ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

Ndërsa jetojmë në kohë kur shkenca e zbulimet po shkojnë përtej të imagjinueshmes, vërejmë të shfaqen çdo ditë "profetë" të mosekzistencës së Zotit, të cilët e shpallin provën dhe faktin shkencor si të vetmen rrugë prej ngaku duhet të kalojë pranimi, pohimi dhe arsyeja njerëzore.
Guximi është i madh dhe antihistorik në të gjitha këto shpallje të përditshme mendjesh të mëdha e të ndritura shkencore, po të mendosh se deri para pak dekadash, mungesa e provave shkencore na bëri të kërkojmë Zotin, ndërsa sot këta na ftojnë që mungesën e provave të ekzistencës së Zotit, ta kthejmë në shkak për të pranuar si të vetmen përgjigje shkencën.
Në të dyja rastet, logjika funksionon e motivuar nga mungesa e provave si dorëzim ndaj njërës apo tjetrës mënyrë të kuptuarit të ekzistencës.
Mungesa e provave shkencore dikur na dha besimin në Zot, e sot po thuhet se mungesa e provave të ekzistencës së Zotit, duhet të na kthejnë në qenie të ftohta racionale me shkencën si Zot.
E megjithatë, me apo pa prova, ne dime se edhe besimi edhe shkenca, notojnë në një pafundësi të frikshme panjohshmërie, të cilat pas 1 shekulli a në kohë e në të ardhmen, mund të na fusin në një spirale të re mospërgjigjesh dhe pamundësie për të përkufizuar apo sigurie aq të madhe mbi faktet sa kemi të sigurtë vdekjen.
Në disa mijëravjeçarë ne njerëzit e kësaj bote kemi patur dhuratën e inteligjences dhe vetëdijes, prej të cilave kemi nisur të pyesim.
Pyetjet e thjeshta në zanafillën e njerëzimit, nuk mund të merrnin përgjigje të sofistikuara, ndaj Zotat, Perënditë e më pas Zoti ishin e vetmja absolutisht e vetmja përgjigje.
Shkenca, mendimi, filozofia, zbulimet, në shekullin e 20 e për më tepër në këto gati 3 dekada e gjysëm të shekullit 21, po na hapin një rrugë krejt të re po kaq komplekse dhe të sofistikuar saqë përsëri vetëdija dhe inteligjenca jonë janë përsëri nën sfidë e besimit të pakicave.
Pakicat më sipërore e më inteligjente ishin ato që në zanfillat e njerëzimit na dhanë përgjigjen e thjeshtë duke na çuar drejt Zotit, e pakica janë gjithashtu edhe këta shkencëtarët të cilët na kërkojnë tu besojmë atyre për gjëra e koncepte që mendjet tona as që arrijnë t’i perceptojnë as minimalisht.
Autoriteti i shkencës bazohet në teknologji, mjete, logjistikë, prova, etj, e ndaj ne nuk kemi asnjë shkak pse ti rrëzojmë apo dyshojmë gjithçka që ata na shtrojnë në tryezë.
Unë nuk bëj pjesë tek mohuesit e shkencës, përkundërazi, përpiqem ta pohoj atë me gjithë fuqinë time, e megjithatë nuk mundem ta shoh pohimin e shkencës si mohim të Zotit edhe kur për këtë gjë këmbëngulin shkencëtarë e mendjendritur që unë i dua dhe vlerësoj e çmoj sinqerisht me gjithë shpirt.
Përsa kohë provat e shkencë më çojnë ose tek zona e pamundësisë dhe pafundësisë në përkufizim, apo aq më tepër sikurse shpallin ateistët në dorëheqjen ndaj arsyes, qëllimit apo motivit të ekzistencës, atëherë preferoj një rrugë të njohur e përmbledhëse që është mistika e besimit në Zot.
Përballë mistikës së paqëllimësisë e rastësisë kozmike dhe mistikës së krijimit, unë zgjedh këtë të fundit.
Sepse ne shohim çdo ditë që nga njeriu i thjeshtë që vetëm para 300 - 400 mijë vitesh më pare, njerëzimi mësoi të ndezë zjarrin, e sot po provon të ndezë Inteligjencën Artificiale.
A nuk është kjo mistike, që vetëm duke përsosur vetveten në kohë ne mund të prodhojmë një tjetër qenie Inteligjente e cila nuk është as organike e as me ngutin e kohës?
Shkenca mund të na provojë linearisht sesi kemi mbërritur deri këtu, por efektivisht përsosja e qenies në këto nivele, e tejkalon planin darvinian të evoluimit.
Ngjarjet që ndodhin kanë një ndërlidhje të tillë saqë edhe shkencëtarët e kuantikës, psikologjisë dhe antropologjisë, po flasin çdo ditë e më zëshëm për një plan që nuk buron nga "vullneti i lirë", por ka paracaktim.
Ndaj, le të biem dakort së paku në termat se paracaktimi kuantik dhe plani i Zotit mund të pikëtakojnë edhe mendjet shkencore edhe besimtarët.
Sipas meje plani i Zotit është i vetmi dhe më i miri, ngase edhe paracaktimi kuantik, na çon në ngjarje e zhvillime jetësore të cilat kanë shprehi e ndikime të pashpjegueshme tek secili prej nesh e tek të gjithë ne së bashku si qenie njerëzore në këtë Glob.
Pashpjegueshmëria e ngjarjeve na bën shpesh konfuzë, fatalistë, fatkeqë, depressive sepse faktet kokëforta na takojnë më së shumti me brutalitetin kozmik dhe jetësor.
Por besimi, na bën ti shohim të gjitha ngjarjet e rrethanat, faktet e emocionet, mendimet e ndikimet, si sfida për përsosje.
A nuk ishte sfida për përsosje që na çoi nga Zoti tek shkenca?
Po pse të mos e lëmë të hapur portën se ku i dihet, ndoshta sfida për përsosje mund të na ritakojë me Zotin nga shkenca, ose të na kalojë në një nivel tjetër.
Shpresoj që niveli tjetër të mos jetë Inteligjenca Artificiale.
Zoti ka Plan për Njeriun, nderkohë që ka njerëz që kanë plan për Inteligjencën Artificiale.
Unë zgjedh planin e Zotit./ CNA
Në 4 grupe nga 4 ecin njëri pas tjetrit me sytë ulur. Do k...
Sot Gjykatësit italianë të pavarur dhe me integritet t...
Pyetja është përse Parlamenti i viteve 1997-2005, kur ...
Strategjia e Kamalës te "Fox News": Mos iu përgjigj të gji...
Kam thënë vazhdimisht se kjo opozitë, ashtu siç është sot ...
Dëgjojmë shpesh që edhe njerëzit që fatkeqësisht i shërbej...
Një parfum i deputetes Elda Hoti shkaktoi irritim të Elisë...
Ndërsa po ndiqja intervistën e Ditmir Bushatit në "Top Sto...
Këto ditë mësuam nga DW, se një ish–agjent i Stasi-t,...
Ka disa njerëz që janë të lumtur me gjendjen që po kalon S...
Pa ndonjë surprizë të madhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar kër...
Fox News kërkoi debat në 24 tetor. Harris heshti, Trum...
Për mendimin tim, Trump po fiton. Mund të jem gabim, s...
Në vijim gjeni përmbledhje strategjike mbi oportunitetet d...
Një ditë më parë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë vizitoi...
1) Giorgia Meloni apo kryeministrja e Italisë, nënshkruan ...
Një zonjë e shkuar në vite, tregon se një ditë, një i ri i...
Java që po mbyllet nisi me protestën më të ashpër të vitev...
E paskan kuptuar që të gjithë njëlloj, nga më e ndyra tek ...
Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli yn...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...