Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit tronditi opinionin ndërkombëtar dhe politikën shqiptare për mënyrën e qëllimin e ekzekutimit. Të gjithë pothuaj reaguan ashpër.
I vetmi që “nuk e prishi terezinë” ishte Rama.
Ky njeri që “përvesh llërët” e gjuhës së tij të shthurur e sharëse ndaj kundërshtarëve politikë, sa herë i duhet në këtë rast foli pothuaj me përdëllim e përulje.
“Patrioti i madh” që s’lë cep sallash pa mbushur me flamuj për të mashtruar emigrantët, nuk e fsheh pikëllimin e tij ndaj sulmeve që mund t’i bëhen Vuçiç-it dhe nuk ia ndien fare se çfarë po i ndodh Kosovës.
1. Si në rastin e Banjskës të cilën e quajti “tokë të askujt”, vëllai i Vuçiç-it dhe territorin në Ibër Lepenc nuk e quan në asnjë rresht tokë shqiptare të Kosovës dhe cenim të integritetit të saj!
2. Aktin terrorist ndaj Kosovës ky “druzhe” e quan akt sabotimi!!?
A thua serbët kishin thyer një saraçineskë uji dhe jo që kishin vendosur 15 kg tritol në një pikë jetike! Ndërkohë që shënjestra është tipike terroriste: goditje ndaj infrastrukturave me rëndësi strategjike.
3. Vazhdon duke e cilësuar si “krim të rëndë i cili cenon jetën e qytetarëve”!!?
A thua të ishte një përplasje bandash nga ato që ndodhin rëndom në Shqipëri! Ndërkohë që ai është një sulm terrorist, jo thjesht ndaj cenimit të jetës, por dhe sulm terrorist ndaj shtetit të Kosovës dhe kombit tonë.
4. Kërkon “zbardhjen e ndëshkimin në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar”!!??
Hapur fare pa e fshehur sikurse Vuçiç, shpreh mosbesim të plotë ndaj institucioneve ligjzbatuese kosovare dhe hedh insinuata të rrezikshme ndaj qeverisë së Kosovës.
Një poshtërsi epike kjo!
5. Pretendon se “formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultate”!!?
Këtu ky “patrioti tregishtësh” hidhet në sulm të hapur ndaj Kurtit e Kosovës!!!
Me gjuhë gjarpri kërkon të ketë rikthim në idetë e tij të bashkërenduara me Vuçiç, ose për
a) shkëmbim territoresh, të cilën tentoi ta realizojë dhe pa aprovimin ndërkombëtar, por me axhendë specifike. Ose për
b) planin e tij të Asociacionit që e shpalosi me krenarinë e tradhtarit faqe botës, që mundëson një republikë të re Serpska në gji të Kosovës. Ose për
c) atë konferencën e famshme ndërkombëtare të propozuar nga ky mendja globale, e cila që pa nisur, vë në dyshim ekzistencën e shtetit të Kosovës.
As më shumë e as më pak kjo është një deklaratë që konfirmon qëndrimin pro serb të këtij argati, i cili me politikat e tij ka defaktorizuar sot peshën dhe rolin e shqiptarëve në rajon dhe ka prodhuar një sulm frontal ndaj tyre kudo: në Serbi, në Maqedoni, Mal të zi dhe madje deri brenda në Kosovë.
Falë vëllazërisë Rama-Vuçiç sot Serbia ka marrë frenat e ekonomisë së rajonit e rrëmben investimet më të mëdha që vijnë nga Evropa, Turqia e deri Kina.
Ky druzhja e bratja “patrot” i Vuçiç-it ndërkohë shkruan statuse përdëllyese ndaj akteve terroriste kundër shqiptarëve!/ CNA
NDERIMI I MUNGUAR PËR PRESIDENTIN MOISIU, NDERI I HUMB...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, por ...
Deklarata e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 ka vetëm nj...
28 Nëntor 1912, joveçse datë e shënjuar e shpalljes së pav...
Paraprakisht, dëshiroj t'ju bashkohem urimeve të mbarë-Shq...
U bënë disa ditë që në shkollën “Fan Noli” në Tiranë ka nx...
Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur instiktivisht, cili...
Shumë janë përpjekur ta analizojnë bardhë e zi rezulta...
Shkrimi i plotë i Albert Vatajt: Ai është burri më i ...
Asgjë në këtë botë por edhe përtej saj nuk është rastësi p...
Pasiguritë janë rrathët që e shoqërojnë jetën e një sh...
Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike,...
Të kujtojmë se gjuha shqipe ka 36 gërma përfshirë dhe gërm...
“Vetëm shqiptarët dhe çeçenët vrasin pa motiv” ishte...
Kryeministri artist shpalli sot përpara shqiptarëve di...
Kur makina shtypi njeriun e parë, kori i atyre që donin të...
Te dera e shkollës "Fan Noli", ku Martini 14 vjeç mori...
Kur një nënë dergon fëmijën në kopsht, shpresa është q...
Ndalojini: Të gjitha emisionet televizive vulgare e b...
Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërti...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...