web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lidh qenushët Llapaj i Veliajt

16 Dhjetor 2024, 09:27, Editorial CNA

Lidh qenushët Llapaj i Veliajt

Dy ditë më parë nxorëm një shkrim me disa materiale të përmbledhura nga të gjitha aktivitetet e bëra publike nga vetë Adriatik Llapaj.

Një aktivist i kthyer në një politikan tashmë, dikur një ushtar i Kreshnik Spahiut, tashmë Llapaj i Erion Veliajt për të nxitur një opozitë false.

CNA nuk bëri asgjë magjike, thjesht dhe vetëm mblodhi aktivitetet që janë me dhjetëra dhe tha cili është burimi i këtyre parave.

Qindra fluturime, hotele, rezervime, njerëz që ushqehen, cili është burimi i financimit të tyre.

U shqetësuan zagarët e Llapës së Veliajt dhe njësoj si zdromsi i bashkisë nuk pranojnë të japin llogari kur një media, pa asnjë shpifje, pa asnjë fyerje raporton dhe thotë me çfarë parash shkoni në Amerikë, në Dusseldorf, në Londër.

Lidh qenushët Llapaj i Veliajt

Lidh qenushët Llapaj i Veliajt

Me çfarë e keni shëtitur Europën?

Ato përrallat me 50 euro duhet t’ia tregojnë dikujt tjetër, jo medias apo shqiptarëve dhe gjithashtu një tufë hienash bashkëngjitur Llapës së Veliajt filluan sulmet, sharjet, fyerjet dhe shpifjet kundrejt CNA-së. (LEXO KETU)

Njëherë media e Saliut, njëherë media e Ramës, të blerë, të shitur, reagoi dhe vetë Llapa e Erion Veliajt, Adriatiku, i cili na ishte shqetësuar shumë, bashkë me një grup qenushësh, të cilëve nuk po u përgjigjemi me të njëjtën gjuhë, por po tregojmë sërish etikë se çfarë kanë komentuar dhe çfarë fjalësh kanë përdorur i keni te komentet në rrjetet sociale, si një tufë çakejsh dhe hienash që duan të shqyejnë kërmën e tyre.

Lidh qenushët Llapaj i Veliajt

Lidh qenushët Llapaj i Veliajt

Lidh qenushët Llapaj i Veliajt

Por, ata që mendojnë se mund të vijnë në politikë me një formë të tillë, më të pështirë se ata të vjetrit që janë sot, ata që s’duan të japin llogari tani në opozitë, të vetëquajturit opozitarë, se janë thjesht dhe vetëm instrument i zdromsit, Llapaj i kryebashkiakut të Tiranës, imagjino se çfarë mund të bëjnë po të vijnë në pushtet, megjithëse kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.

Llapaj i Veliajt është një mercenar i përkohshëm dhe asgjë më shumë se kaq.

Por një kërkesë kemi për të dhe çdo llapist tjetër i kryebashkiakut të Tiranës lidh qenushët e tu të tredhur se nuk ndalemi në misionin tonë për të thënë të vërtetën, qofsh ti apo kushdo tjetër.

Kështu ka ndodhur me inceneratorët, dosjen “5D” dhe me dhjetëra investigime që ka bërë CNA, jo më tepër të stepet përballë qenushëve të tredhur të Llapës së Veliajt./ CNA





10:20 Editorial

Lotët e Lulit

Në disa dalje mediatike të javëve të fundit, Lulzim Ba...

Lajmet e fundit nga