
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksion dhe përllogaritje ekspertësh që fillonte me një kontratë koncesionare prej 300 milionë eurosh për ndërtimin e një inceneratori, ku u paguan gati 60-70 milionë euro nga shteti shqiptar dhe vazhdojnë të paguhen ende nëpërmjet Bashkisë Tiranës për një incenerator që nuk ekziston dhe nuk u ndërtua kurrë.
Një kontratë skandaloze koncesionare, një aferë e pastër që vit pas viti tregoi se dy instrumente afër qeverisë si Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto fshiheshin pas kompanisë “Integrated Energy” në Holandë, tashmë e quajtur “Geogenix”. Kjo është pjesa e parë, inceneratori.
Ka filluar një hetim, një hetim që zgjat e zgjat, male me dokumente të çuara nga opozita, nga politika, nga mediat dhe prokurori Dritan Prençi, që çuditërisht jo vetëm po ecën ngadalë, por ende nuk kemi dëgjuar të thotë se ka marrë në hetim Erion Veliajn, të ketë ngritur akuzë ndaj këtij të fundit.
Pra, me Dritan Prençin, zërat që qarkullojnë në këtë qytet gjithmonë janë vlerësuar si thashetheme, por duke parë mosveprimet e këtij të fundit dhe mosmarrjen ende të Erion Veliajt nën akuzë për inceneratorin e Tiranës, dyshimet thellohen. Askush nuk mund të vërë “dorën në zjarr”.

Nga ana tjetër janë dherat… Dherat janë një aferë qindra miliona euro që ka prekur biznesin, që ka prekur qytetarët e Tiranës, është një kontratë me firmën e drejtorëve të bashkisë, me vulën e bashkisë për të cilën ka qenë në dijeni edhe Erion Veliaj, dhe pikërisht kjo kontratë, veprimet dhe mosveprimet e kryebashkiakut të Tiranës, dokumenti miratues firmosur prej Veliajt, marrëdhëniet e tij, sjellja si pronar faktik i inceneratorit, duhej ta kishin çuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës, zotin Erion Veliaj përballë akuzës në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, por Dritan Prençi ende nuk e ka bërë këtë veprim.
Duke e bërë edhe më të besueshme zërat se ai mund të jetë takuar në një ambient në periferi të Tiranës shumë muaj më parë me Erion Veliajn, apo se kontrollohet nga një biznesmen nga më të mëdhenjtë në vend i cili ndërhyn për llogari të kryebashkiakut të Tiranës dhe prokurori e zgjat dosjen ngadalë e ngadalë derisa Altin Dumanit t’i mbarojë mandati si kreu i SPAK dhe të ketë një vullnet më të zbutur të institucionit përballë drejtësisë dhe korrupsionit.

Erion Veliaj, mund të hetohet për pasurinë dhe SPAK mund të zbulojë ashtu siç ka mundur të gjejë dhjetëra e dhjetëra fakte, shpenzime, para të pajustifikuara etj…
Por, firma mbi një kontratë koncesionare, drejtorët që firmosin dherat, kryebashkaku që miraton në parim pa mbledhur Këshillin Bashkiak, aktivitetet e tjera, vendosja e instalacioneve nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa të inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, janë fakte dhe prova që Dritan Prençi nuk i mbyll dot, nuk i mbulon dot, thjesht dhe vetëm do të zgjasë agoninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës që nga një fund i dhimbshëm të ketë një dhimbje pa fund. /CNA
Opozita ishte e para që i hodhi dorashkën e sfidës maxhora...
Sot gjatë të gjithë ditës, me orë të zgjatura, ka pasu...
Dje u shpërnda një njoftim nga Taulant Zeneli me cilës...
Kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim për 4 akuza penale...
Në vend të prologut... Ferdinand Samarxhi Nderi i Kombit...
Lulzim Basha javën e shkuar ka bërë blerjen e jetës! Ka bl...
Dje në mbrëmje të gjithë shqiptarët panë më në fund tr...
Erion Veliaj është në kërkim të Nesti Angonit! Hipotezat s...
Është e turpshme ajo që ndodh me opozitën. Përdorimi i...
Erion Veliaj ka hequr xhupat e shtrenjtë kur shfaqet n...
Ditët e fundit një ngjarje ka marrë dhenë, ndalimi i M.M, ...
Kryebashkiaku i Tiranës ende në detyrë, Erion Veliaj, ...
Elvi Fundo Djali i ish-kryeministrit të diktaturës Me...
Sapo ka hyrë viti i ri 2025, me dimrin që pason dhjeto...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është nën hetim nga SPAK-u ...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit mediat...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij mediatike të fun...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, vendosi n...
Sot SPAK-u me një njoftim zyrtar saktësoi se ka fillua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...