Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së shtëpisë së tij, Erion Veliaj po tenton të mbajë ndezur një sherr me kundërshtarët e vet politikë. Mbrëmjen pas kontrollit, me t’u kthyer nga Hamburgu, ai iu përvesh “opozitarëve të zhytur në llumin e korrupsionit” dhe të “ashtuquajturave media” që sulmojnë këdo që nuk pranon të shantazhohet. Në vend të një sqarimi normal për atë çka kishte ndodhur, ai u mundua të ndezë fitilin e polemikave.
Edhe më e fortë u bë kjo tendencë në këtë fillimjave. Në një postim ku të vriste sytë gjuha e urrejtjes, ai u mor me Sali Berishën dhe enturazhin e tij. Në analizën e tekstit që bëri redaksia e "Lapsi.al", qëndrimit të kryebashkiakut, të cilën mund ta lexoni këtu poshtë, dallohet lehtë se ai është i mbingopur me një fjalor bullizues. Kush e studion këtë lloj gjuhe, e ka të qartë se ajo është një sakrificë rrugaçërore për të tërhequr me çdo kusht vëmendjen. Duke përdorur togfjalësha si “kufomë e pakallur”, “jargë ligësie”, “çorbë e prishur”, “turinj të pistë”, edhe specialisti më profan i komunikimit e di se ato mëtojnë të kapin titujt kryesorë, për të nxjerrë në pah sherrin sipërfaqësor dhe jo thelbin e çështjes.
Duke u përqendruar në komentet që Sali Berisha i bëri kontrollit të banesës së tij nga hetuesit, Veliaj u rrek që problemin që ka me inceneratorin e Tiranës dhe vjedhjet e "5D" ta transferonte tek opozita.
A ka të drejtë ta bëjë këtë? Në pamje të parë duket se po.
Në asnjë rend demokratik normal, as rivalët politikë, as kritikët mediatikë nuk nxitojnë të të bëjnë një gjyq publik përpara atij që zhvillohet në procesin e rregullt ligjor. Rrallë ndodh, ose hiç fare, që pa treguar prova bindëse për publikun, të citohet qytetari digjital që ka mësuar se Ajola Xoxës i qenkeshin kapur çerek milioni euro në zyrë. Aq më pak mund të insistohet, pa paraqitur asnjë fakt, se këto para u fshehën në këmbim të një shantazhi ndaj vëllait të Edi Ramës.
Pra edhe Veliaj, ashtu sikurse gjithkush që nuk është pro këtij modeli, ka të drejtë të distancohet prej tij. Madje po t’i shkosh deri në fund tendencës për ta amnistuar atë me çdo kusht, mund të thuhet pa frikë se një pjesë e portretizimit që ai bën për Berishën, përputhet me imagjinatën kolektive mbizotëruese që ekziston për liderin e opozitës.
Por ama, thënë këtë, duhet pohuar se në qasjen e Erion Veliajt ka një mungesë ulëritëse koherence parimore dhe besimi te një model. Pasi kush u referohet shoqërive të zhvilluara perëndimore e ka të qartë se rregullat e funksionimit janë të ndryshme. Aty, një njeri në pozitën e kryebashkiakut të Tiranës, nuk do ta kishte kurrë luksin të merrej me mediat dhe opozitën, pa dhënë disa shpjegime të thjeshta. Ai fillimisht duhet të sqaronte se ç’kërkonin hetuesit në shtëpinë e tij dhe se çfarë gjetën aty. Pa iu fshehur reporterëve ashtu siç bëri kur e pritën në aeroport, apo kur ndenjën para selisë së PS-së, ndërkohë që dilte nga dera e pasme, ai duhet të tregonte se cili ka qenë roli i tij tek inceneratori i Tiranës, te kompania e shokëve të tij të 5D-së. Ai duhet të fliste se në ç’pikë kanë shkuar hetimet e “kolegëve” dhe cilat janë argumentet e tij për ato që ata kanë gjetur.
Dhe ky do të qe vetëm angazhimi minimal. Sepse në një shoqëri normale për një funksionar të lartë publik duhet të kërkohej shumë më tepër. Nëse ai ka firmosur duke anashkaluar Këshillin Bashkiak për ngritjen e një inceneratori, që ka avulluar paratë, po nuk ka vënë asnjë tullë, nëse ka pasur nën hyqëm, në bashki, një rrejtë të tërë merimange, që kalonte milionat e taksave në kompaninë private të drejtorëve, ai maksimumi nuk duhet të shkelte më në atë zyrë derisa të mbaronte procesi.
Në studiot tona televizive shpesh fajësohen me të drejtë dy standardet e SPAK-ut, që burgos me pretekstin e prishjes së provave njerëz që kanë qenë në pushtet para një dekade dhe lë të shkojnë të lirë në punë ata që dyshohen për vjedhje të rënda. Por, përpos kësaj përgjegjësie institucionale ka dhe një të tillë, morale. Kjo do ta donte që Veliaj të ngrinte, të dorëhiqej apo të shkarkohej nga kryeministri. Ai nuk mund t’i vazhdojë funksionet e tij sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Kështu ndodh në demokracitë normale, të cilave nuk mund t’iu përdorim vetëm formën për t’i flakur tej thelbin. Pikërisht këtë po tenton të bëjë Veliaj duke përdorur gjuhën e urrejtjes, si mburojë ndaj dhënies së llogarive.
Ky është kurthi ku ai po na fton të biem të gjithë, duke bërë sikur harron se rolit të tij si kryqëtar kundër berishizmit i ka ardhur fundi. Ai tashmë gjendet në një tjetër pozicion: të japë llogari parpara atyre që dyshohet se iu ka zhytur duart në xhepa.
Për deputetët: Deputetët nuk mund të detyrohen të vot...
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë se Veriut ndodhet në ...
"Ka dekada ku nuk ndodh asgjë, dhe ka javë kur ndodhin ngj...
Dikush arratiset ngarkuar me arin apo parate e vjedhura po...
Dhe ja, pa kuptuar mbërrin mosha e pensionit. Dikur, kur i...
Njeriu i ri nuk mendon si ta bëj jetën e tij/saj më të mir...
Qe prej nisjea se punes nga SPAK me hetimet mbi shume zyrt...
Nuk bëj pjesë te besimtarët në SPAK, as ata në Amelikë...
Gazetari Mero Baze ka kërkuar të hetohet kryebashkiaku...
Për ca dosje, as SPAK-u nuk e ndalon dot SPAK-un edhe ...
Po të bëhet një llogaritje e pasqyrimit mediatik të “...
Në shumë vende europiane po përkujtohet nga intelektua...
Dëgjova intervistën e kreut të SPAK-ut te Dudushi dhe ...
Festat e nëntorit kaluan shumë bukur. Festimi i 28 nën...
Sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit tronditi opinio...
NDERIMI I MUNGUAR PËR PRESIDENTIN MOISIU, NDERI I HUMB...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, por ...
Deklarata e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 ka vetëm nj...
28 Nëntor 1912, joveçse datë e shënjuar e shpalljes së pav...
Paraprakisht, dëshiroj t'ju bashkohem urimeve të mbarë-Shq...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...