Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu bindjen se do të fitojë zgjedhjet parlamentare 2025, në takimin me Kryesinë e PD-së së Lezhës.
Berisha tha se PD do të fitojë për shkak të programit që ka, ndërsa bëri disa premtime për qytetarët.
Ai deklaroi se do të rrisë pagat, pensionet dhe do t’i vendosë ato në proporcion me pagesat për ujin dhe energjinë.
Pjesë nga deklarata:
Ka sjellë modelin e vjedhjeve në bashki, që kishte ky me lejet e ndërtimit dhe ai është bërë model universal. Por ne nuk fitojmë vetëm për këto arsye.
Ne fitojmë se kemi programin tonë, premtimet tona, të cilat në mënyrë absolute me shpejtësi shumë më të madhe, siç mund të imagjinojmë e përmbysin këtë situatë. E përmbysin plotësisht këtë situatë.

Një buxhet 8 miliardë nga i cili rrogat janë vetëm 800 milionë, e kuptoni ju se çfarë disporpocioni i paimagjinueshëm është investimi tek njeriu, me investimi aty ku vjedhin, investimi kapital që e quajnë këta, investimi ku vjedhin. Sepse ndërtojnë me çmime 10-herë më të larta se Kroacia.
Pyetja se ku do i mirrni paratë? Paratë janë për të gjitha që kemi premtuar ne, dhe çdo të bëjmë. Që në 3 muaj e parë, ne do të vendosim minimumin jetik 200 euro, ne pensionet do t’i llogarisim mbi minimumin jetik.
Ne do të vendosim rrogën minimale 500 euro. Ne do të vendosim rrogën mesatare 1200 euro. Ne do të vendosim proporcion rrogë, pagesa për energji, pagesa për ujin.
Si mund të paguajë një fshatar me 3 dynym tokë, njëlloj si Altin Dumani me 7 mijë euro rrogën, apo Bajram Begaj me 5500 apo sa e ka rrogën. Paguajnë të njëjtin çmim që kanë për energjinë. Nuk ka vend në botë që e bënë këtë.
Se këta nuk është se qëndruar indiferent ndaj rrogave, jo. Rrogat e veta i rritën dhe u them unë shqiptarëve se ato janë rrogat më të larta në rajon, absolutisht. Ata marrin më shumë se sa në Slloveni, që është vendi ndër më të lartat edhe në BE. Por ka një proporcion, nuk çmendet njeriu. Të caktojë një rrogë 7 mijë euro dhe pensioni 100 euro, 150 euro. Nuk e bën kush këtë.
Presidenti i SHBA-së merr 4-fish të rrogës mesatare. Sepse ata 4 punonjës me pagë mesatare kanë familje për të mbajtur, edhe presidenti ka, por edhe këta kanë. Por nuk merr kurrë 10 rroga mesatare presidenti SHBA-së, as kancelari gjerman dhe asnjë tjetër. Ndaj dhe ne e kemi modelin gati.

Modeli ynë është përmbysja e modelit të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike. Kjo përmbysje do të thotë; ne nisim startin e rritjes së rrogave, me premtimin absolut, gjersa të dalim më krye të rajonit. Vrap i vështirë, se ai që ka qenë ndën ne, i ka rritur 5 herë ndër vit. Hajde tani dil krahas tij. Por ne do e bëjmë, do e bëjmë se janë të gjitha mundësitë që të përparësojë investimi te qytetarët.
40% e popullit shqiptar jeton në fshat dhe kanë lënë gjithsej, 44 milionë euro buxhet. Këta do ti ndihmosh që jetojnë aty, ose shkuli që andej. Jo le të qëndrojnë në punën e tyre. 800 mijë pensionistë kanë lënë për vitin që vjen, 18 milionë euro. Për tu tallë me ta. Doli që inflacioni i këtyre produkteve që blejnë të gjithë, që pensionistit i duhen njëlloj siç na duhen edhe ne të tjerëve, është rritur 4 herë më shumë se inflacioni i përgjithshëm, ai nuk i blen dot. Nuk mund ti blejë.
Nuk na shërben shumë e shkuara, por për një gjë po; ne ato që i kemi premtuar i kemi mbajtur dhe për këtë nuk mund të thotë njeri gjë. Kemi premtuar dyfishim të rrogave, i kemi mbidyfishuar. Ne kemi premtuar dyfishim të pensioneve të ulëta, i kemi mbidyfishuar.
Ne kemi premtuar rritjen e pensioneve të tjera, ato janë rritur deri në 60 deri në 80%. Ne u qëndrojmë dhe i kemi zbatuar. Ne i përmbushim plotësisht. Ne këtë trashëgimni e kemi, të mbajtjes së premtimeve. Do të ju thonë, jo po a do ti mbani. Këta nuk janë premtime, por zotime solemne ndaj çdo shqiptari. Betojuni në çdo formë, në Bibël e Kuran dhe si të doni, se këto do të bëhen. E keni të garantuar betimin.
Nuk dalim ne të ju thomi njerëzve për të mos zbatuar këto që themi. Kështu do ta ndryshojmë Shqipërinë, nuk e ndryshojmë dot ndryshe. Shqipëria po shuhet, por ikin./ CNA
Gjykata e Tiranës ka regjistruar në zyrën e regjistrit të ...
Pagat më të ulëta në rajon, por dhe nivelin më të ulët në ...
Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoq...
Jorida Tabaku ka filluar të ndjekë zakonet e ish-kryet...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se do të jetë ...
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për votën e emigr...
Detaje të reja dhe të pathëna në publik kanë dalë nga mble...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, mëngjesin e kësaj të mërkure k...
Ish-ambasadori Agim Nesho gjatë një interviste ka folu...
Në lidhje me publikimin e raportit të Komisionit të Ve...
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, Erion Ve...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, komento...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsion në PD, Genta Vangjeli, ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ta...
Ish-kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Demo...
CNA ka denoncuar lidhjet e kryebashkiakut të Tiranës, ...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka theksuar se beteja...
Numri dy i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar për opini...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...