web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi analizon dokumentin/ Bashkia Tiranë nënshkroi kontratë me 5D për shkatërrimin e 13 pallateve

23 Korrik 2024, 21:47, Aktualitet CNA
Këlliçi analizon dokumentin/ Bashkia Tiranë nënshkroi
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka analizuar dokumentin që ka dërguar një ditë më parë në SPAK, një kontratë e nënshkruar nga Bashkia Tiranë me kompaninë 5D për shkatërrimin e 13 pallateve në zona të ndryshme të Tiranës.

I ftuar në emisionin e Adi Krastës, Këlliçi ka bërë me dije se pasi u prishën pallatet, kompania 5D mori leje ndërtimi në sheshet e pallateve të shembura. Në dy prej këtyre shesheve me firmën e Veliajt, ‘5D’ merr leje për të ndërtuar pallate.

“Mariglen Qato i cili ështe drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në këtë moment, shkon me fadrona për të prishur pallatet dhe tenderin, punën publike për shembjen e këtyre pallateve e merr kompania e tij, ‘5D’ në atë moment ‘Vas Costrucsion’.Por nuk mbaron me kaq.

Hapen sheshet? Në dy prej këtyre shesheve me firmën e Veliajt, ‘5D’ merr leje për të ndërtuar pallate. Skemë vjedhje si kjo, është e padëgjuar.

Përtej çdo imagjinate dhe arrogancë, por me një garanci mesa duke që nuk do të kallëxoheshin kurrë dhe opozita nuk do ti denonconte opozita këto skandale.

Sot i ka ngelur sharra në gozhdë.

Ky dokument u bë publik dje, u dërgua në SPAK. Pyetja e thjeshtë që kam unë, kur arrin Belindi dhe grupi i ekspertëve në PD gjen këto dokumente, si mundet SPAK që ka në shërbim të plotë, policinë, tatimet, SHISH, shërbime partnere ndërkombëtare, si mundet këta që nuk i gjejnë këto dokumente.

Si mundet këta edhe sot 15 muaj pas kallëzimit për ‘5D’ nuk e dinë ende se kush është titulluari i autoritetit kontraktor.

Kemi kapur një grup të strukturuar kriminal në bashkinë e Tiranës, por SPAK është gati të arrestojë çdo punonjës të bashkisë së Tiranës, pa mbërritur tek koka e kësaj skeme”, u shpreh Belind Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga