
Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka organizuar një tur për të zhvilluar takime me shqiptarë në vende të ndryshme të botës.
Konkretisht, Lapaj ka organizuar 5 takime, 4 prej të cilave i ka mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë, në Pisa, në Torino dhe Perugia të Italisë.

Takimin më të fundit të njoftuar ai e ka ditën e sotme në SHBA.

Ky tur me takime në Gjermani, Itali dhe në SHBA, ku Lapaj shkon e 5 apo 7 persona staf, ka ngritur dyshime në lidhje me financimet e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.
Vetëm biletat e avionit për stafin e tij në një udhëtim në Gjermani, sikur të merrnin minimalisht një biletë 200 euro, shkojnë rreth 1500 euro. Për hotelin, me fjetje një apo dy netë do të duhen rreth 1500 euro të tjera. Për ushqim dhe pije duhen sërish rreth 1500 euro të tjera.
Për të marrë një sallë me qira kushton të paktën 10 mijë euro, ndoshta edhe 20 mijë.
Pra, ai udhëtimi në Dusseldorf nuk i kushton kurrë më pak se 20 deri 30 mijë euro, për të mos thënë që shkon deri në 50 mijë se duhen foni, billbordera, mbështetje teknike, etj.
Në Itali shkon diçka më pak, në Angli shkon diçka më shumë, në SHBA edhe më shumë.

Pra, vetëm me takimet jashtë, Adriatik Lapajt i duhen minimalisht nga 150-200 mijë euro apo edhe ndoshta edhe më shumë, po në shifra minimale.
Përveç turit nëpër botë, Lapaj ka hapur edhe zyra në Fier, Vlorë, Berat dhe Laç.

Gjithashtu ka zhvilluar edhe takime nëpër Shqipëri, në Fier, në Vlorë, në Elbasan, në Samaticë të Beratit, në Roskovec, në Durrës, në fshatin Krutje, në fshatin Mursi të Konispolit, në Mamurras apo në Bulqizë.
Për realizimin e të gjitha këtyre duhen para.

Zyrat duan qira, kanë kosto, kanë shpenzime, me çfarë i paguan? Ku i gjen këto të ardhura?
Adriatik Lapaj mund të thotë që ia japin mbështetësit, por ku janë deklaruar? Kush e financon Adriatik Lapajn? Janë para krimi? Janë para droge? Janë para simpatizantësh? Janë para shqiptarësh të ndershëm? Jana para biznesi? I japin anëtarët? I japin bizneset?
Se për një periudhë kaq të shkurtër, për disa muaj po shpenzohen qindra mijëra euro, ndoshta shifrat mund të shkojnë me miliona se nuk po flasim për daljet televizive apo takimet nëpër salla e lokale.

Adriatik Lapaj po shkon në Dusseldorf, shumë mirë po bën. Po shkon në Michigan, shumë mirë po bën. Ky që do jetë e ardhmja e politikës dhe shpreson që të jetë dikush në politikë, pse nuk bën transpartente të ardhurat që të na tregojë se ky është ndryshe, është ndryshe nga Saliu, është ndryshe nga Rama, është ndryshe nga Meta, me çfarë financohet ky, kush e financon?
Me një studio avokatie me çështje ligjore të tilla pasuri nuk krijon dot. Lapaj duhet të tregojë burimin e të ardhurave, se kush janë këta persona që gjenerojnë kaq shumë para dhe e financojnë pa ndalim se mund ta financojë Erion Veliaj, se nuk ka ndonjë dyshim që Adriatik Lapaj mund të pranojë gjithçka dhe të bëjë gjithçka.

Fakti që është një individ që ka drejtuar të rinjtë e Aleancës Kuq e Zi, ka qenë në një parti, ka ikur, pastaj ka ikur në një parti tjetër dhe tani do të dalë me egoizëm me partinë e tij, një pjesë e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë i kanë ikur, janë të gjitha dyshimet.
Cili është burimi i të ardhurave të këtij individi? Është pushteti i Edi Ramës? Janë biznesmenët e Edi Ramës? Është Erion Veliaj? Sali Berisha dhe opozita nuk kanë para të financojnë Adriatik Lapajn, po të kishin mundësi financonin veten e tyre.

Partitë e tjera kanë bërë deklarime në KQZ, Lapaj ku i deklaron?
Këto fonde, këto shpenzime duhet të jenë transparente. Dikush duhet t’i hetojë, KQZ-ja, SPAK-u, mediat, duhet të bëjnë transparente të vërtetëm.
Nga vijnë këto para, cili është burimi i tyre. Përse po financohet kaq shumë për një individ të vetëm që nesër nuk do të ketë as vota, do të jetë zhgënjim, ndoshta edhe për vetë financuesit e pushtetit që e mbështesin./ CNA
Kryeministri Edi Rama, në “podcast”-in e kësaj të shtu...
Në Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjet...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është zbuluar data e mbledhje...
Mbrëmjen e kësaj të premteje u mblodh Këshilli Kombëta...
Lulzim Basha ka hedhur vrer ndaj Partisë Demokratike g...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, nga...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë detaje në lidhje me p...
Në konferencën e përjavëshme me gazetarët, kreu i PD-së, S...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me...
Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlli...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano...
Aktorja Juli Emiri është shfaqur mjaft e revoltuar në prot...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se në zgjedhjet...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar në emisionin "Opi...
Sali Berisha është treguar i prerë në lidhje me atë që Lul...
Lulzim Basha, i ftuar në "MCN TV", iu përgjigj pyetjes se ...
Gazment Bardhi është një nga palaçot politikë më të pa...
Luli Basha i mbetur pa parti dhe pa mbështetje ka shpallur...
Lulzim Basha ka folur për shpalljen "non grata" të Sali Be...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...