
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën e Çlirimit, por të dyja palët pranojnë se Shqipëria ka një çlirim, një datë. Pranojnë që ka pasur disa burra patriotë, nacionalistë, edhe komunistë, dikush dhe i përdor, të cilët kanë marrë pushkët dhe i kanë shkrehur ato kundër armikut. Dhe, shqiptarët kanë luftuar, kanë luftuar ndër shekuj.
Data e çlirimit është një debat shterpë. Është 28 apo është 29, e sollën komunistët apo ballistët, e bënë zogistët, iku dikush, erdhi dikush tjetër.
Në fakt, pas datës së çlirimit, Shqipëria përfundoi në një diktaturë. Diktaturë kriminale të dhimbshme të vuajtur, që la dhjetëra mijëra apo qindra mijëra viktima, të internuar, të burgosur, të pushkatuar.
Në fakt, përtej debatit se sa dëshmorë kishim, 28 mijë apo më pak, sa pushkë janë shkrehur, në cilën datë iku gjermani i fundit e të tjerë, e rëndësishme është që shqiptarët kanë luftuar dhe kanë shkrehur armët e tyre kundër nazi-fashizmit, qoftë nga larg, qoftë nga afër.
Ka pasur patriotë ndër shekuj që e kanë dashur shumë vendin.
A ka nevojë sot Shqipëria realisht për një çlirim të dytë? Një çlirim i dytë nga makthet dhe pasojat që i shkakton krimi dhe korrupsioni.
Shqipëria sot ka nevojë për një çlirim të dytë sepse ka dy plagë, të cilat janë më të mëdha se armiku më i madh që ka pasur kombi shqiptar.
Diku pjesë-pjesë Shqipëria e fitoi pavarësinë e saj. Më pas u çlirua nga okupatorët, por tani është e uzurpuar nga një klasë politike e vjetër, me mentalitet të vjetër dhe ka pjesë të saj një klasë politike të re, por me mentalitet të vjetër dhe duket se nuk ka shpresë.
Një klasë politike e korruptuar, e kapur, e keqpërdorur dhe nga ana tjetër krimi që lulëzon i ka marrë frymën vendit, që me ngjarjet e fundit të zbardhura në këto dy vite nga SPAK-u dhe grupet kriminale me “Sky Ecc”, “Encrochat”, me vrasjet del se grupet shqiptare janë në majë të krimit, jo vetëm në vendin tonë, por tashmë janë dorë e parë e trafiqeve ndërkombëtare të drogës e pasojave që vijnë prej saj.
Shqipëria ka nevojë për një çlirim të dytë që në fakt e kanë filluar atje në SPAK nën drejtimin e një prokurori të hekurt, i cili nuk është ndalur përballë shantazheve, kërcënimeve dhe presioneve që i bëhen çdo ditë.
Për një betejë që Altin Dumani po e bën me krimin, me korrupsionin, bashkë me shumë kolegë të tjerë në SPAK, djem me moral, me kurajë dhe me karakter të fortë që po përballen me çmontimin e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Por ajo që po ndodh është se krimi dhe korrupsioni po vazhdojnë.
Por nuk mjafton. Një çlirim i dytë duhet të vijë nga vetë shqiptarët, nga reagimi i tyre, nga tërheqja zvarrë e kastës politike dhe hedhja në kosh të plehrave, nga bashkëpunimi për të luftuar krimin nga nevoja për t’u edukuar dhe kulturuar, për t’i dhënë Shqipërisë shkëlqimin që meriton për të mos pasur një vend të bukur vetëm nga natyra, por dhe një vend të bukur nga njerëzit e lirë dhe të vërtetë, që nuk bashkohen me krimin dhe që largojnë korrupsionin.
Rëndësi nuk kanë datat apo ditët. Rëndësi kanë veprat dhe luftëbeteja për datën e çlirimit midis palëve politike është shterpë, ndaj dhe sa më pak të merren me datat dhe sa më shumë të merren me çlirimin e vendit, nevojën që ka ai sot për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Nuk duhet të kemi vetëm një vend të bukur nga natyra, por edhe një vend të zbukuruar nga njerëzit, vlerat që ata kanë, parimet që mbajnë dhe betejat që bëjnë./ CNA
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...