Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Zëdhënësja për Anti-Korrupsion në PD, Genta Vangjeli, bëri një denoncim për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi.
Vangjeli tha në një deklaratë për shtyp se Byberi ka thyer masën e arrestit të shtëpisë dhe ka bërë një takim me administratën e bashkisë më 6 dhjetor në zyrën e tij.
Sipas saj, kryebashkiaku i Tropojës u paraqit në zyrë në mënyrë që të mos shkarkohej nga këshilli bashkiak për mungesën e paraqitjes për 3 muaj.
Deklarata e plotë:
Që nga data 9 shtator 2024, Rexhë Byberi është në arrest shtëpie për tri akuza: “Shpërdorim detyre”, “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrim të pronës”, duke shkaktuar një dëm financiar prej 2.8 milion euro.
Por, edhe pse ndodhet nën masën e arrestit, më 6 dhjetor 2024, Byberi është paraqitur në zyrën e tij për të bërë takim me administratën e bashkisë, një fakt që është konfirmuar nga disa media.

Kjo shkelje e vendimit të gjykatës ka ndodhur pasi më 6.12.2024 ishin mbushur plot 3 muaj që ai ishte nën arrest shtëpie dhe nuk ishte paraqitur në detyrë si kryetar i bashkisë, gjë që përbën arsye të shkarkimit sipas Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 62, i cili thotë:
Shkarkimi i kryetarit të bashkisë
Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.
Edhe pse ai ka shkelur rëndë ligjin (pikat a dhe b) dhe është i dënuar me një vendim gjykate, ai u mbrojt nga kryeministri Rama. Megjithatë, pasi kaloi afati i 3 muajve, ai e shpërfilli arrestin shtëpiak dhe iu paraqit në detyrë në shkelje të vendimit të gjykatës.
A mjafton kjo shkelje nga Rexh Byberi për të shkarkuar atë nga detyra, apo duhen edhe shkelje të tjera?
Rexh Byberi ka abuzuar në mënyrë të konsiderueshme me tenderët, për të cilët ka denoncime dhe kallëzime penale në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSh) dhe nga media. Po ju rendisim disa prej tyre:
Tenderi për pakot ushqimore – Një kallëzim penal i bërë në SPAK nga dega PD Tropojë në vitin 2020. Kallëzimi ka ardhur pas një investigimi nga Reporter.al. (https://ëëë.reporter.al/2020/07/24/pandemia-e-covid-19-bashkia-tropoje-akuzohet-se-mbajti-tender-fiktiv-per-pakot-ushqimore/)
Tenderi “Ndërtim e rikonstruksion urash në bashkinë Tropojë” – Kallëzim penal i bërë në shkurt të vitit 2024 për pagesa fiktive të kryera nga Rexh Byberi për kompaninë “Rroku Guest”. Ky është një rast në hetim, por nuk ka ende asnjë informacion nga SPAK. Investigimi i emisionit “Piranja” i Syri TV ka zbuluar se zv/kryetarja e bashkisë, nga 9 shtatori 2024 kryetare e detyrës, ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj kompanisë fituese “Rroku Guest”, për të përfituar një urë për motrën e saj, një shkelje e hapur e detyrës.
Abuzimi me tenderët dhe konflikt interesi – Rexh Byberi ka favorizuar familjarët e tij në tendera. Kompanitë e lidhura me kryetarin kanë përfituar fonde të shumta nga Bashkia e Tropojës. (Investigim nga inamedia.al)
Konflikt interesi në tenderin për rikonstruksionin e thertores Shudenicë dhe ndërtimin e tregut të bagëtive – Tenderi me vlerë 12,678,100 lekë u fitua nga kompania “Trajler shpk”, e drejtuar nga Anila Byberi, bashkëshortja e kushëririt të parë të Rexh Byberit. KLSH ka konstatuar se ka pasur presion ndaj anëtarëve të komisionit të vlerësimit dhe parregullsi të mëdha. Megjithëse u investuan 120 milion lekë, thertorja dhe tregu i bagëtive në Tropojë nuk u bënë funksionale asnjëherë.
Tenderi për rikonstruksionin e rrugës ‘Bylbyl Breçani’, fshati Markaj – Ky tender, me një vlerë 54,502,005 lekë, u lidh me vlerën 50,910,205 lekë. Pjesëmarrës në procedurë ishin 6 operatorë ekonomikë, nga të cilët 5 u skualifikuan me arsye krejtësisht të paligjshme, vetëm për të favorizuar kompaninë “Vllaznimi sh.p.k”, që drejtohet nga djali i xhaxhait të Rexh Byberit. Kjo kompani ka përfituar tenderë në Bashkinë e Tropojës për një vlerë prej 4.7 milionë euro.
Tenderi për rikonstruksionin e rrugës Blini i Grisë-Lekurtaj – Në mars 2022, “Vllaznimi” fitoi një tender për rikonstruksionin e rrugës, duke shkelur ligjin në të paktën 5 raste, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit.
ILDKPKI ka nisur hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të Rexh Byberit. Hetimi përfshin pasuritë e tij dhe dyshimet për konflikt interesi.
Shkelje e mëtejshme e masës së arrestit shtëpiak – Më 9 shtator 2024, kur iu komunikua masa e arrestit shtëpiak, Rexh Byberi bëri shkeljen e radhës duke komanduar zv/kryetaren e bashkisë, znj. Zyra Islamaj, një veprim që është i paligjshëm, pasi vetëm Këshilli Bashkiak mund të bëjë komandimin e detyrës.
Edi Rama e mban ende në detyrë një kryebashkiak që është nën arrest shtëpiak, ka thyer arrestin shtëpiak, është nën hetim për procedura tenderimi dhe konflikt interesi, duke mbrojtur në shkelje të ligjit një shkelës të ligjit./ CNA
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ta...
Ish-kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Demo...
CNA ka denoncuar lidhjet e kryebashkiakut të Tiranës, ...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka theksuar se beteja...
Numri dy i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar për opini...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Ditën e sotme është bërë publik draft-opinioni i Komis...
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar për draft-opinionin e K...
Mjaftonte të shikoje emisionin e Çim Pekës dje te “Syr...
Socialistët kanë reaguar pas publikimit të opinionit nga K...
Tri ditë më parë, SPAK-u shkoi dhe ushtroi kontroll në sht...
Ditën e sotme është bërë publik draft-opinioni i Komisioni...
Kryebashkiaku i Tiranës, njeriu që publikonte tigra ng...
Komisioni i Venecias ka publikuar raportin në lidhje me ma...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në luftën kundër...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën “...
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gon...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në konferencën parazgjedhor...
Erion Veliaj i është vërsulur kreut të PD-së Sali Berishës...
Erion Veliaj ka nxjerrë gjithë helmin e tij të mbajtur për...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...