Përroi i Granicës nën "pushtetin" e plehrave
Shtrati i përroit që ndan lagjet “Palorto” dhe “Granicë” n...

Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars të vitit 2020 doli në pension, por pensionin mujor nuk e tërhoqi për 33 muaj në degën e Postës Shqiptare nr. 30.
Kur u interesua zbuloi, se pensionin ia kishin tërhequr. Bëhej fjalë për një person me të dhëna të njëjta ID-je, por ndryshonte vetëm afati i skadencës së kartës. Shuma e munguar ishte 2 milionë e 126 mijë lekë. Pas kësaj, Kola tha së çështja vajti te krimi ekonomik dhe në Prokurori.
Specialisti i ISSH-së sqaroi se gabimi ishte bërë nga posta, pasi duhet të ishte verifikuar karta e personit, që ka tërhequr paratë. Ne komunikuam në atë kohë me drejtorin e ISSH-së dhe atë të Postës, që thanë, se këtë ngërç do ta zgjidhnin mes dy institucioneve.
Dy vjet pas këtij transmetimi, Kolë Shkëmbi tregon se pati një kallëzim nga ana e Postës në Prokurori, por Prokuroria ka pezulluar hetimet, sepse nuk gjeti autorin e këtij falsifikimi.
“Kam dy vjet që vij vërdallë pas prokurorisë dhe pas postës dhe nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare. Posta e ka çuar çështjen tek prokuroria, kurse prokuroria e ka mbyllur çështjen. Nuk e ka gjetur autorin fare. Unë kërkoj paratë nga posta, sepse posta e ka fajin nuk duhet që paratë e njërit t’i japë tjetrit. Nuk duhet që t’i japë pensionin tim për 33 muaj tjetrit”, tha deponuesi.
Vetë Kola kërkon paratë që i takojnë, pavarësisht, se cili nga institucionet e ka fajin. Enkeleda Preçi, Përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve Financiare pranë Postës Shqiptare thotë se në këto kushte, posta ka marrë vendim, për t’ia kthyer pensionistit shumën e munguar, plot 2 milionë e 126 mijë lekë.
“Në këto kushte për t’i kthyer pensionin pensionistit dhe për të gjetur një zgjidhje për situatën, për ngërçin e krijuar, ne kemin kërkuar informacion zyrtar në datën 25.03.2025 pranë institucionit të prokurorisë lidhur me fazën në të cilën gjenden hetimet për rastin e Kolë Shkëmbit. Përgjigja e kthyer në prill të vitit 2025 nga prokuroria na bën me dije vendimin e janarit të këtij viti, ku është vendosur pezullimi i hetimeve për shkak të mos zbulimit të autorit. Për pos anës ligjore që ne si institucion do e ndjekim deri në fund, për shkak se përbën precedent për këtë ka ndodhur në institucionin tonë, në pjesën humane për pensionistin, Kolë Shkëmbi, Posta Shqiptare do të marrë një vendim përfundimtar. Patjetër për kthimin e shumës së munguar të pensionit”, tha Enkeleda Preçi./tvklan.al
Shtrati i përroit që ndan lagjet “Palorto” dhe “Granicë” n...
Ardis Sulaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se i ka ...
Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi se si ...
Në mars të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi një probl...
Një qytetar tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se nëpë...
Në Bashkinë Prrenjas ka probleme të theksuara me mungesën ...
Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektoral...
Erion Veliaj qëndron në burgun e Durrësit, pasi është ndal...
Dje në mesditë CNA publikoi një lajm në lidhje me sulmet q...
Elvis Doçi, alias Visi i Pojës, pastronte para në ndërtim ...
Pritet që në muajin qershor të dalë data për gjyqin e ...
Sollëm këto shifra jo për të diskutuar mbi tregun e ndërti...
Një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një...
Më 30 prill të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli...
Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për q...
Zbulohet prokura kur e dënuara cakton avokat për të kundër...
Në fshatin Damian të Tiranës ushtron aktivitetin e saj një...
Një rast i paprecedentë, se si familja Xhaferri u bë prona...
Në qendër të Tiranës, ngrihet një nga kullat më luksoze të...
Xhumaje Hasa nga Kamza tregon për emisionin “Stop” në Tv K...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...