Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, hodhi akuza ndaj qeverisë në lidhje mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Noka tha në Parlament se socialistët po mbrojnë një një vjedhje, si dhe një shkelje ligjore dhe Kushtetuese.
Ai ngriti akuzat se pas Olta Xhaçkës qëndron vetë kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij, i ka hapur drejtësisë në këtë vend.
Pjesë nga fjalimi:
Në fakt, çështja e investitores strategjike Olta Xhaçka është një çështje që bën me turp çdo njeri që ligjit i thotë ligj dhe Kushtetutës, Kushtetutë.
Po ju as skuqeni, as zverdheni, as ua ndjen sepse po mbroni një vjedhje, po mbroni një shkelje ligjore dhe Kushtetuese, sepse jeni të gjithë të zhytur në skandale të ngjashme.
Nuk është vetëm Rama, por kryesisht te çështja Xhaçka ju keni urdhër të shndërroheni në kartona dhe jo në njerëz të lirë, sepse pas Oltës është vetë Sulltan Surreli që ka hartuar dhe firmosur vendimin.
Në të gjithë botën e qytetëruar, termi investitor strategjik përdoret për biznesmenë të mëdhenj që kanë nevojë për lehtësira fiskale dhe mbrojtje, por sulltani juaj me gjithë këtë eunukërinë që e shoqëron këto, e ka shndërruar termin e investitorit strategjik me rrëmbim parash, pronash, tokash publike dhe private për t’ua dhënë ministrave dhe grave e burrave të tyre.
Ky është një tmerr i madh. Kjo nuk është hajdutëri, kjo është një grabitje me dhunë. Këta këtu nuk janë thjesht hajdutë, këta janë grabitqarë të dhunshëm. Meqë ra fjala, zonja kryetare, ku e ke bandën e hajdutëve këtu që nuk janë?
Tani, ku është çështja?
Unë e kuptoj që ato që themi ne, vrasin, dhe juve u kanë tërhequr vëmendjen se po lejoni opozitën që të thotë të vërtetat.
Kjo nuk do të thotë që ti duhet të tjetërsohesh sot dhe të marrësh rol tjetër.
Ju i keni betejat me burg, kush i del kundër sulltanit, përfundon në burg. Ky është ndryshimi i madh mes jush dhe nesh.
Kjo ka të bëjë me aspektin moral dhe politik. Me aspektin kushtetues dhe ligjor, çështja Xhaçka është varri që sulltani juaj i ka hapur drejtësisë në këtë vend.
Çfarë thoni ju kur një plangprishës i sulltanit del dhe flet kundër sulltanit, drejtësia të flasë thoni dhe arrestohet dhe burgoset. Rasti i Ben Ahmetajt.
Kur një sejmen i sulltanit vjedh dhe zhytet në batak me sulltanin, ju thoni ju, këtu drejtësia nuk ka të drejtë. Kjo është si të thuash, topi është i imi, penalltinë e gjuaj kur të dua unë./ CNA
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, është...
Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Olt...
Artan Grubi, të cilin Erion Veliaj e quan vëlla, që ka...
Ministri Taulant Balla ka marrë rolin e Elisa Spiropalit s...
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, është a...
Artan Grubi, "vëllai" non grata i Erion Veliajt, është dor...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Sot do të mblidhte Kuvendi për të zhvilluar seancën e radh...
Sot Partia Demokratike ka festuar 34-vjetorin e themelimit...
Në ceremoninë e organizuar për 34-vjetorin e themelimi...
Kreu i demokratëve dhe njëherazi kreu i Partisë Demokr...
Partia Demokratike feston sot 34-vjetorin e themelimit...
Kryebashkiaku i Tiranës në detyrë ka shpikur sot një a...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u shpall kampion global i...
Kryeministri Edi Rama i ka shkuar sërish gjuha aty ku ...
Fatmir Xhafaj, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama ka ...
CNA ka hapur këtë të mërkurë një sondazh, ku pyet qyte...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu bind...
Gjykata e Tiranës ka regjistruar në zyrën e regjistrit të ...
Pagat më të ulëta në rajon, por dhe nivelin më të ulët në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...