Këlliçi analizon dokumentin/ Bashkia Tiranë nënshkroi kontratë me 5D për shkatërrimin e 13 pallateve
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...

Në republikat e bananeve nuk ka vend për institucione të pavarura. Mund të ndodhë ndonjë neglizhim rrugës, por një moment gjithkujt i vjen radha të futet në rreshtin e marionetave të tjera të pushtetit, që kontrollohen përmes ndonjë ish-deputeti të Partisë Socialiste, ndonjë ish-ministri të Partisë Socialiste apo ndonjë ish-sekretar në stafin e ngushtë të Edi Ramës. Pak a shumë kjo po ndodh me Kontrollin e Lartë të Shtetit, që për shumë vite socialistët e kishin lënë të funksionojë lirisht.
Drejtuesi i këtij institucioni, Arben Shehu e ka ndjerë presionin këto ditë, kur e thirrën disa herë rresht në Komisionin e Ekonomisë, me pretekstin e raportimit vjetor në parlament.
Të martën, ai u thirr për një masë largimi nga detyra, që ishte kërkuar për drejtoreshën e buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi. Kërkesa e llogarisë për drejtuesin e KLSH-së ishte e paprecedent.
Asnjëherë më parë, titullari i këtij institucioni nuk ishte vënë para një kërkese të tillë, për t’u shpjeguar për rastin specifik të një punonjësi shtetëror.
Kur opozita doli kundër presioneve që po i bëheshin Kontrollit të Lartë të Shtetit, Eduart Shalsi e quajti normale që parlamenti si organ suprem të ushtrojë kontrolle të tilla.
“Ju thoni që atë që bëni me institucionet e tjera, mos e bëj me kuvendin. Me cilin? Me organin suprem!” u shpreh Shalsi.
Në fakt, kjo ishte hera e katërt që Arben Shehu i KLSH paraqitej para Shalsit për raportim. Disa ditë më parë, ai pati një përplasje me socialistët kur lëshoi një lajm bombë për akulloret me lëndë kancerogjene, që ishin hedhur në tregun shqiptar dhe që sipas tij, mund të kishin ndikuar në shtimin e rasteve me kancer tek Onkologjiku.
Deklaratat e Shehut provokuan irritimin e socialistëve që e korrigjuan menjëherë. Por rasti shërbeu për të vënë në dukje pikërisht atë që ky institucion ka mbetur jashtë dirigjimit të pushtetit.
Në kërkesën që iu bë sot për të dhënë llogari për Mimoza Dhëmbin, kreu i KLSH refuzoi të përgjigjej. Arben Shehu tha se marrja në pyetje e tij krjonte precedentin që parlamenti ta thërriste për më shumë se 1500 punonjës të tjerë, që ishin gjetur në shkelje.
“Situata nuk ka lidhje me detyrimin e këtij momenti. Ne kemi dhënë një numër masash dhe do të ishte precedent i pabazë ligjerisht për të thirrur të gjithë punonjësit e administratës që kanë pretendime për një ballafaqim të pabazuar ligjërisht në komisionin e ekonomisë” tha Shehu.
Kjo nuk është hera e parë që mazhoranca ka probleme me Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Më herët, inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë hedhur dritë mbi disa nga aferat më të mëdha të korrupsionit, siç është rasti i inceneratorëve. Ishte raporti me 64 faqe i përgatitur për inceneratorin e Tiranës që vuri në dukje fillimisht se Erion Veliaj kishte tejkaluar kompetencat e tij duke dhënë miratimin për ngritjen e incenetarorit të Tiranës pa marë miratimin e domosdoshëm nga këshilli Bashkiak.
Në këtë raport u konsideruar një shkelje flagranti fakti që Bashkia e Tiranës vazhdonte prej vitit 2018 të paguajë kompaninë “Integrated Energy B.V SHPK”, për një shërbim që ajo nuk e ofronte. Në raportin e KLSH thuhej: “Që prej vitit 2018 deri aktualisht, Bashkia Tiranë dhe MIE janë duke paguar tarifën 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetejeve, për një shërbim ende të pakryer duke qenë se ndërtimi i inceneratorit ende nuk ka përfunduar”.
Gjithashtu grupi i auditimit vuri në dukje se nuk iu vu në dispozicion dhe nuk kishte parë asnjë dokument që të dëshmojë se tarifa 29 euro/ton të jetë nedociuar mes përfaqësuesve të bashkisë dhe atyre të koncesionarit duke hedhur dyshimin se ajo është vendosur sipas oreksit të privatit. Madje në konkluzionet e veta grupi i KLSH thekson me forcë se kjo shifër e lartë duhet të rishikohet për sa kohë që “Integratet Energy B.V SHPK” nuk ka filluar punë dhe nuk e bën djegjen e plehrave për të cilat paguhet.
Disa vite më vonë, skanimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit me inceneratorin e Tiranës doli i saktë. Sot nuk ekziston një incenerator, ndërsa dhjetëra miliona euro nuk dihet ku kanë përfunduar.
Thirrja 4 herë rresht në komisionin e ekonomisë nuk është një episod i rastësishëm. Socialistët do të ngrenë edhe një nënkomision, që do të merret vetëm me KLSH. Nisma është depozituar në kuvend.
Aty parashikohet shqyrtimi i raporteve të KLSH nga deputetët e PS, marrja në pyetje e inspektorëve të KLSH, madje edhe angazhimi me ekspertë privatë që të kontrollojnë KLSH.
Paradoksalisht do të ndodhë që mazhoranca në pushtet do të kontrollojë Kontrollin e Lartë të Shtetit, institucion që ka për detyrë të kontrollojë pushtetin e mazhorancës.
Lëvizja e qeverisë është një konfirmim për ankesat e kreut të SPAK, Altin Dumani. Duke folur për përpjekjet që po bëhen për të hetuar aferat e korrupsionit, Dumani tha se janë pakësuar denoncimet, auditet dhe materialet që shërbejnë si indicie për nisjen e hetimeve./ Lapsi.al
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Raporti përfundimtar që u miratua sot në Komisionin He...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
U shua sot Gëzim Çela i burgosuri politikë, piktori, q...
Komisioni Hetimor “Babale” ka përfunduar duke rrëzuar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngj...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për aferën e incene...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i PD-së Dorian Teliti, gj...
55 udhërrëfyes të rinj turistikë të certifikuar së fun...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij...
Pasditen e sotme është zhvilluar mbledhja e fundit e k...
Mazhoranca ka rrëzuar nismën e deputetes së PD-së Ina ...
Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka përfunduar dëshmin...
I braktisur nga të gjithë, u tradhtuar nga besnikët e ...
Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur ...
Mbledhja e Këshillit Bashkiak një ditë më parë ka përf...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle pas ...
Eurodeputetët e Demokracisë së Re (ND), Fredi Beleri d...
Sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...