Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai kishte siguruar mbi 500.000 euro financim nga taksat e shqiptarëve për projektin personal të reformës antikorrupsion, Tirana u gdhi me një lajm tjetër.
Por ndryshe nga lajmi i 500.000 eurove me të cilat Fatmir Xhafaj do dorovisë një tufë personash që do përdoren si koperturë e teksteve që shkruan studioja private e Xhafajt, ky lajmi tjetër u prit me një tifozllëk të paimagjinueshëm nga banorët e Tiranës.
Ndërsa lajmi i 500.000 eurove të Fatmir Xhafajt për luftën e tij kundër SPAK-ut, u pompua të shpërndahej sa më shumë nga media që i publikojnë deri çdo fjalë që mban në seancë Xhafaj, ky lajmi tjetër u tentua të bllokohej dhe në pamundësi, të zvogëlohej sa të mundej lëvizja e SPAK-ut nga të njëjtat media.
Thua të jetë rastësi që të njëjtët aktorë mediatikë angazhohen një herë për të shpërndarë (për Xhafajn), e ditën tjetër për të bllokuar (për Veliajn lajmet)?
Ndërsa Xhafaj merrte poza kur fuste në xhepin e Komisionit të tij privat 500.000 euro nga taksat e shqiptarëve, për t'u përdorur për ca objektiva që as Fatmiri, e as të tjerët rreth tij nuk i shpalosin publikisht, e vetmja gjë publike mbeten 500.000 eurot që e di vetem Fatmiri se si do përdoren.
Por pa u tharë mirë boja e vendimit për 500.000 eurot kundër SPAK-ut, lajmi i kontrolleve të SPAK-ut në familjen dhe farefisin e familjes Veliaj-Xoxa, bëri që të harrohej 500-shja e Fatmirit.

Përveç një botuesi që është edhe ndërtues, i cili u shfaq në portën e shtëpisë së Veliajt duke tentuar të pengonte kontrollin e BKH-së, askush tjetër nuk vrapoi t’i gjendej bashkëshortes së Veliajt. (LEXO KETU)
Pse Fatmir Xhafaj ose së paku dhëndri i tij nuk i shkuan, në mos për ndihmë, së paku për solidaritet njerëzor familjes Veliaj-Xoxa?
Kishin frikë?
Apo nuk duan të ngatërrohen më me një familje tashmë të rrënuar politikisht dhe të atakuar edhe nga opinioni publik?
Pse trimi Xhafaj që ka dhe di ca metoda se si "SPAK-u mund të vihet nën kontroll me instrumente parlamentare", u fsheh poshtë jorganit?
Po a ishte ky trimi që i shkruajti fjalimin e Ramës në kongresin ku Rama deklaroi mbështetjen ndaj Komisionit "Xhafaj"?
Ku Fatmiri (me gojën e Ramës) foli për bashkërendim të punës së drejtësisë me qeverinë dhe Kuvendin. Sigurisht nën drejtimin e Fatmir Xhafajt!
A ishte Fatmir Xhafaj që nga të njëjtat media për të cilat folëm më sipër promovohet si kalorësi i luftës kundër korrupsionit?
Nga të njëjtat media që harrojnë që Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia. Sipas atij ligji, Fatmir Xhafajt duhet t’i kontrollohet pasuria deri në 3 breza përfshirë dhëndrin ish-drejtor urbanistike në bashkinë e Erjon Veliajt. (LEXO KETU)
E meqë jemi te ligji antimafia, po atë ligj ka në plan ta ndryshojë për interesat e veta ky kalorës i antikorrupsionit që u fsheh nga një kontroll banese në zyrën dhe shtëpinë e shefit të dhëndrit?
Bëhet trim vetëm kur arrin t'i fusë në gojë Ramës ato që do ai që Rama të thotë duke përfituar edhe nga injoranca spektakolare që Rama ka në fushën e drejtësisë.
Kështu që është e pamundur t'i kuptojë kumbullat që i shkruan Fatmiri në tekste ndaj i lexon rehat si artin e jurisprudencës. Por deri aty!
Sapo trokasin prangat Fatmiri fshihet. Mos u çudisni që një ditë (më mirë herët sesa vonë) të dalë edhe të dënojë veprimet e Veliajt si veprime që e kanë dëmtuar rëndë partinë. Dhe t’i kujtojë sigurisht edhe përgjegjësinë personale në këto raste./ CNA
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga ç...
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...