Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani
Edi Rama në Selanik, kaloi në një stad patriotik, të cilin...

Greqia ka disa vese antiperëndimore, si asnjë shtet tjetër perëndimor, me të cilat ne shqiptarët tanimë jemi mësuar dhe nuk na bën shumë përshtypje. Dhe këto vese demonstrohen kryesisht në kufijtë e Greqisë me Shqipërinë.
Dje u bë problem i madh pse Greqia ndaloi gazetarët shqiptarë që shkonin të ndiqnin vizitën e Edi Ramës. Por kjo nuk është hera e parë. Në kufirin grek ndoshta është i vetmi kufi evropian që nëse i thua se je gazetar të pyesin “a ke kamerë me vete”, “çfarë do bësh në Greqi” “Ku do flesh” “Ku do shkosh” etj. Ke më shumë leverdi t'i thuash jam bari, sasa gazetar.
Edi Rama përmendi rastin e Marin Memës, si gazetar i ndaluar të shkojë në Greqi, por në fakt ka një listë të gjerë gazetarësh dhe figruash politike dhe zyrtare, që bezdisen në kufijtë e Greqisë, apo kthehen pas pa ndonjë shpjegim, për shkak të detyrës së tyre.
Unë e kam vuajtur atë për gati 20 vite dhe po të mos i ankohesha ambasadorit grek në Tiranë në vitin 2014, i cili ishte një diplomat mendjehapur, ndoshta do të vazhdonte i njëjti zakon. Pak a shumë ndodhte kështu: Polici shikon pasaportën, fut të dhënat në kompjuter, bëhet gati të vulosë, kur befas i shfaqet një shënim në ekran. Mbyll sportelin, çohet në këmbë, bën një telefon, pastaj të thotë dil nga radha prit pak. Nëse kërkon sqarime, koha e pritjes shkon 45 minuta, nëse sillesh urtë shkon 25 deri 30 minuta.
Më ka ndodhur e njëjta skenë dhe kur shoqëroja kryeministrin apo kryetarin e parlamentit të vendit duke qenë gazetar i akredituar zyrtarisht në delegacion dhe kur shoqëroja babain në karrocë që ishte për operacion. Atë e lejonin ta kalonte kufirin mua jo. Dukej që nuk qe punë polici, por punë sistemi.
Herën e fundit që më ndodhi në vitin 2014, ambasadori i Greqisë në Tiranë udhëtonte bashkë me mua dhe kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhi përsëri, edhe pse pasaportat i çoi për t'i vulosur Ambasadori i Greqisë në Tiranë. Pas kësaj nuk u përsërit më dhe unë shpresoj se ka ndikuar pozitivisht pafuqia e tij për të më ndihmuar mua para policit grek.
Nga gjithë shtetet evropiane, Greqia është i vetmi vend që shpall persona “non grata” të kombësisë greke në Shqipëri, të cilët i konsideron “tradhtarë” të çështjes kombëtare greke, siç është rasti i Jorgo Goros në Himarë. Gjithë shtetet evropiane shpallin persona “non grata” për parime evropiane, për përfshirje në korrupsion madhor, apo lidhje me krimin e organizuar, vetëm, Greqia të shpall “non grata” nëse nuk je “patriot grek”.
Mendoni një moment sikur këtë kriterin grek ta zbatonte Shqipëria, sa e gjatë do qe lista e shqiptarëve që mund të shpallnim “non grata” për bashkëpunim me Greqinë.
Ekziston një racizëm i instaluar në sjelljet e policisë kufitare greke me shqiptarët. Vetëm në kufijtë e Greqisë me Shqipërinë ekziston shprehja “u prish kompjuteri” ndërsa radha e makinave është 1 km dhe t'i shikon doganierë dhe policë cinikë të kënaqur që shkojnë pijnë kafe dhe tallen me shqiptarët që presin në radhë. Në asnjë vend të Afrikës së egër nuk ekziston më shprehja “u prish kompjuteri”, pasi sistemet kufitare nuk janë thjesht çështje të një kompjuteri, por janë sisteme të certifikuara me standardet më të larta. Në Shqipëri që nuk ka gjë që nuk prishet, për shembull ky sistem nuk është prishur kurrë.
Ende në Greqi nuk lejohet të hyjnë qytetarë me origjinë nga Çamëria që kanë të shkruar në pasaporta emrin e fshatit të tyre. Pas shumë përpjekjesh, pala shqiptare pranoi të shkruajë në pasaportën shqiptare emrin e greqizuar të Filatit apo Paramithisë, por atyre njësoj u nxihet jeta në kufi, edhe pse kanë ngelur një pakicë pleqsh që ndoshta nuk kanë më as fuqi të shkojnë deri në ish-shtëpitë e tyre.
Madje dhe teknikisht kur në Greqi shkon me veturë, ekziston një procedurë që nuk e ke askund në botë. Të vënë një vulë në pasaportë për veturën, që nuk ia shpjegon dot asnjë dogane në botë dhe nëse ndodh të shkosh disa herë rresht në Greqi, nuk ke më vend për vula policie se ta kanë mbushur vulat e doganës greke për veturën që fut.
Edhe për turistët perëndimorë që duan të hyjnë në Shqipëri nga Greqia ka rregulla speciale. Ata për shembull nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë me një veturë të marrë me qira në Greqi. Nga Italia apo Austria e Franca mund të vijnë, nga Greqia jo. Janë komplikuar aq shumë procedurat e shoqërive te sigurimit dhe shtetit për këtë praktikë, sa askush nuk e zgjidh dot prej vitesh dhe shumë turistë perëndimorë mbeten të dëshpëruar në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë se nuk e kuptojnë dot pse nuk kalojnë dot në një shtet tjetër.
Të gjitha këto “vese të Greqisë në fakt janë një regjim special që ka lidhje me Shqipërinë. Është e pashpjegueshme pse u duhet ky regjim special “persekutues”.
Shqipëria jo vetëm që nuk përben asnjë rrezik për Greqinë, por shqiptarët janë faktor i rëndësishëm i ekonomisë greke brenda në Greqi. Madje Greqia duhet të ketë strategji si të mbijetojë ekonomia e saj përmes faktorit shqiptar, të cilët nuk duhen vetëm për të mbledhur ullinjtë.
Nga ana tjetër, faktori grek në Shqipëri është defaktorizuar jo nga Tirana zyrtare, por nga Athina zyrtare. Sot zonat e pakicës greke në Shqipëri janë të zbrazëta, dhe pa shpresë vitalizimi përveç njerëzve të moshuar që duan të kthehen të vdesin në shtëpitë e tyre. Të rinjtë dhe gjeneratat e reja që lindin në Greqi ndihen grek dhe as u shkon më mendja për fshatrat e tyre mbetur në Shqipëri.
Politika që Greqia ka ndjekur ndaj pakicës greke në Shqipëri duke i dhënë monopolin e saj dy-tre personave, e ka bërë dhe më dëshpëruese këtë situatë. Dhe të mendosh se gjysmën e problemeve, gazetarët apo politikanët shqiptarë i kanë në kufi nga këta persona që rekomandojnë në qeverinë greke për “shqiptarë të rrezikshëm” të cilët duhet të torturohen në kufijtë me Greqinë apo të shpallen “non grata”.
Por përtej kësaj problematike në kufi, sapo kalon kufirin t'i hyn në një shtet evropian, ku askush nuk ngjan më me doganierët apo policët e pikave doganore që sillen si policia kufitare e Enver Hoxhës para 1990.
Greqia mbetet fqinji më i mirë i Shqipërisë, më i dobishëm për tregun e punës, për shkëmbime tregtare apo për biznese të ndërsjellta. Grekët dhe shqiptarët janë ndoshta njerëzit që merren vesh më shpejt dhe më mirë me njëri-tjetrin.
Dhe gjithë ky “regjimi special” në kufi, nuk ka mundur ta pengojë këtë.
Shqiptarët tanimë janë mësuar që në kufirin me Greqinë, do kenë kokëçarje dhe e marrin të mirëqenë këtë. Nuk u ndodh kurrë kjo në kufirin me Italinë, po ashtu një vend fqinj perëndimor, apo kur shkojnë direkt me avion në Austri, Gjermani, Francë a diku tjetër në BE.
U ndodh vetëm në Greqi, një vend që shpeshherë ngjan si ballkanas i keq në BE, dhe jo evropian i mirë në Ballkan./ CNA
Edi Rama në Selanik, kaloi në një stad patriotik, të cilin...
Në vitin 1990, ne thamë se ra komunizmi, por u desh 1 vit ...
Vitet kalojnë, po kujtimet mbesin të pashlyeshme për d...
Disa adoleshentë shqiptarë arrestohen në Belgjike për ...
Shumë njerëz habiten me faktin se si një grua shqiptar...
Qarqet ekstremiste greke që kanë një fill të fortë me mazh...
Mbrëmë ishte një nga intervistat më të mira të Kryemin...
112 vjet shtet shqiptar e ne ende vuajmë nga Kompleksi...
E pyeta Filipin: -Të mungon Koço Devole? -Ndihem si peshk...
Trump kishte 20 mijë vetë në Madison Squere Garden dhe...
Gjuha është një mjet komunikimi për fiset dhe popujt, e ci...
Dikujt i është dhënë një autorizim për shtëpi, dikujt i ës...
I pandehuri Ilir Meta duhet gjykuar si i barabar...
Po të dëgjojnë se çfarë thonë pensionistët sot, duhet ...
Thuajse 90% e opinionit publik merren sot me Ilir Metën dh...
Sinqerisht që sot nuk doja të merresha fare me arresti...
Ende pa i ditur të gjitha faktet dhe imtësitë me anë t...
Le ta themi që në krye, merita për shumë zbulime të lidhje...
Ndërsa jetojmë në kohë kur shkenca e zbulimet po shkoj...
Në 4 grupe nga 4 ecin njëri pas tjetrit me sytë ulur. Do k...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...