“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Prej gati 2 muajsh është rikthyer sistemi i pagesave "online" për t’u pajisur me Nënshkrimin Elektronik apo Certifikatën Elektronike për fiskalizimin.
Pagesa "online" që prej sulmit kibernetik qëndroi mbi 1 vit e mbyllur. Pagesat kryheshin vetëm manualisht nga bizneset.
Teksa në dhjetëra raste të aplikuara për Certifikata e Fiskalizimit sipas kontabilistëve, aplikimi vjen brenda disa minutave, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Nënshkrimin Elektronik. Për t’u pajisur me Nënshkrim Elektronik, edhe pse pagesa kryhet "online", sërish aplikimi kalon në pritje, njësoj sikur të bëhej manualisht, madje duke kaluar edhe afatet ligjore.
Siç është rasti i një biznesi që ka aplikuar që prej datës 7 korrik për Nënshkrimin Elektronik dhe ende nuk ka marrë përgjigje.
Si bizneset dhe kontabilistët ngrenë shqetësimin se kjo vonesë po sjell problematika, pasi përkojnë me periudhën e depozitimit të pasqyrave financiare në QKB. Këto vonesa mund të çojnë bizneset drejt penaliteteve për mosdepozitim të Pasqyrave Financiare në afat.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për shqetësimin e ngritur nga bizneset pohoi se nuk ka vonesa përtej afateve ligjore, si për aplikimet për pajisjen e Nënshkrimit Elektronik dhe Certifikatën Elektronike.
AKSHI sqaroi se Certifikata Elektronike mundësohet automatikisht pas kryerjes së pagesës, pasi ky lloj aplikimi nuk kërkon verifikim përtej pagesës. Ndërsa për aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë.
“Fillimisht duam të theksojmë se asnjë nga aplikimet për pajisje me nënshkrim elektronik apo me certifikatë elektronike, në kuadër të procesit të fiskalizimit, nuk është jashtë afateve të marrjes së shërbimit prej 10 ditëve pune. Nga ana e stafit tonë po kryhet një punë voluminoze, në mënyrë që t’u qëndrojmë këtyre afateve, edhe pse kjo periudhë ka një fluks të shtuar të aplikimeve për këto shërbime.
Procesi automatik i marrjes së shërbimit, pas kryerjes së pagesës 'online' është vetëm për pajisjen me certifikatë elektronike në kuadër të procesit të fiskalizimit. Ky lloj aplikimi kërkon vetëm verifikimin e kryerjes saktë të pagesës, nëpërmjet mandatit të pagesës. Në momentin që pagesa kryhet 'online' ky verifikim nuk ka nevojë të kryhet e kështu mund të gjenerojmë automatikisht certifikatën elektronike për subjektin.
Nga ana tjetër, aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë.
Kjo pasi AKSHI, si Ofrues i Kualifikuar i Shërbimeve të Besuara (OKSHB), duhet të garantojë vërtetësinë atributeve të vendosura në nënshkrimin elektronik të mbajtësit të nënshkrimit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe realizohet nga punonjësit e sektorit të çelësave publik pranë AKSHI-t. Për sa më sipër nënshkrimet elektronike nuk mund të gjenerohen automatikisht nga sistemi.
Nga ana tjetër, aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë”, theksohet në sqarim.
AKSHI gjithashtu kërkoi që bizneset të bëjnë kujdes me delegimin e procedurës për aplikimet e nënshkrimit elektronik te zyrat e kontabilitetit dhe të mos neglizhohen njoftimet paraprake për datën e përfundimit të vlefshmërisë.
“Një dukuri shqetësuese që vihet re shpesh nga ana jonë, është fakti se shumë biznese e delegojnë kryerjen e kësaj procedurë tek zyrat e kontabilitetit apo persona të tretë. Kjo sjell që njoftimet e personalizuara periodike që nisen drejt çdo përdoruesi nga ana jonë, për të treguar kujdes për datën e përfundimit të validitetit të nënshkrimit elektronik, të neglizhohen.
Neglizhenca ndaj njoftimeve të përfundimit të validitetit bëjnë dhe që pjesa më e madhe e aplikimeve për rinovimin e nënshkrimit elektronik të lihet për në moment të fundit, si rasti konkret i shprehur në e-mailin tuaj.
Së fundi duam të ritheksojmë se asnjë aplikim nuk është jashtë afatit të marrjes së shërbimit të kërkuar dhe se gjykojmë se këtu nuk ka një situatë e cila pritet të rekuperohet nga ana e AKSHI”.
Pagesa online është një lehtësim për bizneset, pasi nuk duhet të presin gjatë, për t’u pajisur me Certifikatë apo Nënshkrime Elektronike që ju nevojiten në punët e tyre të përditshme./Monitor
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar marrëve...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka folur për ndr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeminist...
Sot është zhvilluar protesta e 18-të e opozitës para B...
Debate të forta ka patur në Kuvend pas pyetjeve të deputet...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka vënë me shpatulla pas ...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo nuk ës...
Lulzim Basha i braktisur dhe pa parti është hedhur në ...
Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbledh...
Gazetari Klodian Tomorri ka folur ka komentuar deklara...
Në Tiranë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që mësohet se...
Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në emisionin Task For...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi gjatë fjalës së saj n...
Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj ka ironizuar qeverinë R...
Vit pas viti Taksa e Ndikimit në infrastrukturë që vil...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, i është kundër...
Në një sipërfaqe kodrinore ndërmjet fshatit Blacë dhe ...
Sot ishte caktuar dita për zhvillimin në Apel, të sean...
Ditën e djeshme policia goditi një rast të lojërave të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...