“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Ndalojini:
Të gjitha emisionet televizive vulgare e banale.
Të gjitha debatet e përndezura me sherrnaja e kotësi, me ulërima e gafurrje politikanësh, analistësh, VIP-ash, e gjithëfarësoj a turlisoj “të famshmish”, nëpër TV Kombëtare e lokale.
Të gjitha transmetimet live të Parlamentit, aktiviteteve politike, konferencave për shtyp të politikanëve.
Ndalojini të gjitha kanalet, faqet e profilet në rrjetet sociale ku flasin, shfaqen e “lulëzojnë” gangot e Dubait, horrat, qelbësirat e sharjeve e pështymave, promovuesit e banalitetit, maskarallikut, dhunës, mediokritetit, ulërimave, gjobëvënieve, e famës nga budallalliku e fëlliqësia.
Duhet një Pakt Kombëtar i Mbrojtjes së Fëmijëve.
Emisionet vulgare e banale, le ti bëjnë televizionet në kanale me pagesë, e kushdo ti shohë le ti shohë duke shprazur portofolin e në qafë pastë veten, por në TV Publike, Kombëtare e Lokale, nuk duhen lejuar më fëligështia e VIPave injorantë, apo e VIPëzimit të injorantëve e debilave.
Gazetarë, analistë, media, mos rendni pas klikimeve e fitimeve prej marrëzisë e fëlliqësisë.
Ju lutem, ju lutem, kemi përgjegjësi prindëruese të gjithë.
Fëmijët tanë janë si sfungjer e dhe e thithin të gjithë këtë mënxyrë publike, politike, mediatike e të rrjeteve sociale, por nuk e përpunojnë dot.
Ju lutem, t'i mbrojmë fëmijët.
Të prindërojmë.
Prindër, ju lutem, e di që lodhja nga punët e ditët e vështira, nga streset e dertet e jetës ju bëjnë të zgjidhni që të shihni me telekomandën tuaj, gjërat më pa mendim që ju duken si më shtyrakohëset e më çlodhëset, por mendoni se çfarë shihni ju në televizorët tuaj në shtëpi është vetëm maja e ajsbergut e çfarë shohin fëmijët tanë në rrjetet sociale.
Prindërimi e ka të ndaluar lodhjen.
Të prindërojmë.
Të bëhemi vigjilentë në çfarë shohim në ekranet tona në shtëpi që tu shembullzojmë fëmijëve tanë më të mirën e mundshme.
Prindër, mos e shihni më Parlamentin, mos ndiqni më debate e sherrnaja, mos ndiqni banalitetin e VIPëzuar, e as banalët, vulgarët e gjytyrymat e VIPëzuar.
Mos i ndiqni as VIP-at e fëlliqësuar.
Po nuk i bëmë këto sot, do të jetë shumë vonë nesër.
Pikë.
Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërti...
Amerikani mesatar Ndërsa shtypi liberal po shkrihet mbi z...
Ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën Fan Noli në Tiranë,...
Buxheti është një nga momentet më të rëndësishme në je...
Në Shqipërinë tonë të vogël, më e madhe se dashuria pë...
80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e ...
Establishmenti politik, kancelaritë, mediat dhe opinioni p...
35 vite nga rënia e Murit të Berlinit, Shqipëria nuk shkëp...
Në ditët e tij të fundit të fushatës së tij elektorale, pr...
Sot, pas rreth 34 vjet shtet "demokratik", krimi, në bashk...
Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe...
Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një...
E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësor...
Paraprakisht, më duhet që të falënderoj përzemërsisht medi...
Greqia ka disa vese antiperëndimore, si asnjë shtet tjetër...
Edi Rama në Selanik, kaloi në një stad patriotik, të cilin...
Në vitin 1990, ne thamë se ra komunizmi, por u desh 1 vit ...
Vitet kalojnë, po kujtimet mbesin të pashlyeshme për d...
Disa adoleshentë shqiptarë arrestohen në Belgjike për ...
Shumë njerëz habiten me faktin se si një grua shqiptar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...