Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokrate, e korruptuar, e mbyllur, e mpakët, e lodhur dha një dritë jeshile dje, një dritë që vjen shumë vonë ndaj Shqipërisë.
Ndoshta, gjithçka duhet të ishte kryer rreth 12 apo 13 vite më parë. Nuk ndodhi kështu. U shty pafundësisht. Kushtet ndryshuan sipas viteve, interesat klanore politike të brendshme të BE sollën jo pak pasoja për Shqipërinë.
Një vend i vogël, si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, Ballkani Perëndimor, i cili është një popullsi disa herë më e vogël se disa vende të tjera që janë pjesë e BE-së, por që kanë problematika edhe më thelbësore se këto vende.
Ajo që pamë dje duhet të kishte ndodhur më pare, siç theksuam, por më në fund s’kemi çfarë themi, hapim një proces.
Gjithmonë ka një pse, duhet të pyesim. Dikush është skeptik, dikush është pozitiv por për hir të së vërtetës, fjala e kryeministrit Edi Rama ishte e vërtetë, ishte goditëse për BE-në. Qeveria ka një mijë probleme, ndoshta ka plotësuar apo jo kushtet, duhet tjetër frymë.
Hapja e kapitujve, hapat e shpejtë drejt BE-së duhet të kenë një frymë bashkëpunimi më të gjerë të klasës politike. Në BE nuk mund të shkojë vetëm shumica, e cila drejton vendin, pasi një shumicë më e madhe shqiptarësh se ajo, nuk votojnë apo votojnë opozitën, ndodhet jashtë vendit e kështu me radhë.
Ndaj duhet një frymë tjetër. Por gjithsesi, Rama tha shumë fjalë të sakta. Jo vetëm për vonesën që BE e ka bërë pa arsye ndaj Shqipërisë, por dhe faktin se, fatkeqësisht ndoshta është Putin-i, lufta e Rusisë me Ukrainën, tronditjet e themeleve të BE-së nga kjo luftë të cilat i bëjnë burokratët e zyrave të Brukselit të kthejnë sytë nga Ballkani Perëndimor, të kthejnë sytë nga Shqipëria.
Një herë të bashkojnë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, një herë t’i ndajnë, pastaj të vendosen më vete e kështu me radhë.
Qeveria mund të ketë bërë pak, aspak apo shumë për integrimin. Korrupsioni ka probleme, zbatimi i ligjit gjithashtu, pa folur për ndërhyrjet në Kushtetutë, në ligj, Gjykata Kushtetuese, vite të tëra pa institucione drejtësie, reforma, e cila në fakt lë shumë për të dëshiruar,i përjashto SPAK-un, segmente të caktuara të kësaj strukture, pjesa tjetër e reformës është ulëritëse, e dështuar, e korruptuar.
Ndaj Qeveria ka ende punë, jo vetëm ajo, parlamenti, gjërat duhen bërë nga të gjithë bashkë.
Rama e tha të vërtetën e tij, atë të vërtetën e burokratëve, të vërtetën e BE-së, e cila ndoshta hapi negociatat tashmë sepse ndodhi lufta në Ukrainë.
Nga ana tjetër Edi Rama do të marrë shpatën edhe një herë për situatën duke thënë se në 2030 do hyjmë në BE këtë e bëri Rilindja, PS-ja, sikundër dhe kanë thënë edhe pa u hapur negociatat pasi ato i kemi shpallur si fitore disa vite rresht me ardhjen e Rilindjes në pushtet.
Së treti pretenduesi ynë i integrimit në BE është Sali Berisha, i cili thekson se ka bërë çdo reformë, ka bërë shtetformim, ka bërë punë të mëdha në Shqipëri dhe Edi Rama e ka lënë vendin pas.
A na fut dot vetë ai në BE? Patjetër për kontributin e kryeministrit dhe qeverisë nuk do të hynim në BE.
A ka bërë Reforma Berisha? Ka dhe ai kontributin e tij pa asnjë diskutim.Por e vërteta më e madhe sërish është ajo që tha Kryeministri.
Nëse nuk do të kishim luftën në Ukrainë dhe këtë konjekturë në BE ndoshta dyert do t’i kishim ende të mbyllura. Jo për fajin tonë, por për faj të BE-së.
Ndaj më shumë sesa një grindje kush është me më shumë merita lë t’i ndajnë sipas votave të shumicës dhe pakicës, por një meritë të madhe ka dhe lufta në Ukrainë.
Pra, Putin dhe Rusia siç tha Edi Rama detyroi BE-në të kthejë sytë nga Ballkani Perëndimor, ndoshta dhe veprimet e Ramës me Ballkanin e Hapur e të tjera si këto, por më në fund e kthyen kokën për të parë vërtetë që Shqipëria ka nevojë të integrohet, Ballkani Perëndimor ka nevojë të integrohet dhe jo të lihet në duart e lojërave të pista të Rusisë apo të braktiset nga zyrtarët burokratë të BE-së.
Dhe, për ta mbyllur, për ata që janë më optimistët dhe skeptikët ndoshta kur të hyjë Shqipëria në BE, Bashkimi Evropian mund të jetë më i copëtuar më i vogël, mund të mos ekzistojë, mund të ketë një format tjetër, por një gjë është e sigurt, BE është vendi ku shqiptarët kanë admiruar, kanë adhuruar dhe ëndërruar të shkojnë këtu e më shumë se 25 vite më parë./ CNA
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shu...
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialist...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...