“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Kryebashkiaku i Tiranës në detyrë ka shpikur sot një aktivitet me rastin e festave të fundvitit, për të treguar se ai ka mbështetje nga ndërkombëtarët pas veprimeve të fundit të SPAK-ut, të cilat treguan se Erion Veliaj po hetohet nga ky institucion dhe kompetencë e Prokurorisë së Posaçme janë korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Oficerët e BKH-së janë paraqitur në shtëpinë e kryebashkiakut, të vëllait të tij, në zyrat e bashkëshortes, janë gjetur shuma të mëdha parash. (Lexo këtu)
Tri ditë pas këtyre veprimeve që filluan me nxjerrjen e një tigri nga Erion Veliaj, më pas me lëpirjen e tij dhe strategjinë për t’u përplasur me Saliun se fajin e ka ky i fundit, ndërkohë që po i hetohet pasuria dhe brenda ka bëma e gjëma pafund, ajo që bëri sot ishte një pritje me ambasadorët për të treguar se ka mbështetje të madhe ndërkombëtare. (Lexo këtu)

Për këtë kryebashkiaku i Tiranës shfrytëzoi festat e fundvitit, por në fakt çfarë ndodhi, ERION VELIAJ MBETI I VETMUAR.
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, nuk shkoi në pritjen e Erion Veliajt.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nuk u paraqit në pritjen e Erion Veliajt.
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, nuk ishte në pritjen e Erion Veliajt.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott, nuk ishte në pritjen e Erion Veliajt.

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, nuk ishte në pritjen e Erion Veliajt.
Janë vendet partnere të Shqipërisë, aleatët në NATO që munguan, përfshi këtu edhe ambasadorin italian apo ndonjë tjetër. Janë vendet që kanë financuar Reformën në Drejtësi, janë vendet që po i japin flamurin e luftës kundër korrupsionit SPAK-ut.
Kujtojmë se ditët e fundit, SHBA e shpalli Altin Dumanin kalorës të anti-korrupsionit. Të njëjtin vlerësim ambasada gjermane, BE dhe ambasada angleze, që janë edhe financuesit kryesorë të SPAK-ut. (Lexo këtu)

Sot, vendet të cilat kanë agjensitë e tyre të ulura këmbëkryq në vendin tonë, kanë agjenturat e tyre, kanë informacionet e tyre zyrtare për korrupsionin në drejtësi, ia thanë në sy Erion Veliajt se nuk mund të ulemi apo t’i japim dorën dikujt që po hetohet për korrupsion apo krim të organizuar, nuk mund t’i japim dorën dikujt që e ka nën hetim SPAK-u. (Lexo këtu)
Askush të mos dyshojë se ambasadorët e këtyre vendeve dinë edhe më shumë ndoshta sesa di publiku dhe media jonë. Ndaj edhe veprimi i sotëm, duke e braktisur Veliajn është një mesazh i qartë nga SHBA, nga Britania e Madhe, nga Gjermania, nga vetë vendet vendet anëtarë të BE-së dhe ambasadorët e tyre në Tiranë.

Të gjithë bashkë sot dhanë një mesazh të qartë për popullin shqiptar, duke u thënë se nuk mund të shtrëngojnë duart me të vetëquajturin zdroms të Tiranës dhe këtë e bënë publikisht.
Zdromsi përmes propagandës do t’i hedhë hi syve njerëzve, duke bërë sikur ka mbështetje në trupin diplomatik, ndërkohë që ambasadorët e vendeve kryesore e bojkotuan.

Të gjithë e dinë që as ish i ngarkuari me punë i ambasadës amerikane, Wisner dhe as e ngarkuara aktuale, Vanhorn nuk kanë shkelur asnjëherë në zyrën e tij. Po kështu, edhe ambasadori i BE-së, Gonzato nuk ka shkelur asnjëherë në zyrën e tij.
Afërmendsh, përfaqësuesit diplomatikë të këtyre vendeve që mbështesin nga afër punën e SPAK-ut dhe që mbështeten edhe nga të dhëna nga shërbime inteligjente, nuk mund të pranojnë të shërbejnë si fasadë e një zyrtari që po përdor zyrën e Bashkisë së Tiranës si mbulesë për t’i shpëtuar 313-ës./ CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u shpall kampion global i...
Kryeministri Edi Rama i ka shkuar sërish gjuha aty ku ...
Fatmir Xhafaj, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama ka ...
CNA ka hapur këtë të mërkurë një sondazh, ku pyet qyte...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu bind...
Gjykata e Tiranës ka regjistruar në zyrën e regjistrit të ...
Pagat më të ulëta në rajon, por dhe nivelin më të ulët në ...
Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoq...
Jorida Tabaku ka filluar të ndjekë zakonet e ish-kryet...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se do të jetë ...
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për votën e emigr...
Detaje të reja dhe të pathëna në publik kanë dalë nga mble...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, mëngjesin e kësaj të mërkure k...
Ish-ambasadori Agim Nesho gjatë një interviste ka folu...
Në lidhje me publikimin e raportit të Komisionit të Ve...
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, Erion Ve...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, komento...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsion në PD, Genta Vangjeli, ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...