Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Po sikur të jetë skenar arrestimi, martirizimi, heroizimi dhe qurravitja për Ervin Salianjin?
Këtë variant e diskutuam të premten kur pritej arrestimi i tij dhe nga selia blu po dilnin skenare të llahtarshme të mosbindjes civile; ndërprerjes së marrëdhënieve institucionale me mazhorancën; ngujimit si Oso Kuka, protestat masive dhe bllokimet e paralizimin e jetës në Shqipëri.
Të gjitha këto pasuan qurravitjet e Gridës dhe gridave të tjera politike nëpër studio televizive, madje si në asnjë rast tjetër, edhe vetë kryeministri reagoi nga përtej Atlantikut dy herë në lidhje me dënimin e Salianjit.
Si asnjëherë tjetër opinioni publik e politik u nda në dy pjesë.
Madje ky rast u quajt si vija e kuqe dhe etaloni i demokracisë dhe drejtësisë në Shqipëri ose i mungesës apo shkeljes së demokracisë dhe drejtësisë.
Mijëra rreshta e qindra orë televizive u konsumuan për këtë rast. Natyrisht që diçka këtu vjen erë. Fronti opozitar është i përçarë në shtatë apo tetë parti e lëvizje.
Partia Demokratike kuotat i ka pothuajse në pikën zero. Elektorati dhe mbështatësit e saj po tkurren gjithnjë e më shumë. Fitorja e saj në 2025-ën është vite dritë larg dhe as që i shkon në mendje edhe militarit më optimist e të verbër. “Legjenda demokratike” është në arrest shtëpiak dhe të gjitha lëvizjet dhe diskursi i tij tregojnë se është i shkëputur nga realiteti politik dhe, ndoshta, nuk e kontrollon dot më as partinë. Dhe, me sa duket, këtë gjë kanë filluar ta kuptojnë shumë veta.
Atëherë çfarë duhet bërë?
Megjithëse “legjenda demokratike” dëshiron të jetë i vetmi hero, Partisë Demokratike i duhet një “hero” tjetër. Dhe e gjetën te një figurë politike, e cila nuk gëzon ndonjë simpati të madhe te demokratët apo në opinionin publik. Te shumëpërdorimshmi, Ervin Salianji...
Dhe, megjithëse është dënuar për falsifikim provash, u duhet si “hero” atyre që investojnë tek ai! U duhet që të jetë kondrapedali i “heroit” tjetër të ngujuar.
Dhe skenari mund të jetë: “Salianji hyn në burg. Aksionet e tij te militarët e PD rriten, sepse hyri heroikisht e bëri burg për partinë. Bën tre ose katër muaj dhe del. Por ligji i dekriminalizimit e pengon që të kandidojë për 5 vite për deputet. Natyrisht që duhet shpërblyer. Këtu i vjen në ndihmë humbja e Berishës në 2025.
Salianji dhe salianjët mbështetës e shfrytëzojnë këtë gjë dhe “Heroi që bëri burg për partinë” me bekimin edhe të Metës merr Partinë Demokratike.
Por natyrisht që PD është parti familjare. Salianji do ta mbajë PD për aq kohë sa të kalojë drejtimi “natyrshëm” tek Argita. Kështu digjen kundërshtarët e saj në PD: Belind Këlliçi dhe Gazment Bardhi!”.
Hmmm... i zymtë si skenar, por i mundshëm.
Më mirë do të ishte skenari tjetër i marrjes së PD nga Salianji që të bashkohen të gjithë kundërshtarët, por ky skenar është i pamundur!
Por mjerë ata popuj e ato parti që kanë nevojë e prodhojnë “heronj”!/ CNA
Përse gjithmonë e vonuar opozita jonë? Zor ta shpjegosh, n...
Pas shkrimit tim të fundit pata kohën dhe mundësinë që t'i...
Ervin Salianji u largua nga grupi me të cilin mbrojti PD-n...
Në një libër të shkruar nga gazetari Ronen Bergman “Ri...
Liria e fjalës është e çmuar dhe një e drejtë e fituar me ...
Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë ...
Kallëzimi i rreme behet ne Prokurori apo Polici! Kjo seps...
Idetë që prodhojnë huti publike janë cilësi e njerëzve...
Nga sot ata që ndihen opozitarë, bëjnë mirë të ndërpre...
Si mund të jetë Mark Gjonaj përfaqësues i diasporës, kur a...
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmj...
Një oficer policie kohë-gjatë në sistem Besnik Bakiu, kalo...
PD i ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vi...
Dihet, Jugu i Shqiperise eshte ne pjesen me te madhe i bes...
Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “S...
LSI kërkoi dhe do të marrë 10 deputetë në vendet e sig...
Prej dy ditësh jam munduar të informohem për këtë nismën e...
Bektashizmi është një sekt (tarikat) i mistershëm, më ...
Si sot një vit më parë, forca paramilitare serbe, të p...
Lista e oportuniteteve si dhe rreziqeve të sigurisë, j...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...