij të gazetarisë, rezulton të ketë në pronësi një apartamnet dhe një garazh djali i tij, Regon Baze.
Prona apartament në emër të Regon Bazes, me një sipërfaqe rreth 100 metër katror, rezulton të jetë blerë me një vlerë fillestare rreth 100 mijë euro. Ndërsa garazhi, me një sipërfaqe 25 metër katror, rezulton në një vlerë 15 mijë euro.
Skema është e qartë, Mero Baze sulmon biznesin, ndërtuesin dhe më pas blen një apartament në emër të djalit për 1000 euro metrin katror. Ndërkohë që në atë zonë vlera e një prone është 2 deri në 3 herë më shumë. Apartamenti në pronësi të djalit të Mero Bazes së bashku me garazhin vlerësohet nga 300 deri në 400 mijë euro. Në prill të vitit 2020, pasi e ka sulmuar biznesin, ka blerë për “një copë bukë” apartamentin dhe garazhin, që rezultojnë në pronësi të tjalit të tij Regon Baze.
Shkrimin e gazetës “Tema”, në të cilin Mero Baze sulmonte kompaninë “LID” po e sjellim më poshtë.


Gjithashtu po sjellim dhe dokumentet e marra nga QKB

Mero Baze, një njeri i cili është kthyer në pronar apartamentesh, hotelesh në Ksamil dhe pasurish të tjera, me disa kompani menaxhimi reklamash. Këto kompani në fakt janë instancat e e Mero Bazes për të përthithur lekët e për t’i kaluar në emër të fëmijëve të tij.
Shkrimtari dhe gazetari italian, Indro Montanelli ka thënë:
Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë.
Mero Baze qelb erë.
Kjo nuk është pasuria e vetme e Mero Bazes. CNA ka bërë një investigim të plotë dhe ditë pas dite do të zbardhë apartamente luksoze në emër të tij dhe të fëmijëve të tij.
Do të zbardhim vila, hotele, biznese, që qartazi janë skemat e Mero Bazes duke bashkëpunuar me fëmijët e tij, me të gjitha dyshimet e mundshme dhe për pastrim parash apo përfitime të paligjshme. Siç është dhe rasti që sollëm më sipër, ku Mero Baze sulmon një kompani ndërtimi dhe më pas blen prona për djalin e tij me një vlerë qesharake.
Një tjetër detaj që del nga të dhënat e siguruara nga CNA, është se pronat e blera nga Mero Baze për djalin e tij janë bërë në kulmin e pandemisë së Covid-19, në prill të 2020.
Në një kohë kur bota ishte në një kolaps dhe Shqipëria ishte e mbyllur nga pandemia, Mero Baze blinte prona. Më pas, në maj të po atij viti, Mero Baze vendos redaksinë e gazetës “Tema” në pronën e blerë, në pallatin e ndërtuar nga kompania “LID”, të cilën ai dikur e sulmonte.
CNA do të sjellë në vijim të tjera prona luksoze, të cilat Mero Baze i ka në pronësi./ CNA
Në një nga shënimet e tij të shpeshta dhe të shumta, të ci...
Në audio-përgjimet që SPAK-u paraqiti si prova në Apelin e...
Në një shkrim të rrëmujshëm dhe të lodhshëm, siç po i ndod...
Analisti i oborrit të Rilindjes, i dalë nga çeta e Saliut...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...