
Nuk kanë limit Bollino-t, apo Carlo-t, me K apo me C, në gazetarinë e tyre, nëse mund të quhet e tillë sjellja dhe disa artikuj që nuk lënë rehat as të vdekurin në varr.
Në mediat anonime të gjobaxhinjve të strehuar në sqetullën e Carlo Bollino-s, tek ata që u bën Carlo edhe editoriale për t’i reklamuar emrin, tek ata që i mban në krah dhe i përdor për interesat e tij (se i ka shitur e blerë si plaçkë pazari), për ata dhe nga ata që sulmojnë biznesmenë dhe më pas në telefon u shfaqet Vilma, faktet janë të shumta.
Tek ata që i përdor për shantazhe, për goditje, për sulme, për shpifje dhe fyerje dhe këtë e bën një njeri mbi 60-vjeçar. Vetë miku i tij, Edi Rama, ka thënë se mbi një moshë të caktuar do të mbash përgjegjësi për fytyrën, por mesa duket për Carlo-n nuk ka më rëndësi fytyra.
Nuk ka më rëndësi fytyra kur arrin deri aty sa jashtëqitjet mediatike të Erion Veliajt i përdor si luftë politike, ashtu sikundër përdor të vdekurit për të nxjerrë mllefet e tij.
Mjafton të shikoni këtë shkrim nga “shqiptarja.com”.

Mund të mos përgjigjemi, sikundër nuk jemi përgjigjur shpesh as ndaj tij, as ndaj minjve të tij të gjirizeve që i keq përdor Carlo, ky gazetar i ndershëm.
Në fakt sulmet e tyre, ne thjesht dhe vetëm na bëjnë reklamë, asgjë më shumë sesa kaq.
Por këtë herë reaguam për një arsye. Në këtë shkrim të kazanit të së Carlo Bollino-s, siç i quan mediat miku i tij që i jep koncesione dhe prona publike Edi Rama, thuhet se është sulmuar Gert Bogdani me urdhër të Belind Këlliçit, e kanë sulmuar mediat e tij dhe PD, siç ka bërë më Azemin apo Sokol Olldashin. Këtu hyjmë dhe ne si media që kemi bërë dhjetëra raportime për aktivitetin politik të Gert Bogdanit.
Nuk po i hyjmë se kë ka sulmuar Carlo, apo çfarë ka lëpirë e më pas sulmuar sepse me “5D”, inceneratorë, koncesione e prona publike po merret SPAK-u, ne si gjithmonë po i dalim përballë me fakte të vërteta dhe argumente.
CNA nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie dashamirëse politike me Gert Bogdanin, pavarësisht marrëdhënieve njerëzore. Po patjetër, CNA ka shkruar për Gert Bogdanin, ka shkruar edhe për çështjen e inceneratorëve, është e vërtetë.
Ka pasur dhjetëra dokumente, e-maile, të cilat ende ekzistojnë, të cilat janë dhe në SPAK, se si Gert Bogdani për shkak të lidhjeve të tij politike me të djathtët në Afrikë kishte shoqëruar një nga njerëzit e bandës së inceneratorëve, “trurin” e skemës, Mirel Mërtiri. Por ky nuk është shkrimi ynë është i medias në Zimbabve i përkthyer e publikuar në dhjetëra media, por dikush tjetër ishte i pari. Carlo nuk i raportonte këto se paguhej nga Mërtiri dhe inceneratorët nuk kishte si të thoshte se çfarë ndodhte. Dhe për atë material CNA ka fituar dhe gjyqet me Mirel Mërtirin në Shqipëri dhe Gjermani.
Sot, inceneratorët janë një grup i strukturuar kriminal.
Po, patjetër, kemi pasur një qëndrim kundër Gert Bogdanit për çështjen e forumit rinor të PD-së, sepse asnjëherë nuk u zgjodh kryetar i FRPD-së, por u emërua nga Berisha dhe ky është një nga ato parimet që do Carlo në politikë.
Po, kemi qenë kundër Gert Bogdanit për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, sepse e kemi konsideruar njeriun e Mirel Mërtirit, e kemi konsideruar një njeri që nuk mund të kishte peshë për të fituar zgjedhjet, pasi nëse Belind Këlliçi humbi me 50-60 mijë vota, të cilat u blenë apo u vodhën dhe këto na i tregoi dosja famoze “5D”, Gert Bogdani ndoshta do të ishte mundur më keq akoma.

PD-ja nuk mund të përfaqësohej nga Gert Bogdani, kështu mendonim në atë kohë dhe nuk është gabim. Gabim është ta përdorësh për politikë dhe interesa personale tani që është ndarë nga jeta.
Është ndarë nga jeta në moshë shumë të re dhe ashtu si të gjithë shqiptarët ndiejmë edhe ne pikëllimin tonë.
Por, betejat politike ne kurrë nuk i bëjmë me të vdekurit, siç po kërkon ta bëjë Carlo Bollino dhe të tijtë. Kaq shumë e kanë urryer atë kundërshtar politik sa dhe kur dhimbja e familjarëve vazhdon të ndihet më shumë me mungesën e tij, Bollino-t dhe anonimët e tij e përdorin dhe keqpërdorin.
Hodhi një shkrim ditën kur po zhvillohej ceremonia mortore e Bogdanit, ai shkrim u noterizua, po shkon në gjykatë si dhjetëra padi e kallëzime të tjera ku frikacakët e Karlot fshihen dhe mohojnë pronësinë apo bashkëpunimin. Por kjo është çështje kohe nuk ka rëndësi. Ne do vazhdojmë me ligj dhe me etikë, minjtë dhe jashtëqitjet atë punë kanë, në kanale përfundojnë.
Më pas e fshinë atë shkrim dhe e rikthyen dje pasi ne raportuam disa lajme për Bollino-n. E qartë tashmë shkruan për Bollino-n, shfaqen gjobaxhinjtë e tij.
Një shkrim tjetër hodhi te “Shqiptarja” duke përmendur të vdekurit, duke u marrë me mediat që kishin qenë kundërshtare me Gert Bogdanin. Këtë e bëri vetë, por pa emër.
Në mënyrë të turpshme i përdorën Gert Bogdanin dhe varrimin e vdekjen për politikë, për propagandë. Kazanët e Ramës nuk e lënë rehat as të vdekur dhe këtë e bën një njeri që pretendon se është gazetar i ndershëm, një njeri mbi 60-vjeçar që këto psiqika mediatike duke përdorur të vdekurit nuk dihet nga i vijnë. Por e sigurt është se ai nuk mban përgjegjësi për fytyrën e tij.

Po, vazhdojmë ta themi. Kemi qenë kundërshtarë në parim me Bogdanin. Nuk jemi si Carlo Bollino që fshihet dhe përdor të vdekurit. Kemi qenë kundërshtarë politikë dhe nuk e fshehim, për qëndrimet e tij që mbajti, për marrëdhëniet me inceneratorët e të tjerë, por sot ne i lutemi Zotit që shpirti i Gertit të prehet në parajsë. Ne jemi ndier po aq të pikëlluar sa gjithë shqiptarët e tjerë sepse humbi jetën në moshë të re, një baba, një prind, la dy fëmijë jetim, bashkëshorten e tij dhe çdo gjë tjetër, dhe vjen Carlo Bollino dhe të sëmurët e tjerë mendorë vërdallë, anonimatët dhe nuk e lënë të qetë as në varr.
Po, i ka sulmuar Carlo shumë njerëz që kanë humbur jetën, i ka “masakruar” politikisht, ky është qëndrimi i tij. Por kjo nuk do të thotë që ka bërë gabim. Nuk është gabim të kesh qëndrim politik të kundërt e të shkruash kundër.
Ne nuk vumë kujën. Nuk u treguam hipokritë. Respektuam mortin, pavarësisht se ai ishte kundërshtari ynë në parim. Nuk festojmë apo gëzojmë duke e përdorur kundër të tjerëve një fatkeqësi.
Çfarë duhet të themi në këtë rast për mazhorancën, për të gjithë deputetët e PS-së, ministrat e kështu me radhë, që shkuan te varrimi i tij, ndërkohë që çfarë nuk kanë bërë?
Po ato mediat, përfshirë dhe Carlo Bollino-n, që çfarë nuk kanë shkruar?
Çfarë duhet të thoshim ne?
Prandaj është e turpshme që mbi 60 vjeç të mos mbash përgjegjësi për fytyrën që ke dhe të trazosh të vdekurin në varr, thjesht dhe vetëm për inate personale.
CNA si media të ka çjerrë surratin, të ka nxjerrë koncesionet, të ka nxjerrë marrjen e një prone dhe ata që llahtarisin Carlo Bollino-n, dokumentet e tatimeve, që iu fut një ushtri e tërë për të gjetur se si ne kishim mundur t’i merrnim. Apo qan te Rama do më çojnë në SPAK ata të CNA se kanë marrë dokumentet, po ne s’jemi si ti e palaçot e tu që i keqpërdor, i shan dhe mohon lart e poshtë, por s’kanë faj, kanë pranuar rolin e tyre në kanal.
Të tjera shkrime dhe fakte nuk do të ndalen për Bollino-n dhe çdo personazh tjetër të nxirë që nuk di ç’të bëjë tjetër, por të merret me të vdekurin për mllefet e tij personale dhe për betejat politike të zdromsit të Tiranës, që e ka vjedhur kryeqytetin, që e ka mbuluar me plehra, i kapur me një tufë hajdutë te “5D”, me milionat e inceneratorëve që paguhej dhe Carlo & co.
Këtu në fund shkon gjithmonë shprehja: “Fali Zot se nuk dinë ç’bëjnë”.
Zoti faltë Carlo Bollino-n, por SPAK-u duhet t’u shkojë deri në fund edhe për një arsye më shumë hetimeve ndaj të tilla fytyrave të vrerosura, të mbushura me mllef dhe me urrejtje që nuk lënë as të vdekurit në varr.
Ky është Carlo Bollino. Thjesht një kufomë mediatike që trazon dhe të vdekurit në varr./ CNA
Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranë...
Vendit ku katoliket, ortodoksët dhe myslimanët ulen ke...
Çfarë mund të presësh, që ky stan të nxjerrë ndonjë bulmet...
Në tejkalim flagrant të kompetencave të saj, Gjykata K...
Asaj gati ju morr fryma e për pak i ra zalia, kur e pa vet...
Në paragrafët episodikë me parashtresa politike, SPAK-...
Përdorimi që enturazhi i majtë rilindas i ka bërë vdekjes ...
Sali Berisha nuk e ka humbur sërish rastin për t’u konfirm...
Edi Rama i është përgjigjur flakë për flakë stuhisë tallës...
Më erdhi ndër mend ky vargëzim emrash nga leximi i plo...
Sigurisht e ndjek me interes strategjik, disi edhe m...
Leka Bungon, i cili ka gjetur kohën të më përgjigjet mua, ...
Sot, në opozitën shqiptare mbizotëron një situatë absurde....
SPAK-u i Altin Dumanit ka fituar përfundimisht betejën e p...
Drejtësia e re tek e cila pati shumë pritshmêri, deri më t...
Me entuziazëm dhe frymëzim të pashembullt patriotik, Kuven...
Kontrata për shitjen e avionëve luftarakë, si dhe mesazhet...
Në çdo “1 Shtator”, pavarësisht se në cilën datë “bie”...
Truku i Edi Rames me listen e kandidateve eshte me fantast...
A do jetë viti 2025 konsolidimi i pushtetit të monarku...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...