Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekonominë dhe Financat, zhbllokoi procesin e raportimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Më në fund Komisioni "Shalsi", futi në rend të ditës miratimin e projekt-rezolutës "për Veprimtarinë e KLSH-së gjatë vitit 2023 dhe rekomandimet për vitin 2024".
Ajo që është qesharake si fillim, është shqyrtimi (rekomandinet nuk janë miratuar ende në Seancë Plenare), në mes të tetorit 2024, të rekomandimeve për vitin 2024.

Nëse Shalsi & Co, të Komisionit të Ekonomisë, arrijnë t’i miratojnë rekomandimet brenda tetorit, ato rekomandime më mirë t’i quajnë "për periudhën nëntor-dhjetor 2024", sesa "për vitin 2024".
Beteja kundër KLSH-së u stis nga Shef Shalsi në koordinim me Fatmir Xhafajn.
Nuk është i rastësishëm protagonizmi i Erion Braçes në seancën e diskutimit të draft-rezolutës për KLSH-në.
Ligji me të cilin funksionon KLSH-ja është hartuar me protagonizmin e Erjon Braçes. Transparenca e KLSH-së dhe metoda e miratimit të planeve të auditimit, të grupeve të auditimit, etj., që në ditën e parë të aplikimit të ligjit e deri më sot, janë të njëjtat.
Në 15 vjet nuk ka pasur probleme Kuvendi me transparencën e KLSH-së.
Këtu mund të shtohet edhe fakti se vlerësimi transparencës së organeve të administrimit publik, nuk bëhet nga Kuvendi, por nga Komisioneri Shtetëror përkatës që mbikëqyr të drejtën e informimit.
Edhe vetë Kuvendi vlerësohet nga ai institucion për nivelin e transparencës.
Në këtë kuptim, Shalsi, Braçja dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të bëjnë vlerësime kryesisht, por duhet tu ishin referuar vleresime të Komisionerit që ka tagrin ligjor për vlerësim të nivelit të transparences. (Lexo këtu)
Me sa duket presioni ka dhënë frytet e veta, ndaj tani administratorët e maxhorancës kanë shpikur këtë rekomandimin e nevojës për transparencë për të dale faqebardhë nga beteja false kundra KLSH.

Në fund të seancës u votua për ndryshimet e propozuara nga kryetari i komisionit, Eduart Shalsi, i mbështetur fort nga Erion Braçe.
Sipas draft-rezolutës së miratuar nga Shalsi-Braçe, KLSH-ja duhet të bëjë transparente kohëzgjatjen, planin dhe grupin e auditimit.
Mazhoranca në këtë draft-rezolutë beson se mund të vendosë kufij dhe kritere në mënyrën si do të kontrollohen institucionet publike.

Por kjo me gjasë është e pamundur. KLSH është institucion kushtetues dhe kufijtë dhe kriteret i burojnë nga Kushtetuta, ligji i vet organik dhe parimet e auditimit publik, që janë standarde europiane jo Shalso-Braçjane. (Lexo këtu)
Edhe mes deputetëve të PS-së nuk u kuptua dot se çfarë po kërkohej me këtë kërkesën për transparencë!
Pranvera Resulaj psh, deputete e PS-së tha: "Kemi vënë re që në faqen zyrtare janë publike auditimet, audituesit, periudhat. Çfarë duhet të publikohet që në nisje se nuk jam shumë e qartë?"

Përpjekja e Braçes për t’i "shpjeguar" rekomandimin, nuk duhet t'a ketë lënë shumë të sqaruar pranverën e shkretë.
Erion Braçe: "Ajo që ne po kërkojmë t’i caktojë vetë, t’i bëjë vetë ama t’i bëjë transparente. Për një auditim të caktuar të ketë një proces të caktuar. Nuk mund të jetë thjesht dhe vetëm vullneti im personal, që unë do caktoj Erionin Frrokun dhe Albanin."
Me sa duket këtë Pranverën ose Braçja e mban për budallaçkë, ose ky është stili i menaxherëve të mazhorancës për t’i thënë ushtarëve "qepeni ju se këtë punë e dimë ne"./ CNA
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shu...
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialist...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...