E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Java që po mbyllet nisi me protestën më të ashpër të viteve të fundit kundër regjimit të rilindjes dhe Boratit. Protesta kulmoi me djegien e fotos së këtij të fundit dhe litrat e pafundme të gazit lotsjellës të hedhura mbi protestuesit.
Ndërkohë java u mbyll me vizitën në Shqipëri të "vëllait" të Boratit, Presidentit Erdogan, dhe vizitën e Boratit tek "miku" hungarez, Kryeministri Viktor Orban. Thonjëzat në fjalët mik dhe vëlla janë thjesht për efekt të kuotimit në ligjëratë të drejtë të zotit Erdogan dhe zotit Orban dhe aspak shenjë mosbesimi për ndjenjat e tyre miqësore dhe vëllazërore ndaj Boratit tonë.
Përkundrazi!
Z. Erdogan dhe Z. Orban janë pjesë e një klubi ekskluziv liderësh ku bëjnë pjesë edhe Putin, Aliyev dhe i përjetshmi Lukashenko. Këta të pestë janë të vetmit liderë europianë që ishin në pushtet në vitin 2013, vitin e ardhjes në pushtet të Boratit. Është më se normale që ata ta shohin Boratin si mik, vëlla, madje edhe si një nxënës që ecën në rrugën e shtruar prej tyre.
Për paralelizëm ndërkohë që Borati qeveris Shqipërinë, Greqia ka ndërruar tre kryeministra, Maqedonia katër dhe Italia gjashtë.
Ndërkohë që për pesë kryeministrat e tjerë janë popujt turq, hungarezë, rusë, bjellorusë dhe azerbajxhanas që vendosin e gjykojnë, shqiptarët prej vitesh i bëjnë vetes pyetjet:
Kur do të marrë fund ëndrra e keqe që solli në pushtet personin që theu rekordin shqiptar të kohës së pluralizmit dhe po u afrohet rekordeve famëkeqe të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut?! A do të kenë qytetarët e këtij vendi fatin të jetojnë sërish në demokraci dhe pluralizëm?!
***
Protesta e së hënës dërgoi disa mesazhe që duhen lexuar me shumë vëmendje nga dy faktorët më të rëndësishëm të skakierës politike, nga drejtuesit e opozitës reale, por mbi të gjitha nga populli opozitar.
Partia Demokratike ka përpara sfidën më të madhe të ekzistencës së saj. Misioni i PD-së ka qenë përmbysja e totalitarizmit dhe sjellja e pluralizmit politik në Shqipëri. Kurrë më shumë se sot këto dy misione nuk kanë qenë më të kërcënuar. Një mandat i katërt i rilindjes dhe Boratit do të ishte vrasës për demokracinë shqiptare.
PD i hyn kësaj sfide me një faktor opozitar të përçarë nga kuaj troje të panumërt. Përveç partizave tradicionale të kryetarëve, efekti elektoral i të cilave për fat të mirë pothuajse është zeruar, janë dy fraksionet e sapodala nga demokratët të cilat janë ende të paprovuar dhe lëvizjet e sponsorizuara soroiste, kolona të pesta të rilindjes.
Kryetari në arrest prej një viti, deputetë të burgosur politikë, figura qendrore të partisë që kërcënohen me burg, madje edhe me jetë, plotësojnë terrenin mbytës të dominuar prej vitesh nga akaparimi i çdo pushteti, kontrolli i medieve, censura e rrjeteve sociale, aleanca okulte me krimin dhe narkotrafikun dhe pushteti i pakufishëm ekonomik.
Për t'ju rikthyer fabulës së fillimit, zgjedhjet shqiptare të 2025-ës po bëhen gjithmonë e më të ngjashme me farsat elektorale të Rusisë së Putinit dhe Bjellorusisë së Lulashenkos.
Këtu duhet të hyjë në lojë, i vetmi faktor që mund të bëjë akoma diferencën, protesta dhe qëndresa qytetare.
***
Deri më sot, populli i është përgjigjur PD-së dhe opozitës së vërtetë në çdo thirrje për protestë. Me dhjetëra mijëra kanë mbushur sheshet duke dërguar mesazhe që u kanë futur drithmat Boratit dhe boratëve.
Me nisjen e garës elektorale 2025, protestat me shpeshtësinë e deritanishme nuk janë më të mjaftueshme. Ose protesta e përnatshme në Rrugën e Shpresës duhet të dalë në Bulevard, ose një protestë e ngjashme me atë të së hënës duhet të bëhet ritual i përjavshëm.
Zgjidhje tjetër nuk ka!
Nëse Borati nuk vendoset nën presion për të pranuar qeverinë teknike, farsa zgjedhore nuk mund të prodhojë dot një rezultat të ndryshëm nga 2017-a apo 2021-i. Një garë zgjedhore e barabartë, në kushtet aktuale do të ishte utopi dhe opozitës së sotme nuk i falet një përqasje utopike.
***
Qindra mijë votuesit të cilët e mbështetën opozitën edhe në ditën më të zezë, atë të hyrjes në zgjedhje pa vulë, qindra mijë emigrantët që sot kanë të drejtën e votës dhe çdo shqiptar që në 2025-ën mëton ndryshimin, kanë të drejtën e shpresës dhe pritshmërisë.
Por ata kanë edhe detyrimin e përballjes me neodiktaturën e rilindjes dhe Boratit. Partia Demokratike sot ka nevojë për mbështetje më tepër se kurrë.
Shqiptarët e 2024-ës janë thirrur sërish për t'u bërë pjesë e historisë sikundër shqiptarët e 1990-ës. Uroj që kjo të ndodhë dhe zgjedhjet e vitit tjetër të shënojnë riardhjen e demokracisë dhe rivendosjen e pluralizmit.
Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë...
E paskan kuptuar që të gjithë njëlloj, nga më e ndyra tek ...
Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli yn...
Para disa ditësh isha i ftuar për të folur në promovim...
Ne e kemi çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë!...
Në vitin 2014, kryetari i atëhershëm i Komunitetit Myslima...
Pas Ismail Qemalit, i cili ka meritën unike historike ...
Opozita nuk ia ka dalë dot në ciklin e katërt të protestav...
"Takimi i Madh i Anamoravës, 2024", Takim PanShqiptar- Ndë...
Në njëmbëdhjetë vjet (keq)qeverisje të vendit 2013-202...
Është tragjikë të shohësh drejtuesit e lartë të opozit...
Kur qyteti nis i ngjan Venecias, kur rrugët kthehen në...
Në 30 korrik bashkuan 106 vota me Edi Ramën dhe e vulo...
Ndoshta po bëhemi të mërzitshëm duke përsëritur e përsërit...
Në kushtet që po kalojmë, ku asgjë nuk është në vendin e d...
Po sikur të jetë skenar arrestimi, martirizimi, heroiz...
Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë? Zor ta shpjegosh, n...
Pas shkrimit tim të fundit pata kohën dhe mundësinë që t'i...
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-n...
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...