Lidh qenushët Llapaj i Veliajt
Dy ditë më parë nxorëm një shkrim me disa materiale të për...

Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut dhe Nertila Kokës. Unë bëja pjesë tek “grupi i Parashqevisë”. Pas ’90-ës, Parashqevija dhe Nertila ndoqën jetën e tyre, duke mos qenë më prezent në skenën e këngës, ndërsa ne mund të adhuronim edhe këngëtarë e grupe të huaja…
Parashqevia na u rikthye “dhunshëm” në vëmendje, jo me artin e asaj, por me jetën e saj dhe, jo me dëshirën e saj, por me imponimin e të tjerëve.
U bënë të gjitha bashkë: Kurioziteti për këngëtaren që shumëkush e kishte në memorje me sharmin dhe talentin e saj, media online e etur për klikime me titujt “joshës”, mëshira për “yllin që kishte përfunduar rrugëve duke lypur”, ironia, bullizimi, adhurimi, humori i zi… Nuk mungonin në këtë parashqevimani as tituj lajmesh të tipit: “Sikoni se ku ka degraduar këngëtarja e famshme Parashqevi Simaku”. U nxorrën nga sepetet e arkivit intevista e shkrime, me rrëfime dhe aludime të kolegëve për dashnorët e Parashqevisë…

Në fakt çfarë i ka ndodhur Parashqevisë?
I ka ndodhur ajo që mund t'i ndodhë gjithkujt. Ajo iku në Amerikë me një ëndërr, por ëndrrat jo gjithmonë realizohen. Jeta i mori jo për mirë dhe ajo vendosi ta jetojë atë siç mundi, ku mundi dhe pa i rënë kujt më qafë, në asnjë lloj forme. Pa asnjë lloj interesi, ne këtu dinim që Parashqevia është në SHBA dhe nuk po bën jetë arti. Kaq, të tjerat nuk kishin interes.
Nuk di ende të them nëse “rikthimi” i saj në vemendjen publike ishte një skenar PR (jo për llogari të Parashqevisë, kuptohet), ishte një dëshirë për ta ndihmuar vërtet (por që doli jashtë kontrollit) apo thjeshtë një mjet për të bërë “lajm” dhe marrë klikime… Por reagimi që prodhoi ishte vërtet i jashtëzakonshëm, në përmasat e një fenomeni social. Mania për të rishpërndarë videon që tregonte se “ku kishte përfunduar Parashqevia” u shndërrua në një lloj dhune verbale. Edhë ata që e mëshironin, mëshirën e shprehnin publikisht shoqëruar me videon e pamëshirshme. Ishte si ti kërkosh falje dikujt pse i ke publikuar një foto të padëshiruar, dhe tekstin e faljes ta shoqërosh me të njëjtën foto.
Por në mesin e kësaj zallamahie online, kur shumëkush mund të ketë parë “imazhin e shëmtuar të një shoqërie”, unë pashë një shoqëri që qëndronte më lart se një pushtet, siç është media. Etja për audiencë (klikime) dëshmoi se nuk njeh as parime, as kod etike, as mëshirë.

Në mesin e turmave që garonin të merrnin pjesë në këtë kuvendim të llahtarshëm për jetën e një njeriu, pa e pyetur fare atë, pashë njerëz që evokuan kohët e arta të këngëtares. Rikthyen këngët e saj si një kundërpeshë ndaj “diskreditimit” publik që po i bëhej. Parë në këtë kenvështrim, ishte një fenomen për tu analizuar nga specialistët e komunikimit publik.
Jeta të vë para sprovave. Mund të detyrohesh të shesësh shtëpinë, nëse ta lyp nevoja. Mund te jesh “dikush” dhe detyrohesh të punosh edhe “punë të rëndomta”, edhe pse unë mendoj se punë të rondomtë nuk ka. Nëse jeta të vë për poshtë, të tjetërson, ajo nuk ka mëshirë. Por ajo nuk ta merr as emrin e mirë, as faqen e as integritetin. Ai që është i varfër nuk është pa dinjitet.
Dhe këtu, më shumë se sa fati, ai që ta vë shkelmin në fyt, është ai që gajaset me fatin tënd. Ai që thotë: Ja si ka përfunduar!
Ai që ta zë frymën, është ai që salçiçet e ndihmës që të jep, më parë t'i var në qafë dhe të filmon, për tia hedhur videot turmës së uritur të mediave.
Kjo histeri tregoi se edhe fatkeqësinë duhet ta ruash për vete, pasi edhe vdekja e dikujt shërben si ushqim për dikë tjetër.
Ndërsa sa për Parashqevinë, ajo e fitoi “debatin”, pasi këngët e saj u rikthyen sërish në vëmendje, për të na kujtuar madhështinë e saj si këngëtare dhe për të na treguar se ne nuk i detyrohemi mëshirë Parashqevisë, por i detyrohemi ta paguajnë për këngët që ka kënduar e na ka argëtuar (sipas të drejtës së autorit, meqë jemi në ekonomi tregu).
Dy ditë më parë nxorëm një shkrim me disa materiale të për...
Në disa dalje mediatike të javëve të fundit, Lulzim Ba...
Pasuria e Altin Dumanit shpesh tentohet të kthehet në një ...
Demokracia ka disa rregulla të pashkruara, disa rregul...
Titulli i kalorësit antikorrupsion kësaj radhe gjeti mbësh...
Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai...
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga ç...
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...