Xhafaj “i nxjerr dhëmbët” Dumanit
Fatmir Xhafaj, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama ka ...

Kryeministri Edi Rama i ka shkuar sërish gjuha aty ku i dhemb dhëmbi.
Rama u ndal sërish te raportimet për takimet e fshehta dhe skenaret e ngritjes së komisionit të Xhafajt.
Ai deklaroi në mbledhjen e komisionit të posaçëm se është ndjerë shumë i shqetësuar gnga këto raportime.
Gjithashtu, kryeministri u shpreh sërish se nuk ka asnjë plan për të bllokuar SPAK-un.
“Fatmiri tha se ky është një proces që ka nisur një vit më parë dhe unë e marrë këtë konstatim korrekt dhe dua të them se puna e bërë dhe dokumenti analitik prej 700 faqesh janë pjesë e gjysmës së dytë të këtij viti.
Ndërkohë që gjysma e parë e vitit është konsumuar me frymën e skepticizmit të dyshimeve dhe të kundërshtive, padiskutim pastaj dhe të akuzave por ato janë element që nuk dua ta përfshij këtu, lidhur me këtë që ne jemi sot këtu për të diskutuar, pasi është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme, themelore për këtë proces.
Dhe kundërshtitë, dyshimet, hezitimet, kanë qenë vërtetë shumë shqetësuese për mua personalisht, kanë qenë shqetësuese se ne nuk e kemi luksin të humbasim kohë për gjëra që janë të qarta për ne si drita e diellit.
Por nga ana tjetër kanë qenë një provë shumë kokëfortë e faktit se pjesa e dërmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës europiane të Shqipërisë, e këtu përfshi të gjithë, nga dashamirësit deri te kritikët, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për anëtarësimin në BE, fare. Se përtej asaj që duket dhe lexohet sipërfaqësisht, kjo fazë është një fazë marramendëse përsa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë dhe jo vetëm qeveria, gjithë sistemi i republikës së Shqipërisë.
Ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë brenda kësaj dekade, shtuar këtu dhe plani i dakordësuar, shumë agresive së bashku me KE, që Shqipëria t’i përfundojë të gjitha detyrat brenda vitit 2027, na e bën të pamundur të jetojmë qetësisht, me skepticizmat, dyshimet, lëre pastaj me akuzat apo përpjekjet për ta penguar procesin.
Dhe u gjet një fjalë magjike që të dëgjoni se Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë plan të errët për të bllokuar SPAK dhe kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete në partinë socialiste dhe po thurin një komplot.
Natyrisht që kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka sensibilitet dhe forca që angazhohen për të dalë menjëherë në mbrojtje. Nuk e kisha të mundur ta evitoja këtë çështje këtu, se dua t’ia kujtoj të gjithëve, duke filluar nga miqtë tanë të respektuar, aleatët tanë strategjik, të gjithë ata që janë përfshirë në proces si ekspertë të shoqërisë civile, të gjithë atyre që hëngrën të shara dhe s’e kishin imagjinuar se do i dëgjonin ato gjëra. Dhe u them mos i kini merak, konsiderojini si hudhra për të penguar syrin e keq, për të mos ju marrë mësysh", theksoi kreu i qeverisë./ CNA
Fatmir Xhafaj, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama ka ...
CNA ka hapur këtë të mërkurë një sondazh, ku pyet qyte...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu bind...
Gjykata e Tiranës ka regjistruar në zyrën e regjistrit të ...
Pagat më të ulëta në rajon, por dhe nivelin më të ulët në ...
Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoq...
Jorida Tabaku ka filluar të ndjekë zakonet e ish-kryet...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se do të jetë ...
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për votën e emigr...
Detaje të reja dhe të pathëna në publik kanë dalë nga mble...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, mëngjesin e kësaj të mërkure k...
Ish-ambasadori Agim Nesho gjatë një interviste ka folu...
Në lidhje me publikimin e raportit të Komisionit të Ve...
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, Erion Ve...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, komento...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsion në PD, Genta Vangjeli, ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ta...
Ish-kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Demo...
CNA ka denoncuar lidhjet e kryebashkiakut të Tiranës, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...