web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GAZMENT BARDHI VAZHDON TË MOS ZHGËNJEJË!

27 Shtator 2024, 22:19, Opinione Milaim Nela

GAZMENT BARDHI VAZHDON TË MOS ZHGËNJEJË!

Konferencat e shtypit të eksponentëve të lartë të Partisë Demokratike si partia më e madhe opozitare gjithmonë ngjallin interes për median dhe publikun.

Kur kjo konferencë është e kryetarit të grupit parlamentar sigurisht ndiqet me interes edhe për mesazhet që jep.

Gazmend Bardhi edhe sot nuk zhgënjeu me qëndrimet e tij.

Ai edhe kësaj radhe u kujdes të flasë në emër të grupit parlamentar e jo si n/kryetar apo në emër të Partisë Demokratike!

Gazmend Bardhi u kujdes që të mos e përmendë apo t'i referohet asnjëherë të vetme Kryetarit të Partisë së tij i cili ndohet në burg shtëpiak! Përkundrazi dha mesazhin e n/kuptuar se Partia Demokratike nuk ka kryetar apo për të shkuar më tej ai ashtu siç thotë Rama dhe rilindja spiropaliste është i vdekur!

Le ta bëj të qartë që në fillim se çfarëdo që unë mendoj për Ervin Salianjin si politikan edhe unë mendoj se ai është dënuar në mënyrë të padrejtë e antiligjore. Kjo është krejt e dukshme.

Denimi i Salianjit është akt kundër opozitës në vazhdën e shkatërrimit dhe eleminimit nga skena politike të Partisë Demokratike të cilin Edi Rama do që ta realizojë me çdo kusht para se t? largohet nga skena politike!

Edi Rama nuk ja fal Sali Berishës përzënien nga PD që ky i fundit i bëri në dhjetor të vitit 1990.

Po le të kthehemi tek konferenca e sotme e shtypit e Gazmend Bardhit.

A e quajti dënimin e Salianjit akt të dënimit të Partisë Demokratike por këtë nuk e ka thënë asnjëherë për Sali Berishën kryetarin e Partisë Demokratike!

A ju referua Ervin Salianjit si përfaqësues i  popullit por këtë nuk e ka thënë asnjëherë për Sali Berishën kryetarin e partisë së tij.

Ervin Salianji është deputet i rëndësishëm i Partisë Demokratike, por akti i dënimit të tij nuk ka të krahasuar me burgosjen antiligjore e antikushtetuese të Dr Sali Berishës, kryetar aktual i opozitës, ish Kryeministër e ish President i vendit.

Partia Demokratike po bën akte publike në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji duke mbledhur kryesinë dhe vendosur për protesta kombëtare duke filluar nga 6 tetori dhe mirë bën. Por, as forumet e PD-se as Gaz Bardhi nuk morën asnjë masë të tillë kur u burgos në shtëpi në mënyrë të paligjshme kryetari i Partise Demokratike në fund të vitit të kaluar.

Me 29 Dhjetor bënë akt publik vetëm një grup t? rinjsh të grupimit Brain-Gain të cilët njëhere e quajnë veten pjesë e PD-se e herë organizatë partnere.

Asnjë akt nga forumet e larta të PD-së! Zero.

Gaz Bardhi sot ju përgjigj me një PO të fortë pyetjes së një gazetari se nëse grupi parlamentar do protestojë para Parlamentit Europian për dënimin e Salianjit por në informacionet që kam unë ai dhe shumë të tjerë kanë refuzuar kur kjo është propozuar për të protestuar për arrestimin e paligjshëm të Sali Berishës!

Sot Gaz Bardhi ju la të kuptojë tutorëve eurotlantikë dhe atyre të ambasadave se ai është në kontroll të plotë të misionit të tij që është uzurpimi i partisë demokratike dhe nxerrja nga skena politike e Sali Berishës!

Miq!

E di që shumë prej jush do mërziteni nga ky status por ndoshta ju nuk jeni gati ta pranoni të vërtetën e hidhur që po ndodh para syve tanë!

Unë besoj se përderisa Sali Berisha vazhdon të mbahet në burgim të paligjshëm me akuza pa asnjë bazë ligjore vula dhe sigla në bindjen time i janë dhënë me marrëveshje jo Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën por Partisë Demokratike të Gaz Bardhit i cili asnjëherë nuk e ka artikuluar në ligjëratë të drejtë se Sali Berisha është kryetar i Partisë së tij.

Sot në konferencën e gjatë të shtypit ai as edhe pa emër nuk ju referua Sali Berishes si kryetar i PDse jo e jo por as si deputet i Partise Demokratike. Indirekt ju referua si deputet opozitar!

Nga sot unë kam jo vetëm dyshime siç i kam patur dhe artikuluar herë pas here por jam i bindur se ka një komplot jo vetëm të "të bashkuarve" por dyshoj se në këtë skemë t? fëlliqur janë përfshirë edhe eksponentë që demek e kanë mbrojtur Sali Berishën që ditën që e pezulloi Lul Basha nga grupi paralmentar!

Flitet për eksponentë të PD-së dhe një numër deputetësh aktualë të përfshirë në dosje përgjimesh e që qarkullon në rrethe gazetareske. PD duhet të pastrohet nga këta individë një minutë e më parë sepse këta janë kontigjent që shantazhohen!

PD sot ka kryetarin e saj në BURG të paligjshëm shtëpiak e për këtë nuk bëhet asgjë!

Personalisht besoj se ka një marrëveshje për ta zvarritur "lojën opozitare" deri në zgjedhjet e ardhshme ku bash këta që injorojnë sot Sali Berishën garantojnë një vend deputeti në listen e një PD-je humbëse e në opozitë e mëpastaj Sali Berishës do ti tregojnë derën përmes satutit të PD-së!

Miq!

Koha punon kundër nesh, kundër opozitës e ka ardhur koha që ti shohim gjërat dhe situatat ashtu siç na shfaqen para nesh e jo të të sillemi si gomari të cilin po e hante ujku e thoshte 'Zot bëje ëndërr'!

Kemi shumë pak kohë për ta shpëtuar Partinë Demokratike si e vetmja shprese dhe forcë potenciale për të shembur diktaturën ramomondiste!

E kjo fillon me marrjen seriozisht të çeshtjes së lirimit nga izolimi i paligjshëm i kryetarit të Partisë Demokratike Dr Sali Berishës!

Kjo është A-ja e gjithçka tjetër më pas!





09:43 Opinione Ermal Mulosmani

I sëmuri me parafili

Idetë që prodhojnë huti publike janë cilësi e njerëzve...

15:03 Opinione Arian Galdini

Shqipnim!

Një nga fjalët që urrej më së shumti është “pjesëmarrje”. ...

18:43 Opinione Lutfi Dervishi

Vatikani i Tiranës

Vendit ku katoliket, ortodoksët dhe myslimanët ulen ke...

Lajmet e fundit nga