Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Titulli i kalorësit antikorrupsion kësaj radhe gjeti mbështetjen e gjithë opinionit publik.
Ndryshe nga kalorësi “Dvorani", i pompuar nga Kryeministri Rama edhe mbi sajesa dhe citime false vendimesh, ku Dvorani paskësh votuar për dënimin e Ilir Metës, kësaj radhe askush nuk e pati të vështirë të gërmojë për të gjetur vendime dhe akte të vërteta antikorrupsion të nxjerra nga Altin Dumani.
Aktet, gjestet dhe vendimet e Altin Dumanit nuk kishin nevojë për retushim, ndaj opinioni publik është i qartë, mbështet dhe nuk habitet siç u habit për Dvoranin.
Ardian Dvorani nuk ka votuar për fajësinë e Ilir Metës. Ka votuar në minorancë për një version të ndryshëm të pafajësisë së Ilir Metës. Versioni i Dvoranit për pafajësinë e Ilir Metës ishte i ndryshëm nga versioni i pjesës tjetër të anëtarëve të trupit gjykues. Mund të thuhet që Dvorani në atë rast, për të dalë në opinion minorance, e ka vrarë mendjen më shumë se të tjerët për ta cilësuar Ilir Metën si të pafajshëm. Dhe kjo nuk e bën kalorës të antikorrupsionit, por më të zellshëm se të tjerët për të mbrojtur Ilir Metën.
Vendimi i pafajësisë për Ilir Metën është marrë me unanimitet votash, përfshirë votën e këtij kalorësit të pompuar nga Rama dhe mediat e majta.
Ndryshe nga ai rast aksidental, për Altin Dumanin nuk ka habi dhe shpallja e tij nga zyrtari amerikan si njeriu antikorrupsion i Shqipërisë, i cili është i gjithëpranuar nga shqiptarët.
Sot sa herë që dikush hap temën e luftës kundër korrupsionit, çdokujt i shkon mendja tek akronimet “SPAK” dhe tek emri Altin Dumani.
Megjithëse pak ditë më parë Fatmir Xhafaj siguroi edhe 500 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit për një skenar antikorrupsioni që ai e ka në kokë dhe nuk e tregon se cili qenkësh, sot askush nuk e përmend dot Fatmir Xhafajn si njeriun që mund të imagjinohet se luftuaka korrupsionin.
Nëse do t’i kishte kërkuar ato 500.000 euro nga shqiptarët, do të kishte siguruar zero euro.Askush nuk mendon se Fatmirin nuk po e zë gjumi se ndien erë korrupsioni në administratë. Aq më pak kur për këtë si fillim kërkon një 500-mijëshe!
Çdo gazetar që niset të shkruajë për dënime dhe akuza kundër korrupsionit, referohet dhe kërkon referenca që kanë lidhje me një emër: Altin Dumani.
Çdo qytetar që ka një hall që i është shkaktuar nga veprime korruptive të zyrtarëve, mendon një emër: Altin Dumani.
Çdo zyrtar që është ndeshur me korrupsionin e shefave apo kolegëve kur shtrëngon nofullat i shkon në mendje një emër: Altin Dumani. (LEXO KETU)

Askush nuk beson se ky Fatmir Xhafaj i 500-mijëshes do t’i zgjidhë hallet që kanë shqiptarët me korrupsionin.
Fatmiri mund të harxhojë me sukses ato 500.000 euro, por ai nuk ka për t'u përmendur ndonjëherë si i ndershmi që luftoi korrupsionin. Korrupsioni luftohet me zemër jo me 500-mijëshe!
Dhe Fatmir Xhafaj ka më shumë sesa një hall të lidhur me kriminalitetin dhe korrupsionin në familjen e tij.
Dhe meqë jemi te titujt, përfaqësuesi amerikan as nuk e llogariti fare Fatmir Xhafajn si baba të reformave antikorrupsion. Fatmir Xhafaj mburret edhe si baba i reformës në drejtësi, por për ata që kanë sy, veshë dhe zemër, kur mendojnë antikorrupsionin, mendojnë Altin Dumanin.
Edhe kur flasin dhe ëndërrojnë në anglisht!
Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai...
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga ç...
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...