Dokumenti/ Blendi Gonxhja mori rreth 73 milionë lekë nga kompania e inceneratorit
CNA ka sjellë një tjetër fakt për prokurorin e SPAK-ut, Dr...

Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen, por nuk po lejohet nga bashkia. Ai vendosi, që të bënte një pulari dhe mori lejet në AZHBR, ku dhe doli përfitues i grantit për 50% të investimit.
Pas kësaj, duhej një leje ndërtimi nga bashkia, që nuk po i jepet, me arsyetimin, se Ministria e Bujqësisë për rastet kur është tokë-truall dhe nuk respektohen distancat.
“Një fermer i zonës me certifikatë pronësimi të fermerit me një fermë të vogël. Duke menduar për të zgjeruar biznesin kam aplikuar në Bashkinë Mirditë për një pulari, për një rritje intensive të shpendëve për mish. Duke qenë se leja e zhvillimit mu aprovua vendosa që të aplikoj tek AZHBR-ja për këto grantet që japin 50% të investimit. Aty mu miratua një grant me 50% me 1 milionë e 500 mijë lekë të vjetra. Vij në Bashkinë e Mirditës, këta më thonë që nuk mund ta marre lejen e drejtimit sepse është zonë e kuqe. Më përmendin edhe disa distanca. Distancat janë të verifikueshme. Problemi tjetër që më nxjerrin është fakti se përse nuk është shprehur ministria. Këtu certifikata e pronësisë kalon automatikisht nga një tokë truall në certifikatë. Unë këtë objektin e kam me certifikatë pronësie. AZHBR më ka thënë që për 10 ditë duhet të nxjerrësh certifikatë e lejes së ndërtimit. Pasojat më të mëdha janë shpenzimet që kam bërë për aplikimin, këtu kam pasur 1500 pula. Të gjitha këto i kam hequr dhe këtë e kam mbyllur. Është e padrejtë për mua që të jem me të gjitha dokumentet dhe të mos me jepet leja e drejtimit”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.
“Stop” shkoi në Ministrinë e Bujqësisë, ku thonë se kështu veprohet edhe në bashkitë e tjera, kur ka toka truall, pasi aty ka ndërtesë dhe ministria shprehet vetëm për toka bujqësore.
Specialistja: Tani unë nuk e di, çfarë kërkojnë më ato. Çfarë duan më ato, se këtë nuk e kuptoj. Nuk e di pse i pengojnë këto.
Qytetari: Si funksionon në bashkitë e tjera?
Specialistja: Nuk japim përgjigje. Kur kemi tokë-truall, gjithmonë themi është në tokë-truall, nuk shprehemi, sepse vetë VKM-ja jonë, është për tokë bujqësore, duke filluar që nga ligji. Ne shprehemi vetëm për tokën bujqësore. Te ndryshimi, që kemi bërë të ligji 87/52 në tokat bujqësore të të gjithë kategorive të bonitetit, lejohen ndërtime me karakter bujqësor edhe blegtoral dhe VKM-ja 283, që ka dalë në funksion të atij ligji, është për tokën bujqësore.
Qytetari: Po pse s’e miratojnë ata?
Specialistja: Po nuk e di ore dhe këto dhe le… Ore s’doni me ia miratu vetë,-i thashë. Ore zbatoni 408-tën, ose shikoni ju parametrat,- i thashë. Kam fol në telefon ishte dhe kryetari i bashkisë, e sqarova.
Qytetari: Edhe ç’a tha?
Specialistja: Jo po ka zona atje, ore ti zonat nuk i ke, s’po banohen. Ç’punë ke me zonat?! Se thonë “nuk plotëson largësinë nga zonat e banuara, që do bëhen”. Ti e ke bosh. E ke shpall zonë të banume, kur të bëhen atje, ky është i mirëqenë. Do ta marrësh. Nuk të prish punë. Ka humb grantin ore. Ore budall, s’do me ia dhënë nuk thua shyqyr, që e ka truall,- i thashë, se nuk po ma heq nga fondi i tokës bujqësore. Shiko ti planin vendor,-i thashë,- shiko parametrat, ça ke ti aty, ose zbatoje ti 283-shin, se këto (Bashkitë) po i zbatojnë të gjithë. Vetëm me këto ndodh kështu hë, nuk ka ndodh këtej poshtë. Lezha, Mirdita po e bëjnë këtë marifet.
“Stop” u takua me Drejtorin e Urbanistikës në Bashkinë e Mirditës, Julian Tusha, i cili këmbëngul, se në projektin e zotit Florenc Gjonaj, nuk respektohen distancat. Ai premtoi, të bënte matjet në terren, por nuk doli, ta bënte këtë.
Gazetarja: Mund ta di se përse nuk jepet leja?
Julian Tusha: Nuk i jepet sepse nuk është komform ligjit.
Gazetarja: Ju keni thënë që nuk jepet leja sepse Ministria nuk është shprehur. Ministria nuk shprehet për atë, dhe ministria ka thënë që nuk shprehet.
Julian Tusha: Fakti kryesor është që plan-vendosja e objektit të zotërisë nuk është në distancën e duhur, larg zonës së banuar. Distanca e lejuar është 400 metra nga zona e banuar, ai e ka 20 metra.
Gazetarja: Nuk është e vërtetë që nuk e ka në distancat e duhura. A shkojmë bashkë që të bëjmë matjet?
Julian Tusha: Po shkojmë! Fike kamerën dhe shkojmë e shikojmë. Nuk do të ndjek unë intervistat tuaja për leverdinë tuaj.
Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi shprehet se ai konsultohet me specialistët dhe i është thënë, se nuk respektohen distancat. Madje Mëlyshi thotë se ka dashur një mendim të specializuar nga Ministria e Bujqësisë, por kjo ministri nuk është shprehur.
“Normalisht që unë marr konsultat me punonjësit e mi, me urbanistikën, specialistë dhe inxhinierë. E para nuk është vetëm për një ndërtesë e ndërtuar aty apo jo, plani i përgjithshëm vendor aty ka qenë zonë banimi. Kemi qenë atje, e njohim me detaje. Është zonë zhvillimi në kufij të pronës së qytetarit, që do të thotë se një qytetar tjetër ka të drejtë që të kërkojë të ndërtojë banesë. Problemi është që nga pika ku do të ndërtohet objekti me qendrën e fshatit është një distancë që ligji përcakton të jetë 400-500 metra. Në fakt aty nga qendra e fshatit është 200 metra. Kanë shkuar inxhinierët disa herë. Nëse punonjësit e mi, nëse nuk kanë vepruar drejt do të mbajnë përgjegjësi ligjore, ata dhe unë bashkë me ta. Veprimtarinë e tyre do ta ndërtoj duke sjellë një grup tjetër, që të jenë njohës të mirë të fushës dhe të japin një mendim prej specialisti”, tha kryebashkiaku Albert Mëlyshi.
Sipas kryebashkiakut, nëse do të ketë shkelje, do të merren masa. Por nga ana tjetër afati për grantin e qytetarit, po përfundon./tvklan.al
CNA ka sjellë një tjetër fakt për prokurorin e SPAK-ut, Dr...
Blendi Gonxhja nuk është një personazh i panjohur në polit...
VELIAJ KAPET NË FLAGRANCË Erion Veliaj, me një vendim...
Erion Veliaj është kapur mat nga Gjykata Administrativ...
Kompania “One”, një kompani telefonike mobile, jep një shu...
Gjykata Administrative e Apelit ka fundosur edhe më sh...
Telashet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të mbaruar...
Emisioni investigativ "Plug" solli fakte të reja për aferë...
Një tjetër “qiell-gërvishtëse” me 19 kate është projektuar...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish në një skand...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka ngritur alarmin se si p...
Pretendimet e qytetarit denoncues, lidhur me pronën në zon...
Një qytetar nga Tirana, tregon në emisionin “Stop” në Tv K...
Jemi në Berat, pasi taksisti Flamur Dodoveci, tregon, se ë...
Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emi...
Fatkeqësisht dhe Policia e Shtetit mund të bëjë një gj...
Të tjera skandale kanë nxjerrë zbuluar drejtorin e Përgjit...
Të tjera fakte skandaloze përmban letra e efektivëve të Ga...
Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në red...
Kreu i dorëhequr i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ësht...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...