“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...

Një qytetar tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se nëpërmjet një të afërmi të tij, do të bënte legalizimin e shtëpisë, por ky i fundit i kishte thënë, se punonjësit e Kadastrës kërkojnë pesë milionë lekë, të cilat qytetari ia dha.
Por duke pritur, nuk kishte marrë asnjë përgjigje pozitive dhe nga dy përgjigje, që erdhën nga kadastra, nuk rezultonte asnjë dosje në emër të qytetarit. Në këtë moment kërkoi paratë mbrapsht, por nuk mundi t’i marrë.
“Para dy vitesh jam kthyer nga kurbeti me qëllim që të legalizoja shtëpinë time, që e kisha tokën me certifikatë nga shteti dhe më ngeli për shumë vite. Kur isha në kurbet me ngeli shtëpia pa e legalizuar, gjeta një njeri që nga kurbeti, një njeri të njohur. Quhet Shaban Tafa. Ky person ka marrë kushërirën e nënës sime, nëpërmjet asaj u lidha dhe më tha që Shabani t’i bën letrat se ka të njohur. Më thanë që duhen pesë mijë Euro për të bërë legalizimin e shtëpisë. Më tha që m’i kanë kërkuar pesë mijë Euro, i kam dhënë dy mijë e 500 Euro në dorë, fillimisht. Bëhet fjalë për periudhën në fund të gushtit të vitit 2023. Pasi kaluan një-dy muaj, unë kisha shpresa për të ikur përsëri në kurbet. I thashë ‘të t’i le dhe lekët e tjera dhe vazhdo punën’. Ia dërgova tek shtëpia dhe i thashë ‘mos i jep lekët pa marrë letrat’, ‘po më tha’. Si përfundim më thoshte gjithmonë që ‘prit sot, e prit nesër’. I kam futur letrat në vitin 2023, kanë ardhur disa përgjigje nga kadastra që nuk ekziston emri im. Prej dy vjetësh nuk kam marrë asnjë përgjigje për pronën, lekët nuk m’i ka kthyer. Unë kërkoj ndihmën tuaj”, tha denoncuesi.
Me kamera të fshehtë, Shaban Tafa, pranon se ka marrë pesë milionë lekë të vjetra, por sipas tij legalizimi është në proces.
Qytetari: Ke dhënë lekë atje, apo s’ke dhënë?
Shaban Tafa: Në datën 15 do marrësh o letrat, o lekët.
Qytetari: Ca date 15?
Shaban Tafa: 15, që vjen.
Qytetari: Ca 15, që vjen thua? Letrat s’janë futur fare. Shaban, të kam dhënë 5 mijë euro, apo nuk t’i kam dhënë?
Shaban Tafa: Po, po!
Qytetari: Tani, letrat pse vijnë të bardha?
Shaban Tafa: Në datën 15 o lekët, o letrat!
Qytetari: Në rregull!
Shaban Tafa: Mua mos më bëj ti presion e stërpresion!
Shabani thotë, se dosja është hapur dhe janë harxhuar tre milionë lekë e nëse situata nuk zgjidhet, do t’i kthejë qytetarit dy milionë lekë.
Shaban Tafa: Unë do të jap letrat. Po s’ashtu, do të të jap dy milionë lekë, që kam për të marrë letrat, se dosja është hapur. Tre milionë lekë janë harxhuar, që është hapur dosja. Dy milion lekë do t’i jap unë. Në qoftë se do të sjell letrat, ti më ke thënë si burrat, do të kthej 1500 euro.
Pas qytetarit, me Shabanin u takua gazetarja e emisionit “Stop”, por ai fillimisht thotë, se i ka marrë paratë për dokumentet e më pas, se ia ka marrë borxh.
Gazetarja: Keni marrë një shumë prej pesë milionë lekësh për legalizim apo jo?
Shaban Tafa: Nuk kam marrë unë për legalizimin prone. Ai ia ka dhënë një shoku, i kam mbetur ai dy milionë lekë dhe ka për të marrë letrat e pronës. Ku di unë pazaret e tij. Ia ka dhënë lekët për letrat, nuk u bë letrat, do i japë lekët.
Gazetarja: Çfarë funksionesh keni ju?
Shaban Tafa: Unë hiç, çfarë funksioni?! Unë e ndihmova, e kam njeriun tim.
Gazetarja: Tek cilët persona i ke dhënë ti lekët?
Shaban Tafa: Po m’i dha mua moj borxh, do ia jap unë lekët. Nuk ia kam dhënë asnjë njeriu, i kam unë lekët.
Gazetarja: Ti nuk ia ke marrë borxh ato lekët, ia ke marrë me qëllimin që do i legalizoje shtëpinë apo jo?
Shaban Tafa: Unë ia mora borxh, nuk ia bëra dot ato edhe… Ia kam marrë borxh dhe do ia kthej lekët.
Gazetarja: Kur do ia kthesh lekët?
Shaban Tafa: Nesër e kam lënë, në datën 15 ia kam lënë.
Gazetarja: Kujt ia ke dhënë lekët?
Shaban Tafa: I kam unë, i mbaj për vete. Nuk mi morën përsipër për t’ia bërë dhe i kam unë lekët, do ia jap.
Gazetarja: Po pse e gënjeve atë?
Shaban Tafa: Po e gënjeva. Ashtu gënjej unë, jam gënjeshtar. Po them unë pra, që dy milionë lekë ia kam unë dhe do ia jap.
Edhe pse mohoi se kishte marrë pesë milionë lekë, megjithatë ai ia ktheu shumën e plotë qytetarit./tvklan.al
Në Bashkinë Prrenjas ka probleme të theksuara me mungesën ...
Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektoral...
Erion Veliaj qëndron në burgun e Durrësit, pasi është ndal...
Dje në mesditë CNA publikoi një lajm në lidhje me sulmet q...
Elvis Doçi, alias Visi i Pojës, pastronte para në ndërtim ...
Pritet që në muajin qershor të dalë data për gjyqin e ...
Sollëm këto shifra jo për të diskutuar mbi tregun e ndërti...
Një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një...
Më 30 prill të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli...
Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për q...
Zbulohet prokura kur e dënuara cakton avokat për të kundër...
Në fshatin Damian të Tiranës ushtron aktivitetin e saj një...
Një rast i paprecedentë, se si familja Xhaferri u bë prona...
Në qendër të Tiranës, ngrihet një nga kullat më luksoze të...
Xhumaje Hasa nga Kamza tregon për emisionin “Stop” në Tv K...
Matilda Rossier, një qytetare shqiptare e martuar në Zvicë...
Inceneratori i Tiranës njihet si një nga aferat më të mëdh...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv K...
Dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdh...
Zgjedhjet po shkojnë drejt javëve të tyre të fundit dhe pr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...