web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleanca 3D, Berisha-Veliaj-Xhafaj dhe Rama që firmos pa lexuar

2 Dhjetor 2024, 15:54, Editorial CNA
Aleanca 3D, Berisha-Veliaj-Xhafaj dhe Rama që firmos pa lexuar
Fotomontazh - Sali Berisha, Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj

Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një aleancë të fshehtë mes maxhorancës dhe opozitës.

Pas marrëveshjes për mandatin e Berishës me interpretime të Klotilda Bushkës dhe Fatmir Xhafajt, kur arresti u quajt mungesë me arsye shtetërore dhe rikthimit të opozitës në Kuvend, erdhi marrëveshja për disa ndryshime kozmetike në Kodin Zgjedhor, çlirimi i pasaportës dhe lirimi i Sali Berishës edhe nga arresti shtëpiak. (Lexo këtu)

Berisha i ka bindur të gjithë që drejtësia kontrollohet nga Rama, ndaj tani nuk i çbind dot, që ai qenka përfituesi i vetëm me drejtësi të pavarur, nga një drejtësi e kontrolluar nga Rama!

Aleanca 3D, Berisha-Veliaj-Xhafaj dhe Rama që firmos pa lexuar
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Në këtë kontekst duhet, dhe është e vetmja mënyrë se si mund të lexohet edhe sulmi më i fundit i PD-së me dorën e një avokateje të LSI-së.

Sot ka 3 njerëz që kanë halle të mëdha me drejtësinë!

Erion Veliaj, si "shef” i dhëndrit të Fatmir Xhafajt, ky i fundit i verifikueshëm në pozicionin e tij ndaj disa lejeve në qendër të Tiranës , ka personalisht 7 dosje në SPAK, te të cilat rezulton si shefi i “peshqve” jo dhe aq të vegjël.

Fatmir Xhafaj si vjehërr i dhëndrit, që filtronte lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës dhe si vëlla i një trafikanti të certifikuar me disa vendime gjykatash (jo vetëm shqiptare) dhe me ligjin antimafia mbi kokë, si instrument i SPAK-ut ndaj pasurisë së zyrtarëve të lartë.

Sali Berisha, si person ndaj të cilit ka të paktën 3 dosje në SPAK, mes tyre njëra që lidhet me akuza për vrasje, e papërshkrueshme dhe ndaj së cilës nuk të jep zgjidhje as pleqëria.

Aleanca 3D, Berisha-Veliaj-Xhafaj dhe Rama që firmos pa lexuar
SPAK

Sulmi më i fundit i PD-së, duke përdorur një denoncim të CNA, të formatuar si kallëzim penal, por duke futur brenda hipoteza të qytetarit digjital, mund të lexohet vetëm si dëmtim i vetë investigimit të CNA. (Lexo këtu)

Pse i duhej "Kalasë" të fuste në një kallëzim për një hetim të kryer ndaj një skeme të pastër korrupsioni familjar të Erion Veliajt, një kallëzim për një prokuror të SPAK-ut? (Lexo këtu)

Minimumi PD ka synuar që dosja t’i hiqej prokurorit që po heton korrupsionin familjar të Erion Veliajt.

Aleanca 3D, Berisha-Veliaj-Xhafaj dhe Rama që firmos pa lexuar
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

E kush mund ta dojë ndryshimin e një prokurori, veç vetë të hetuarit, të cilit i paska ngecur sharra në gozhdë?

Dhe papritur Sali Berisha, njeriu që kalkulon efekte deri në tri nivele për veprimet e veta, hutohet, ngatërrohet dhe pa e kuptuar pasojën e veprimit, urdhëron (pasi ka hartuar) depozitimin e kallëzimit penal ndaj prokurorit që heton Erion Veliajn. Pse Vetisha po synon t’i heqë gozhdën nga sharra Lali Erit! (Lexo këtu)

Nuk ka gomar që nuk e kupton këtë!

Aleanca 3D, Berisha-Veliaj-Xhafaj dhe Rama që firmos pa lexuar
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Dhe Berisha nuk është gomar, që të mos e dijë që ky arsyetim do të bëhej njësoj edhe nga çdo gomar, poshtë apo lart ballkonit ku ka kullotur tani 1 vit!

Pse Berisha nuk e vrau mendjen se po dekonspirohej?

A është aleanca Berisha-Veliaj-Xhafaj paralajmërimi i betejave të reja kundër SPAK-ut që duhet të rifillojnë pas legjislaturës së re të shtatorit 2025? 

Deri tani Rama ka mbrojtur komisionin “Xhafaj”, por Rama nuk përbën lajm tashmë as kur të mbron e aq më pak kur të lëshon. Dhe nervozizmi i tij më të gjithë u dallua qartë gjatë gjithë aktiviteteve për festat e nëntorit. (Lexo këtu)

Aleanca 3D, Berisha-Veliaj-Xhafaj dhe Rama që firmos pa lexuar
Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama

Sot mund të themi, pa pasur nevojë që qytetari digjital të na e sqarojë, që aleanca Berisha-Veliaj-Xhafaj, (secili për hallin e vet), po funksionon si frëngji sulmesh kundër prokurorëve të SPAK-ut.

Ndërkohë Rama po rri në hije me stilolaps në dorë si shpatë. I gatshëm të firmosë fët e fët çfarëdo varianti që e nxjerr pa lagur atë vetë./ CNA





Lajmet e fundit nga