Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Në janar të këtij viti, CNA filloi raportimet se një skenar kriminal kishte filluar të gatuhej në korridoret e mazhorancës. (Lexo këtu)
Në fakt, informacionet e para kanë ardhur që në shtator të vitit të shkuar, ku nga burime konfidenciale CNA mësoi se Erion Veliaj deklaronte në tryezat politike se kishte mundur që t’i mbushte mendjen kryeministrit Edi Rama për të bërë disa lëvizje të shpejta politike me komisione apo nënkomisione, për të goditur SPAK-un dhe institucionet e pavarura, të cilat i krijonin problem qeverisë apo Bashkisë së Tiranës.
Në atë kohë Veliaj kishte hall të shpëtonte drejtorët e tij. Komisionet morën kohën e tyre dhe tani ja ku jemi përballë këtij fakti, është ngritur Komisioni i Posaçëm Parlamentar me Fatmir Xhafajn, i braktisur totalisht nga ndërkombëtarët dhe opozita, ku enveristi i fundit vazhdon përsërit ato që ka në mendje dhe mendon se mund t’i kalojë me votat e opozitës. (Lexo këtu)

Megjithëse ka mbetur me një monolog shterpë, Fatmir Xhafaj ka një mision të qartë, të godasë SPAK-un, të thërrasë në Apel institucionin që po lufton korrupsionin. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër, po në atë kohë ne raportuam se ishte edhe Eduart Shalsi, i cili përgatiste terrenin për ngritjen e KPP-së dhe më pas do të ngrinte edhe ai nënkomision, shpikje për një institucion të pavarur kushtetues. (Lexo këtu)

Kur një institucion i pavarur kushtetues bën detyrën e tij, ai shkon para Parlamentit dhe raporton. Më pas, nëse gjatë kohës ka dhënë vendime të caktuara apo rekomandime, siç është rasti i KLSH-së, janë gjykatat të cilat ndajnë të drejtën e palëve, por nuk po ndodh kështu.
SPAK-ut i bëhet një KPP, KLSH-së i bëhet një Komision i Posaçëm dhe kërkohet të shikohet veprimtaria e këtij institucioni, duke argumentuar emërimin, shkarkimin apo rekomandimin për emra të caktuar.
Hyrja e Parlamentit në emra të caktuar apo në çështje individësh është një gafë fatale. Parlamenti nuk mund të merret me “e lagu, s’e lagu”. Pasi janë dhënë vendimet nga KLSH-ja ajo është çështje e gjykatës, por dardha e ka bishtin mbrapa. Ashtu siç e theksuam për SPAK-un, ashtu po goditet KLSH-ja.
Por pse e gjithë kjo luftë? A ka korrupsion në SPAK? A ka korrupsion në KLSH?
Në fakt, as SPAK-u dhe as KLSH-ja nuk kanë tenderë, nuk kanë buxhete, nuk kanë investime, nuk mbledhin të ardhura, nuk kanë tatime, nuk kanë dogana, nuk ndërtojnë rrugë, nuk bëjnë koncesione. Përkundrazi, KLSH-ja auditon në mënyrë administrative, ndërsa SPAK-u bën hetimet penale.

Pra, janë dy institucione, njëri apo tjetri, të lidhur ose jo, të cilët luftojnë korrupsionin. Kjo është detyra e tyre. KLSH i dërgon raportet në prokurori në rastet kur e vlerëson të arsyeshme siç e përcakton ligji, ndërsa SPAK-u fillon hetimet direkt edhe pa pasur raporte nga KLSH-ja, apo vetëm me indicie, sepse kështu e përcakton sërish ligji. (Lexo këtu)
Halli i qeverisë nuk janë lufta ndaj korrupsionit dhe integrimi në BE, por janë dy institucionet, të dyja të pavarura, të cilat nuk i kap dot dhe nuk i ka nën kontroll.
Prandaj lind pyetja: Kush e bën korrupsionin, e bëjnë SPAK-u dhe KLSH-ja apo e bën qeveria?

Në fakt, të dyja institucionet e pavarura janë për të luftuar korrupsionin në qeveri, jo vetëm në qeverisjen qendrore, por edhe në qeverisjen lokale, të cilat janë institucionet buxhetore që marrin miliona euro, miliarda lekë nga buxheti i shtetit për t’i mirëpërdorur, por në fakt i keqpërdorin.
Për këtë ekziston KLSH-ja dhe nga ana tjetër është edhe SPAK-u që bën hetimet penale për korrupsionin. Por të dyja institucionet tani po përballen me një betejë të tyre me Parlamentin, betejë e shpikur nga mazhoranca, me kërkesën e Erion Veliajt, flamurtar i së cilës është Fatmir Xhafaj. (Lexo këtu)
Ky i fundit është deputeti i dosjes “5D”, i cili ka dalë deputetet dhe ka shkuar në Parlament me mbështetjen e drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt. (Lexo këtu)

Në betejën e socialistëve është i përfshirë edhe Eduart Shalsi, idioti “i dobishëm” i socialistëve, i cili deklaronte se do të vidhte ndryshe, tani kërkon të hetojë të pahetueshmen. Pra, të marrë raportet e KLSH-së dhe t’i vlerësojë Parlamenti, kur në fakt vetëm gjykata dhe prokuroria mund t’i japin të drejtë apo t’i rrëzojnë. (Lexo këtu)
Jemi përballë faktit se instrumentet kryesore të hajdutërisë së pushtetit dhe vetë pushteti i hajdutëve po kërkojnë të luftojnë dy institucionet e pavarura, siç janë SPAK-u apo KLSH-ja.

Ky është një sinjal mjaft i keq sepse edhe ishujt e fundit që kishin mbetur të papushtuar nga qeveria, tashmë te njëra shkon të ngulë çadrën enveristi i fundit, Fatmir Xhafaj, te tjetra tenton Shalsi me mandolën e tij duke kujtuar se mund të godasin institucionet e pavarura dhe t’i pushtojnë. (Lexo këtu)
Qëllimi final është keqpërdorimi i tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, apo më keq akoma tentativa për të ndalur luftën ndaj korrupsionit, kallëzimet nga KLSH-ja për hajdutët e Rilindjes dhe hetimet e SPAK-ut për ministrat, deputetët dhe batërdinë që kanë bërë zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar./ CNA
Tarifat e shërbimit dhe çmimi i ujit në Bashkinë e Korçës ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 muaj burg Vladimir Zo...
Policia, plan masash për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtar...
Luiza Gega, flamurmbajtësja e Shqipërisë në eventin më të ...
Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për çështjen e...
Një marrëveshje që siguron 136 milionë euro grante të BE-s...
Shtyhet për në datën 12 shtator seanca paraprake e “St...
Sekustrohen në Tiranë 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 ...
Prej gati 2 muajsh është rikthyer sistemi i pagesave "...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar marrëve...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka folur për ndr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeminist...
Sot është zhvilluar protesta e 18-të e opozitës para B...
Debate të forta ka patur në Kuvend pas pyetjeve të deputet...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka vënë me shpatulla pas ...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo nuk ës...
Lulzim Basha i braktisur dhe pa parti është hedhur në ...
Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbledh...
Gazetari Klodian Tomorri ka folur ka komentuar deklara...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...