Basha: Sali Berisha tha "fitore, fitore, fitore" pas marrëveshjes së 17 majit me Ramën
Lulzim Basha ka deklaruar në "MCN TV" se Sali Berisha, jo ...

Lulzim Basha ka folur për shpalljen "non grata" të Sali Berishës dhe përjashtimin që i bëri nga grupi parlamentar pas këtij vendimi.
I ftuar në "MCN TV", Basha tha se ishte tronditur nga vendimi i SHBA-së dhe deklaroi se ai negocoi që Berisha të quhej i pezulluar dhe jo i përjashtuar, pasi amerikanët, sipas tij, nuk e donin as në Parlament.
“Ndjesia e parë kur është publikuar vendimi ka qenë një ndjesi shoku, tronditjeje, e cila vinte për shkak të gjuhës jashtëzakonisht të ashpër dhe të drejtpërdrejtë që përdorej, korrupsion madhor, pasurim i vetvetes, familjarëve, aleatëve, ndërhyrje në procese publike dhe dua të them, po, tronditja vinte në dy aspekte. E para e punës, sepse vetë zoti Berisha kishte investuar në imazhin e një njeriu që luftonte korrupsionin dhe një imazh që PD kishte vazhduar të luftonte në këtë imazh dhe e dyta, vinte pikërisht nga fakti që ky njoftim vinte vetëm javë pas rezultatit të 25 prillit dhe asaj që ne kishim përjetuar si një masakër zgjedhore. Pra, ta them troç, nuk isha i vetmi që mendonim, ne presim të shpallet Rama 'non grata', për gjëra shumë më të rënda, kur na vjen ky njoftim për Berishën. Nëse më pyet për atë ditë ky ka qenë reagimi i parë.
Natyra e vendimit, është e kotë ta mohoj se në ato ditë të para kemi menduar lloj-lloj skenarësh. Natyrisht që kemi pasur komunikimet tona zyrtare, diplomatike, por edhe të drejtpërdrejta, me aktorë të ndryshëm të administratës së atëhershme dhe miq tanët në SHBA. Nga miq të besueshëm, jo vetëm të mitë, por edhe të Berishës, na është thënë që ky është vendim që nuk merret lehtë, nuk merret nga një person i vetëm, nuk merret nga një agjenci e vetme dhe na është përmendur se vendimi shpallet nga DASH, por merret nga 15 përfaqësues agjencish të ndryshme. Pra, si me thënë shoku i ditëve të para i la vend realizmit që përballeshim me një realitet politik, institucional dhe jo me akt të thjeshtë lobimi, siç për fakt të keq, ndoshta nga shoku dhe pastaj nga agjenda që ndoqi është përpjekur ta paraqesë zoti Berisha. Ky vendim është marrë në një procedurë, e cila përfshinte 15 institucione amerikane.
Kërkesa ishte për përjashtimin e tij, madje që të mos hynte as në Parlament. Ndërkohë që duke përdorur të gjithë kapitalin tim politik ndërkombëtar, që nuk ka qenë asnjëherë i paktë apo modest, vendimi që kam komunikuar ka qenë pezullimi i tij nga anëtarësia, deri në zbardhjen e çështjes, që kishte deklaruar se do ta ndiqte në rrugë gjyqësore dhe institucionale. Si një vendim që u përshëndet nga SHBA, reflektonte një kompromis të dukshëm edhe nga pala amerikane, me kërkesën fillestare. Ky duhet të kishte qenë një stacion i mbyllur në atë moment, që do t'i jepte mundësi një partie demokratike, të pashkalafitur nga lufta që nisi zotëria, të bënte betejën e vërtetë të cilën prisnin shqiptarët, për zgjedhjet, korrupsionin, krimin e organizuar, duke lënë mënjanë problemin individual të zotit Berisha dhe duke pritur që investimet që ai do të bënte të jepnin ose jo rezultatin e duhur, por duke i dhënë mundësinë PD-së të vazhdonte misionin. Dhe misioni i një partie nuk mund të jetë kurrë fati personal i një individi, por duhet të jetë fati i shoqërisë dhe vendit”, tha Basha./ CNA
Lulzim Basha ka deklaruar në "MCN TV" se Sali Berisha, jo ...
Kryetari pa parti, Luli Basha, ka pranuar se nuk ka qenë k...
Luli Basha pa parti ka nisur të shohë ëndrra me person...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për skemën e korrupsio...
Kryetari pa parti, Lulzim Basha me idetë e tij gjenial...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sfiduar së...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha mbrëm...
I ftuar në “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha zb...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli mbrë...
I ftuar në “Opinion”, ish-kryeministri dhe njëherazi K...
Ish-kryeministri dhe njëherazi edhe kreu i Partisë Dem...
Deputeti Agron Shehaj i ftuar në emision e Erla Mëhill...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerës...
Shkolla Politike e FRPD-së mbajti një leksion të hapur...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi hod...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, hodhi a...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, është...
Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Olt...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...