Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Ditët e fundit një ngjarje ka marrë dhenë, ndalimi i M.M, djalit të biznesmenit S.M. Disa media anonime, gazeta, kanë abuzuar, shpifur, fyer, kanë mashtruar e tashmë nuk po ndalen në një rast që është edhe më kriminal, më i dhimbshëm, vuajtjet e dhimbjet e policit Azbi Spahiu dhe familjarëve të tij, e atyre që dinë të vërtetën e ngjarjes.
Si M.M. djem të rinj që ndoshta gabojnë në shoqërinë e miqve dhe shokëve e teprojnë me alkool, një apo dy gota më shumë. Apo edhe pa përdorur alkool fare dhe bëjnë një aksident që është fatkeqësi për këdo dhe nuk i urohet askujt, shkojnë dhe marrin përgjegjësinë para ligjit. Kështu ndodhi edhe me djalin e biznesmenit shqiptar.
U ndalua nga policia, u shoqërua në komisariat, qëndroi për gati 48 orë me masë arresti derisa çështja shkoi në Prokurori, u ndoq procedura ligjore dhe gjithçka dhe vetëm në zbatim të ligjit. Në rast se do kishte hyrë biznesmeni apo do të ndodhnin tarafet, diçka tjetër do të kishte ndodhur, askush nuk do ta kishte mbajtur aq orë, as do ta kishin arrestuar, as do të kishte procedim penal, as akuza, as gjë prej gjëje.
Në fakt, raste si ky i M.M ndodhin përditë Shqipëri, disa me të drejtë apo të padrejtë edhe procedohen se ka edhe nga ata që rëndohen me qëllim. Rëndohen nga oficerë policie të korruptuar, rëndohen nga drejtues komisariatesh të korruptuar, të cilët duan llokmën e tyre, duan avokatin atje, duan të bëjnë pazarin për të mbyllur letrat. Kjo ndodh përditë, ndodh nën hundën e Ilir Prodës. Ndodh çdo ditë.
Ka ndodhur një ngjarje e dhimbshme. Oficeri i policisë, Azbi Spahiu, raportohet se është hedhur nga ballkoni, ka qenë aksident apo ka pasur probleme familjare, apo është hedhur nga depresioni apo diçka tjetër.
Këto do ta marrim vesh pasi ai të shërohet, dhe urojmë që Zoti t’i japë jetë e shëndet të gjatë. Sepse shumë media po thonë se u hodh sepse arrestoi djalin e S.M., por sa të tjerë ka proceduar më parë? Po ndonjë problem familjar apo rrethana të tjera që nuk i dimë?
Ndaj dhe duhet të presim pak për të mësuar të vërtetën e madhe, por ajo që dihet është një detaj.
Oficeri ka folur me familjarët se ka pasur një presion nga eprorët e tij për të arrestuar dhe mbajtur sa më gjatë në qeli djalin e biznesmenit. Mos vallë janë eprorët e policisë që kanë shkaktuar depresionin ndaj vartësit të tyre, Azbi Spahiu?
Mos vallë drejtuesit e komisariatit numër një apo drejtuesit e qarkullimit rrugor kanë kërkuar nga kolegu i tyre Azbi Spahiu, të shkelë ligjin?
T’i mbajë dokumentet me orë të tëra dhe të mos i dërgojë në prokurori kur në raste të ngjashme sapo procedon policia dokumentet, pasi përfundon procedimi policor dokumentet merren nga OPGJ dhe çohen në Prokurori.
Janë mbajtur dokumentet më shumë se 36 orë pa asnjë arsye, megjithëse ligji ka afat, por procedurat zakonisht në polici bëhen shumë shpejt. Bëhet procedimi, mbyllen letrat, personi shkon në arrest, letrat shkojnë në Prokurori, Prokuroria i çon në Gjykatë ose vendos prokurori në rastet siç e përcakton ligji.
Por, në këtë rast dokumentet janë mbajtur nga oficeri i policisë, i cili është dhunuar dhe këtë duhet ta hetojë AMP-ja, këtë duhet ta hetojë ndoshta edhe SPAK-u. Është dhunuar nga eprorët e tij për të mbajtur letrat. I është kërkuar të vonojë procedurat dhe në dijeni ka qenë edhe drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Policisë së Shtetit. I kërkohej një polici, një oficeri OPGJ-je që të mbante dokumentet e një të riu dhe të vononte procedurat.
Për çfarë arsye? Gjobë ndaj biznesmenit, inate personale të drejtorit të Përgjithshëm të policisë me biznesmenin? Çfarë? Ku qëndron e vërteta?
Sot kemi një të ri të traumatizuar dhe të dhunuar nga policia duke e mbajtur në qeli dhe duke i vonuar dokumentet për një procedurë praktike dhe krejt normale. Ai për gabimin e tij do të mbajë përgjegjësi para ligjit pa asnjë diskutim, por mbajtja me orë të gjata dhe vonesa e dokumenteve flet jo pak.
Kemi një polic të shtrirë në spital në krevat, të dhunuar nga eprorët, në depresion. Kush mban përgjegjësi? Djali i biznesmenit, biznesmeni apo eprorët e policisë së shtetit, të cilët e trajtuan si ushtar kolegun e tyre?
Pse? Sepse Proda ka disa grada, mund t’i ketë ato grada, por ka edhe telefonin në SPAK, atë që ia kanë sekuestruar, por që flitet se e kishte ndryshuar tri apo katër ditë më parë.
Ky është një rast tepër flagrant që duhet hetuar për të ndalur gjobat, shantazhet, kërcënimet e eprorëve të Policisë së Shtetit ndaj biznesmenëve për të nxjerrë të vërtetën në pah dhe për të ndalur mashtrimet publike që bëhen në media anonime, në stane gjobaxhinjsh, që përdoren dhe keqpërdoren edhe nga struktura të caktuara të Policisë së Shtetit. /CNA
Kryebashkiaku i Tiranës ende në detyrë, Erion Veliaj, ...
Elvi Fundo Djali i ish-kryeministrit të diktaturës Me...
Sapo ka hyrë viti i ri 2025, me dimrin që pason dhjeto...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është nën hetim nga SPAK-u ...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit mediat...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij mediatike të fun...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, vendosi n...
Sot SPAK-u me një njoftim zyrtar saktësoi se ka fillua...
Kryebashkiaku i Tiranës sot u paraqit në SPAK për herë...
Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme...
Dy ditë më parë nxorëm një shkrim me disa materiale të për...
Në disa dalje mediatike të javëve të fundit, Lulzim Ba...
Pasuria e Altin Dumanit shpesh tentohet të kthehet në një ...
Demokracia ka disa rregulla të pashkruara, disa rregul...
Titulli i kalorësit antikorrupsion kësaj radhe gjeti mbësh...
Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai...
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...