
I nderuar zoti Bollino,
E shikojmë që ëndrrat dhe makthet, problematikat e tua pas denoncimeve të bëra nga opozita apo kallëzimeve të shkuara që janë çuar në SPAK, të bëjnë të kesh reagime të ashpra.
Reagime direkt, indirekt, anonime ose jo me gjobaxhinjtë që i strehon aty dhe i mohon tek ato mediat e tua, me budallallëqe që nuk i bëjnë më përshtypje askujt dhe këtë ti e di mirë.
Me sulme dhe akuza që nuk e stepin askënd, thjesht dhe vetëm na japin kurajë e duke qenë se ti ke një Carlo tjetër apo disa Carlo të tjerë në mendjen tënde, ndryshe nga ai i kallëzimit të bërë në SPAK me 10 akuza, ne kishim një kërkesë miqësore për ty.

Si ato që ti u thua mediave lart e poshtë, ne jemi media, nuk duhet të sulmojmë njëri-tjetrin, nuk duhet t’u japim hapësirë politike që t’u bëjmë qejfin.
Aman, të lutem, një kërkesë kemi, po na e plotësove këtë, ne nuk shkruajmë më për ty. Ne jemi të gatshëm të raportojmë atë që thua ti, qoftë kjo dhe e pavërtetë.

Megjithëse deri tani nuk ke nxjerrë asnjë fakt dhe asnjë provë që të tregosh të kundërtën e atyre provave, të cilat janë çuar në SPAK, që tashmë në fakt duhet t’ua sqarosh prokurorëve.
Të lutemi miqësisht. Ka mundësi të mos na shash më nga Muli?! Se po shave Flamur Nokën ne nuk mbahemi dot. Deri te ky e kemi.

Na ke share, çfarë s’na ke thënë, mirë ke bërë. Ti e gjobaxhinjtë që strehon ti e kushdo me radhë, s’e kemi hiç problem. Fort e më fort, pushka top t’u bëftë. Por, të lutem, nga Flamur Noka mos na shaj. Mulin mos e shaj se ti e di që ne Mulin e duam shumë. Ndoshta pak më shumë se ty, se jemi sensitivë në këtë rast.

Prandaj, i dashur Carlo, të lutem ndale sulmin ndaj Mulit. Për hatrin tonë. Ky mund të jetë një shteg i ri negociatash midis nesh, si ato që kërkove pak javë më parë me një biznesmen. Por këto do t’i themi në ditët në vijim me fakte dhe me prova. Por, të lutem, Mulin aman, Mulin mos, se aty s’mbajmë Carlo./ CNA
Pak muaj më parë, në javët e para të vjeshtës, botuesi...
Personazhet janë: Hajdari, kryekamarier në resortin e ...
Lul Basha si kameleon, ndryshon rolet si të dojë. Pasi u ...
CNA "shpall" Lul Bashën si njeriun më “serioz” të vitit 20...
Grida Duma, një vit më parë vendosi të shkëputej nga p...
Bajram Begaj, është Kreu i Shtetit që ka sheqeso...
Megjithëse presidenti ynë ka emrin e një dite të veçan...
Sot, festimet e 111 vjetorit të Pavarësisë, të para në një...
Gazetari Agim Xhafka e ka nisur javën duke rrëfyer një his...
Dy “figura emblemë” të politikës janë bërë bashkë. Ben Blu...
Martin Shkreli, i cili njihet si shqiptari më i urryer...
Kur dje SPAK vepronte për arrestimin e Jamarbër Mallte...
Mund të duket e pabesueshme, mund të duket e pavërtetë, mu...
Ministri i koqeve të rrushit, prej ditësh ka nisur një shë...
Pasi i prishi vreshtin e rrushit fermerit, ministri i ...
Lul Basha, i cili u çorr ditën e djeshme në Parlament për ...
Nuk është për të qeshur ky titull, ndoshta për të qesh...
Ish-deputeti Selami Jenishehri, në letrën e tij perlë,...
Lulzim Basha po korr suksese të njëpasnjëshme. Fillimisht...
Skema është e qartë, kush nuk e kupton le ta zbulojë. ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...