
Të tjera skandale kanë nxjerrë zbuluar drejtorin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës së Shqipërisë, Ermal Onuzin, dhe drejtorët e tij L. H. dhe A. S.
CNA ka zbardhur letrën me të cilën efektivët e Gardës u janë drejtuar Kryeministrit të vendit dhe ministrit Ervin Hoxha, ku u tregojnë se si janë zgjedhur pa meritë dhe pa plotësuar asnjë kriter në pozicione të rëndësishme në Gardën e Republikës drejtorët e Ermal Onuzit, të cilët të dehur vendosnin “fatin” e punonjësve të Gardës së Republikës.
Në letrën e efektivëve të siguruar nga CNA ngrihen dyshime në lidhje me emërimin e tyre në krye të drejtorive të rëndësishme të këtij institucioni si Drejtoria e Planifikimit dhe Koordinimit dhe Drejtoria për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore në Gardën e Republikës së Shqipërisë.
Pikëpyetjet e drejtuara nga punonjësit e Gardës në letrën e zbardhur nga CNA janë si më poshtë:
“1. Me çfarë konkursi u zgjodh një ish-punonjës i FA, në funksionin më të rëndësishëm të menaxhimit operacional të Gardës (A.S), i cili meritën e vetme që i njeh vetes është (siç shprehet ai), 'kam shok Vinin' (ministrin Ervin Hoxha)?
Në këtë funksion gjithnjë ka qenë një oficer me përvojë disavjeçare në gardë. Në rastin e këtij punonjësi duhet verifikuar edhe e shkuara (ka qenë i hetuar në ushtri për ngacmim seksual).
Ju sigurojmë se çdo punonjës i Gardës me gradën Kryekomisar do ta bënte shumë më mirë detyrën sesa një Major i pompuar, që deklaron nëpër tavolina ku pihet alkool pa fre, se është miku i ministrit aktual dhe shoku i drejtorit të Përgjithshëm, dhe se ju paska ardhur dita ta bëjnë gardën si duan ata.
2. Si mund të shkelet kaq hapur ligji dhe parimi i hierarkisë dhe të jepet grada madhore ‘Drejtues i lartë’ një punonjësi me gradë ushtarake ‘Major’ dhe një tjetri me gradë ‘Drejtues’ në gardë, duke kapërcyer 3 grada?
3. Si u përzgjodh nga jashtë juristi i Gardës, pa konkurrim dhe ju dha grada Nënkomisar?
Nëse do shpallej vendi i lirë, shumë gardistë mund të konkurronin sepse e kanë arsimin juridik.
4. Si u përzgjodh nga jashtë Gardës, drejtori i Shërbimeve Mbështetëse. Pse nuk kishte konkurrim?
5. Si u pranua pa konkurrim një oficer i liruar nga FA, që ka pasur probleme me ligjin dhe është emëruar te standardet profesionale, kur ligji e përcakton saktë procedurën e rekrutimit?
Në fund të kësaj ankese theksohet se metoda e drejtimit të Gardës nuk ndryshon nga ajo e vitit 1997 dhe e vitit që solli turpin në historinë e Gardës, 21 janar 2011.
Ishte pikërisht arroganca e drejtuesve që e çoi Gardën në atë pikë dhe jo paaftësia e gardistëve të thjeshtë”.

Këto janë faktet dhe arsyet skandaloze që çuan Ermal Onuzin drejt dorëheqjes me urdhrin e kryeministrit Edi Rama.
Nga emërimet e paligjshme, alkooli në zyrat e Gardës, keqpërdorimi i postit dhe institucionit, emërimi i drejtorëve, të gjitha këto duket se kanë bërë që Onuzi të dorëhiqet.
Kujtojmë se Ermal Onuzi drejtoi Gardën për rreth 9 muaj. Më 10 shtator 2024, Ermal Onuzi u vendos në krye të Gardës së Republikës dhe përgjatë kësaj periudhe ka pasur shqetësime dhe ankesa për drejtimin e institucionit nga ai./ CNA
Të tjera fakte skandaloze përmban letra e efektivëve të Ga...
Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në red...
Kreu i dorëhequr i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ësht...
Një qytetare denoncon në emisionin “Stop” në "TV Klan" bas...
RTSH është përfshirë në një tjetër skandal. Burime për CNA...
Alastair Campbell, i cili njihet si ish-këshilltari i ...
“Latifi” i Veliajt nga Anglia ka gjetur sërish hapësir...
Emisioni “Stop” ndodhet në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan,...
Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një ...
Shtrati i përroit që ndan lagjet “Palorto” dhe “Granicë” n...
Ardis Sulaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se i ka ...
Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi se si ...
Në mars të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi një probl...
Një qytetar tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se nëpë...
Në Bashkinë Prrenjas ka probleme të theksuara me mungesën ...
Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektoral...
Erion Veliaj qëndron në burgun e Durrësit, pasi është ndal...
Dje në mesditë CNA publikoi një lajm në lidhje me sulmet q...
Elvis Doçi, alias Visi i Pojës, pastronte para në ndërtim ...
Pritet që në muajin qershor të dalë data për gjyqin e ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...