Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Në ditët e tij të fundit të fushatës së tij elektorale, presidenti Donald Trump e ka portretizuar veten si riparues problemesh për një vend të mbushur me inflacion, krim dhe emigracion.
Slogani m'u duk mjaft i gjetur. Ato katër fjalë ishin të thjeshta, konkrete, shpresëdhënëse, dhe mbi të gjitha: Të ardhura nga një Autoritet Superior. Njerëzit ishin të frustruar ndaj ndjesisë së sofistikimit dhe përbashkësisë liberale që fliste në emër të tyre dhe pastaj bënte çfarë i donte qejfi.
Liberalët nuk kanë fuqinë bindëse në një shoqëri që gjithmonë e më shumë e ka humbur besimin te politika e tyre.
Megjithatë, liberalët e kishin parashikuar me kohë ardhjen e një momenti të tillë. Zërat e respektuar të tyre kanë paralajmëruar krizën e madhe të sistemit, ngërçin mes politikave liberale dhe votuesve.
Ja se si e përshkruan bullgari Ivan Krastev këtë ngërç:
“Votuesit mund të ndryshojnë qeveritë, por për ta po bëhet gjithnjë e më e pamundur për të ndryshuar politikat ekonomike”.
Njerëzit duken të zënë në kurth. Pushteti varet prej tyre, por edhe nuk pyet për ta. Ky është një cinizëm, një lloj mundimi pa shpagim, dukej si tallje. Pafuqia e njerëzve për të ndikuar politikat ekonomike sjell indiferencën dhe akumulimin e mllefit.
Krastev e ka përshkruar kështu figurativisht ndjesinë e pafuqisë së njerëzve në kohën tonë në krahasim me atë të së shkuarës:
“Në vitin 1968 ndjesia e përgjithshme ishte se në botën që po vjen ti mund të q*je kë të doje. Në vitin 2008 ndjesia është se gjithkush dhe gjithçka-njerëz dhe institucione mund të të q*në ty.”
Ivan Krastev, "I besojmë mosbesimit"
Një tjetër batutë që përmend Krastev, por që shpreh më së miri frustrimin popullor ndaj zgjedhjeve është një parullë e pashlyer diku në një ndërtesë në Sofie-Bullgari:
“Nëse zgjedhjet do të zgjidhnin gjë atëherë do të ishin ndaluar”
Qytetarët mund të mos kenë kualifikimin e duhur për të bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme, por ndjesia e pafuqisë së tyre çon pashmangshmërisht në akumulimin e mllefit. Ata bëhen emocionalë dhe as nuk duan të dëgjojnë arsye. Faza e autoironisë dhe humorit të zi të viteve 2010 gradualisht erdhi duke u shndërruar në një dëshirë popullore për shpagim. Toka ishte pjellore për të mbjellë farën e kundërliberalëve. Armiku i shpallur popullor është hiç më pak sesa kryeideologu i Shoqërisë së Hapur, predikuesi i lëvizjes së lirë, Xhorxh Soros.
Përkundër konstatimit të problemeve, liberalët nuk bënë asgjë për t’i rregulluar ato. Ata jetonin në një botë tjetër, ideale, ku sundonte teknokracia jo populizmi. Elitat liberale i përçmonin populistët. Ata (populli) ishin emocionalë, të pasofistikuar, të drejtpërdrejtë, manipulues, gati-gati hipnotizues. Ja se si i përshkruan një tjetër ideolog liberal Benjamin Arditi raportet mes populistëve dhe liberalëve:
“Populizmi i ngjan një të ftuari të dehur në darkë, ai nuk respekton mënyrën e të sjellurit në tryezë, është i paedukatë dhe madje, mund të nisë të flirtojë me gratë e të ftuarve. Por në të njëjtën kohë ai mund të jetë duke na përplasur në fytyrë të vërtetën se demokracia liberale PO HARRON PARIMIN MBI TË CILIN ËSHTË THEMELUAR, ATË TË SOVRANITETIT POPULLOR.”
“Me mendtë e popullit nuk shkoj as në WC. Ata janë injorantë të pashkolluar” – thotë Paridi, një liberal i zgjuar, njohës i mirë i politikës. Ndoshta me të drejtë. Ai është ilustrimi i një prej atyre zotërinjve elitarë të ftuar në darkën e Benjamin Arditit. Bota ideale për të është ajo që përshkruan Jan Werner Milleri:
“Teoricienët e demokracisë janë të preokupuar për gjallërimin e asaj që ata e konsiderojnë teknokraci liberale, që do të thotë qeverisje liberale me një ekip ekspertësh që në mënyrë të ndërgjegjshme nuk u përgjigjet dëshirave të qytetarëve të zakonshëm.”
Bash këtu është burimi i mllefit të kundërshtarëve të liberalizmit, tek arroganca përbuzëse e zotërinjve liberalë. Këtë e përshkruan mjaft bukur studiuesi holandez Cas Mudde:
“Përgjigje joliberale demokratike ndaj një liberalizmi jodemokratik”.
Ky është thelbi. Njerëzit e mllefosur nga pafuqia e tyre për ndryshim, nga cinizmi mospërfillës i udhëheqësve liberalë, vendosën të bëhen vetë cinikë: Do zgjedhin një tjetër. Gjithçka liberale është e urryer. Lëvizja e lirë duhet ndaluar, emigrantët janë armiq, të margjinalizuarit gjithashtu, LGBT ta shpif, mashkulli i fortë ka lezet. Është e tëra një shpërthim mllefi. Tezat e barazisë shpallen të neveritshme, familja me burrë të fortë, me B të madhe pëlqehet, krimi do një dorë të fortë, këta as të q..., as të lëshojnë.
Donald Trump është pasoja e kësaj situate. Njerëzit dolën dhe i përbuzën përbuzësit e tyre. Nuk ka rëndësi asfare se ata mund të jenë vuajtësit më të mëdhenj të pasojave. Boll t’i shohin mospërfillësit e tyre një herë të pafuqishëm.
Liberalët donin të ndërronin rendin natyror të gjërave, të mbronin të voglin, të pazotin, të margjinalizuarin duke ndërtuar një rend tjetër, atë të një bote siç duhet të jetë. Njerëzit u përpoqën, u indoktrinuan, u vetësugjestionuan. Gati-gati u nënshtruan. Derisa në fund u lodhën dhe shpërthyen. Sepse liberalët e tepruan. Si komunistët dikur me “njeriun e ri socialist” edhe këta u përpoqën të sjellin “njeriun e ri kapitalist”. Me të njëjtin sukses në dështim.
Teza “Trump will fix it” ishte bash e duhura për të kanalizuar tërbimin popullor ndaj revanshizmit liberal kundër demokracisë. Populli ndien nevojën e një personi autoritar që nuk është hipokrit, një iliberal. “Trump will fix it” është ai çka dëshironte të dëgjonte, një përfaqësues i vërtetë i sovranit. Çdo shqetësim popullor gjen shpagim te “Trump will fix it”. Edhe nëse nuk e rregullon, ky është ndryshe. Ky është Komandanti, ky është Legjenda, këtij i falen. Ky është ndryshe nga Ata. Kaq mjafton.
Kohët kanë ardhur për njerëz të fortë, popujt kanë shfaqur instiktin e tyre natyror për të qenë të urdhëruar. Kjo jo vetëm në USA, por edhe në Evropë. Putin, Erdogan, Vuçiç, Orban. Edhe Austria, Gjermania kanë shfaqur tendenca të forta. Edhe politika do t’u nënshtrohet tendencave ciklike. Si çdo gjë në universin njerëzor. Liberaldemokracia e ka humbur shkëlqimin dhe duhet të presë kohë të tjera për t'u rikthyer. Uroj që deri atëherë të mos kemi pasoja të parikuperueshme./ CNA
Sot, pas rreth 34 vjet shtet "demokratik", krimi, në bashk...
Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe...
Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një...
E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësor...
Paraprakisht, më duhet që të falënderoj përzemërsisht medi...
Greqia ka disa vese antiperëndimore, si asnjë shtet tjetër...
Edi Rama në Selanik, kaloi në një stad patriotik, të cilin...
Në vitin 1990, ne thamë se ra komunizmi, por u desh 1 vit ...
Vitet kalojnë, po kujtimet mbesin të pashlyeshme për d...
Disa adoleshentë shqiptarë arrestohen në Belgjike për ...
Shumë njerëz habiten me faktin se si një grua shqiptar...
Qarqet ekstremiste greke që kanë një fill të fortë me mazh...
Mbrëmë ishte një nga intervistat më të mira të Kryemin...
112 vjet shtet shqiptar e ne ende vuajmë nga Kompleksi...
E pyeta Filipin: -Të mungon Koço Devole? -Ndihem si peshk...
Trump kishte 20 mijë vetë në Madison Squere Garden dhe...
Gjuha është një mjet komunikimi për fiset dhe popujt, e ci...
Dikujt i është dhënë një autorizim për shtëpi, dikujt i ës...
I pandehuri Ilir Meta duhet gjykuar si i barabar...
Po të dëgjojnë se çfarë thonë pensionistët sot, duhet ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...