Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

I ftuar në “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi për herë të parë në studio se para se të vendosej në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte vendosur të linte mandatin.
Gjatë intervistës, Berisha rrëfeu të gjitha bisedat me Lulzim Bashën që nga viti 2021. Ai rrëfeu pse hyri në fushatë dhe çfarë bisedoi me Bashën pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së si pasojë e “non gratës”.
Nga ana tjetër Berisha tha se Luli nuk di çfarë thotë, ai sipas kreut të PD-së është problem më vete.
Blendi Fevziu: Përse një shqiptar, mund të jetë një dilemë duhet të votojë Sali Berishën i cili 11 vite më parë dha dorëheqjen dhe tha do të largohem nga politika? Ka breza të tërë që janë rritur, ju kanë parë president dhe sot thonë vetë Sali Berisha tha në 2013-ën unë e përmbylla misionin tim, pas 11 vitesh rikthehet prapë. Pse duhet të të votojnë këta për kryeministër?
Sali Berisha: Pse pasi është larguar? Sepse Sali Berisha pasi ishte larguar në mënyrë definitive dhe pa ekuivok dhe po përgatitesha për katër muajt e ardhshëm të dorëzoja dhe mandatin e deputetit sepse ka gjithmonë një kohë për vendime. Çfarë ndodhi? Ndodhi një sanksionim mbi lobimin korruptiv.
Blendi Fevziu: Ju po përgatiteshit të dorëzonit mandatin?
Sali Berisha: Absolutisht po!
Blendi Fevziu: Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë?
Sali Berisha: Absolutisht po.
Blendi Fevziu: Pra megjithëse ju ishit në listë dhe fituat zgjedhjet e 2021-shit në Shtator nuk do shkonit në parlament do e dorëzonit mandatin?
Sali Berisha: Në 2021 që ta dinë qytetarët pasi bëra një fushatë 1-vjetore përfshi në këtë studio këtu për të bindur shqiptarët për liderin e PD-së, Lulzim Basha, kemi bërë këtë debat me njëri-tjetrin. Unë, nuk do të kandidoja. Por meqenëse influenca në PD del e lartë moskandidimi mund të na dëmtojë dhe në rast se kandidoj, kandidoj vetëm për këtë qëllim. Më kërkoi të shkoj në Shkodër.
Blendi Fevziu: Ju i keni thënë Bashës që jeni i gatshëm të mos kandidoni?
Sali Berisha: Absolutisht po.
Blendi Fevziu: Basha ka thënë gjithmonë që ju ia keni kërkuar?
Sali Berisha: Lëreni çfarë thotë. Ai çfarë thotë në mëngjes nuk thotë në darkë. Është problem ai me veten e tij. Por unë të them që kam qenë shumë i vendosur. Më ka propozuar të shkoj në Shkodër. I them jo, sepse e ndajmë fushatën dhe mediat për të të injoruar komplet ty do merren me mua, do japin aktivitetet e mia, por unë jam i interesuar të fitojë PD-ja jo Sali Berisha. Dhe nuk do bëj fushatë. Nuk gjen, qoftë një çerek ore fushatë të Sali Berishës në 2021. E bëri Kamala Harris fushatën, i doli Obama në krah. U ça fushata. Nuk çahet fushata.
Blendi Fevziu: Për këtë arsye nuk dole?
Sali Berisha: Sigurisht për këtë arsye.
Blendi Fevziu: Për këtë arsye zoti Berisha nuk reaguat kur Basha thoshte teza qesharake që unë futa Shqipërinë në NATO, unë bëra Rrugën e Kombit, apo unë hapa vizat? Se unë e kam pasur këtu në studio dhe kam pasur 4 gazetarë që filluan të qeshnin.
Sali Berisha: Cili ka qenë qëndrimi im? Unë i kam thënë kryekëshilltarit të tij që me këtë veprim bëtë një gabim shumë të madh sepse gazetarët atë do ta delendisin si në ring. Nuk mund të themi gjëra që s’janë. Më e bukura ma sollën ta shoh përpara. Bënin edhe ata atë analizën e tyre. Unë i kam thënë ama nuk mund të dilni me mashtrime para shqiptarëve. Erdhi këtu në studio e mbajtën me mëshirë gazetarët në debat me ju. I them Asafit, e patë? Po tha kishit të drejtë. Këto nuk ishin të miat, por nuk mund të protestoja publikisht në mes të fushatës.
Blendi Fevziu: Ju kishit vendosur të dorëzonit mandatin?
Sali Berisha: Po do e dorëzoja.
Blendi Fevziu: Vetëm shpallja non grata ju detyroi të qëndronit?
Sali Berisha: Jo vetëm shpallja non grata. Unë kur u shpalla non grata çfarë i thashë atij. Ka ardhur Filip Rikër ka thënë këtë. I thuaj i thashë që listën e deputetëve nuk mund ta bëjë kurrë kush tjetër përveç shqiptarëve. Kush ndonjë vend tjetër në botë nuk i ka ndihmuar shqiptarët në rrugën e lirisë sa SHBA, por nuk kanë bërë kurrë për t’ua bërë listën e deputetëve se pastaj është koloni. Prandaj kjo nuk mund të ndodhë. Ky del, pret datën 9 Shtator dhe e njofton nën presionin e madh të ambasadores etj. E marr në telefon i them shiko. Ke marrë një vendim krejtësisht të pabaza, por pavarësisht, mblidh Këshillin Kombëtar ose grupin e deputetëve ose Kuvendin e partisë. M’u përgjigj unë nuk bëj mbledhje anti-amerikane. I thashë ç’mbledhje anti-amerikane është mbledhje për shtetin ligjor, për rregullat, ne kemi statut, është Kushtetuta jonë. Duhet të zbatojmë statutin. Jo, jo tha, nuk bëj mbledhje anti-amerikane. Para se të vinte Rikeri i kisha thënë. Ky problemi i sanksionimit tim është problem personal dhe partia nuk do të përzihet në këtë çështje. Unë ndihma e Zotit, pushka e hotit. Më vonë mora vesh se ishte hotian se më tha çfarë do të thotë kjo. I thashë do të thotë që unë për pushkë kam pendën dhe do të luftoj. Unë e hodha në gjyq Antony Blinken dhe fillova me mediat amerikane.
Blendi Fevziu: Pyetja ime që ishte përse një shqiptar do ju votojë kur jeni kthyer 11 vjet pasi jeni larguar vetë, është sepse ju ju detyruan të ktheheshit?Sali Berisha: Në qoftë se do ta përfytyrosh, ta imagjinosh një proces ku shqiptarët të shohin shqiptarin sot nuk ka shqiptarë të majtë të djahtë, të qendrës që nuk konsideron Sali Berishën mbrojtësin më kryesor të shqiptar dhe të dinjitetit shqiptar. I gjithë ky rikthim nuk erdhi për veten time. Unë e hodha në gjyq sekretarin. Unë bëra detyrën. Bota e mori vesh që unë e padita. Me atë rast morën vesh se më kishte sanksionuar. Në këtë kontekst në qoftë se shqiptarët janë të interesuar për shqiptarizmin, për dinjitetin e shqiptarit ata kanë një arsye të fortë. Së dyti, Sali Berishën e voton çdo shqiptar sepse e dinë që fjalën e mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli mbrë...
I ftuar në “Opinion”, ish-kryeministri dhe njëherazi K...
Ish-kryeministri dhe njëherazi edhe kreu i Partisë Dem...
Deputeti Agron Shehaj i ftuar në emision e Erla Mëhill...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerës...
Shkolla Politike e FRPD-së mbajti një leksion të hapur...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi hod...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, hodhi a...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, është...
Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Olt...
Artan Grubi, të cilin Erion Veliaj e quan vëlla, që ka...
Ministri Taulant Balla ka marrë rolin e Elisa Spiropalit s...
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, është a...
Artan Grubi, "vëllai" non grata i Erion Veliajt, është dor...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Sot do të mblidhte Kuvendi për të zhvilluar seancën e radh...
Sot Partia Demokratike ka festuar 34-vjetorin e themelimit...
Në ceremoninë e organizuar për 34-vjetorin e themelimi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...